-
Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, masat e njëjta dhe për 2 javë! Zëvendësohen Çomo e Kalo, Komiteti Teknik i Ekspertëve me 3 anëtarë të rinj
Dyshimet e deri më tanishme janë konfirmuara! Në Shqipëri ka hyrë varianti i ri i COVID, ai i britanikëve që lidhet edhe me shtimin e rasteve të reja, më së shumti te moshat e reja. Kjo është përgjigja e mostrave që u ekzaminuan në laboratorët e Londrës. Ndërkohë, edhe pse ka një ulje të lehtë të rasteve, masat që janë aktualisht do të mbeten në fuqi, për një periudhë 2 javore.
11 Mars 2021, 11:12 -
Kandidimi i Çomos dhe Bozos, debat në 'Repolitix'! Meçaj: Politika është imazh! Murrizi: Rama po i flliq, po s'morën vota? Bytyçi: Imazh i COVID-it është Pipero
Kandidimi i emrave pa kontribut politik në listat e 25 prillit kanë sjellë përplasje mendimesh në studion e emisionit 'Repolitix', në Report Tv.
9 Mars 2021, 22:13 -
1 vit pandemi, Manastirliu: Të hënën vijnë vaksina të tjera Pfizer! Mjekët e COVID 1 rrëfejnë përjetimet në vijën e parë të luftës (VIDEO)
Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020.
9 Mars 2021, 16:02 -
'Lista e zezë' e LSI/ Xhixho: Kanë të drejtë të kandidojnë, pastaj le të flasë drejtësia! Çomo e Bozo? Propagandë e Ramës
Në një kohë kur Shqiptarja.com ka publikuar një "listë të zezë" të LSI-së me të arrestuar apo me dosje në SPAK, ish-deputetja Erisa Xhixho, shprehet se ato kanë të drejtën për të kandiduar më pas drejtësia do të flasë. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Xhixho tha se ato janë njerëz me shumë vlera, të cilët e kanë kaluar "Vettingun" e partisë.
8 Mars 2021, 18:23 -
Ikën Çomo, COVID 1 do të drejtohet nga një i komanduar, shefi i ri i Infektivit do të zgjidhet pas 25 prillit! Emrat e përfolur
Pas zgjedhjeve të 25 prillit Najda Çomo do të lërë drejtimin e shefes së infektivit për t’u futur në garën elektorale për një karrige deputeti nën siglën e PS-së. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tregon se në vend të saj do të ketë një drejtues të komanduar i cili ndër të tjera duhet të ketë eksperiencën e duhur për të përballuar pandeminë COVID-19.
8 Mars 2021, 15:45 -
8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira! Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën
Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare.
8 Mars 2021, 14:25 -
LISTA E PLOTË E PS për 25 prillin/ Rama i 8-i në Durrës dhe Vlorë! Ikin Bushati, Lleshaj e Margariti! Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli në vende jo të sigurta
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar objektivat e PS në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka zbuluar se përbërjen e listave e kanë hartuar drejtuesit e qarqeve dhe ai është njohur me to jo më larg se dje, madje ka shtuar se disa propozime të tij nuk janë pranuar. Rama ka zbuluar edhe kriteret e vlerësimit të një kandidature që përfshin që nga analiza e kundërshtarit, opinioni në media.
8 Mars 2021, 13:46 -
PD-ja rinxjerr episodin e dytë 'Babale' për Najada Çomon e Luljeta Bozdon
Tregimi- sarkazëm i Edmond Harizajt përveçse argëtues nuk është aspak fantazi. Harizaj, me publicstikë të hollë ironizoi një fenomen skandaloz që po zbatohet këto momente. Por ngjarja është realisht dramatike.
6 Mars 2021, 18:58 -
‘Najada përfaqëson bluzat e bardha’! Balla me mjekët në Elbasan: Llafet e gjumin ia kemi lënë Lulit
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha se qeveria Rama ishte një ndër të parat në Evropë e cila në konsultim me Komunitetin Teknik mori vendimin për një mbyllje totale, e cila u dha kohë mjaftueshëm për tu përgatitur. Gjithashtu Balla u ndal edhe tek ftesa që kryeministri Rama i bëri doktoreshë Najada Çomos për t’u bashkuar me PS, ku tha se ajo në vetvete përfaqëson jo vetëm Najadën si person por të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballën dhe do vazhdojnë të përballen me këtë betejë.
5 Mars 2021, 21:46 -
Najada Çomo do të vijojë punën në spital, zëvendësimi pas zgjedhjeve! Pipero e Harxhi, kandidatët për vendin e saj
Pavarësisht angazhimit të saj më të ri në politikë, Najada Çomo do të jetë në krye të këtij shërbimi dhe pjesë e strukturave të shëndetësisë deri në zgjedhjen e saj si deputete. Pas 25 prillit, me një procedurë të veçantë, në vend të saj do të komandohet një mjek tjetër, pjesë e strukturës së Infektivit. Ndër pretendentët kryesorë mësohet të jenë Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero.
5 Mars 2021, 21:14 -
Partia që ka ‘shpresë’ Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo
Gjithë balta e opozitës sot është drejtuar ndaj dy grave, Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, të dyja personalitete të spikatura në fushën e tyre, që nuk janë marrë kurrë me politikë. Edi Rama i ka ftuar të jenë pjesë e Parlamentit të ri, pasi në dy fatkeqësitë e fundit kombëtare , tërmeti dhe pandemia, ato ishin dy zonja që u bënë simbol i shpresës për shqiptarët. Edi Rama nuk i ftoi të bëhen socialiste, por i ftoj të bëhen deputete të Kuvendit të Shqipërisë.
5 Mars 2021, 20:07 -
Bashkimi i Çomos dhe Bozos me PS, habit Ndoka: Figura që po keqpërdoren nga Rama! Ato do i kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me tërmetin dhe pandeminë
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka cilësuar kandidimin nën siglën e PS të Nadaja Çomos dhe Luljeta Bozos si përdorim i figurave të tyre nga kryeministri Edi Rama. Ndoka tha një alibi të çuditshme pse Çomo dhe Bozo nuk duhet të ishin në politikë, pasi sipas tij ata do i kujtojnë popullit pandeminë dhe tërmetin tragjik, duke u kujtuar humbjet e shkaktuara prej tyre.
5 Mars 2021, 18:40 -
Çomo-Bozo apo Berisha-Meta?
Dy zonja ndër më të aftat në fushat respektive, pas propozimit të kryeministrit Rama, kanë parë të arsyeshme që të bëhen pjesë e ekipit të PS-së pasi kanë besuar të lidershipi dhe vizioni i kësaj partie. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kampin opozitar ka shëprthyer një mllef që të lë pa fjalë, për dy zonja që s’ke ç’u thua një fjalë të keqe për atë që janë, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë.
5 Mars 2021, 18:16 -
Çfarë tregojnë sulmet e panelistëve ndaj figurave të reja që Rama i ftoi në PS dhe pse opozita u kap gafil?!
Edhe pse Edi Rama i bëri tani lëvizjet e tij për të thirrur intelektualë të njohur nga shoqëria si pjesë e skuadrës së tij, ato realisht ishin përgatitur prej kohësh. Megjithatë, politika rivale e PS-së, pra PD e LSI, duket se është gjetur gafil nga ardhja e Najada Çomos dje dhe e Luljeta Bozos sot.
5 Mars 2021, 13:00 -
Periferi
Luljeta Bozo dhe Najada Çomo dy vlera që bashkojnë, nuk ndajnë
Kostoja për dy gratë nuk do të jetë e vogël. Linçimi është i gatshëm të serviret edhe për to, por pranimi i përbaltjes më të egër që prodhohet në një vend si yni, dëshirues i Demokracisë, është shërbimi më patriotik që njerëz të drejtë, të aftë, të vendosur për të përmisuar Shqipërinë, duket se janë të pakursyer ta përballojnë.
5 Mars 2021, 11:40 -
Pas Çomos, Luljeta Bozo kandidate për deputete të PS! Rama: Një stërgjyshe që të na tërheq veshin! Inxhinierja: Do bëj më të mirën (VIDEO)
Pas drejtoreshës së Infektivit, Najada Çomo, pjesë e listave të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë edhe inxhinierja shumë e dashur për shqiptarët, Luljeta Bozo. Ftesa i është bërë nga kryeministri Edi Rama, teksa mësohet se Bozo ka pranuar që të jetë pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet e 25 prillit.
5 Mars 2021, 09:05