-
Shefja e Infektivit, Najada Çomo pjesë e listës për deputete në PS! Rama: Nuk duam që të bëhesh ti si ne, por ne si ty (VIDEO)
Drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nën siglën e PS-së. Çomo ka zgjedhur që t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë, për t'u bërë pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet e 25 prillit.
4 Mars 2021, 10:09 -
E shantazhonte prej 2 javësh përmes telefonatave, Najada Çomo denoncon 32 vjeçaren nga Berati! Flet vajza: Kam ngatërruar numër
Një 32 vjeçare nga Berati është denoncuar nga shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, pasi e ka shantazhuar këtë të fundit prej 2 javësh përmes telefonatave. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se e reja e merrte prej 2 javësh në telefon dhe i fliste me fjalë banale, duke e shantazhuar.
16 Shkurt 2021, 09:58 -
Masat e reja anti-COVD/ Nga nesër Shqipëria mbyllet në orën 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve (VIDEO)
Nga nesër e deri më 25 shkurt Komiteti i ekspertëve vendosi kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e bareve e restoranteve në orën 20:00, ndërsa shkollat e mesme në qytetet me risk të lartë të infektimit me COVID do zhvillojnë mësim online. Zgjatet sezoni i provimeve për Universitet. Manastirliu theksoi se s’do ketë tolerim për moszbatimin e masave.
10 Shkurt 2021, 08:27 -
Rama, Çomo e Kalo bëjnë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, mungoi Pipero! Brenda shkurtit mbërrijnë mbi 40 mijë doza të tjera! Vijohet me të moshuarit
Kryeministri Rama dhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo dhe të tjerë mjekë që bënë dozën e parë të vaksinës më 11 janar 2021, morën sot dozën e dytë duke përmbyllur kështu ciklin e vaksinimit antiCOVID. Mjeku Pëllumb Pipero, i cili gjithashtu duhej të merret sot dozën e dytë të vaksinës, nuk ka qenë i pranishëm pasi ai rezultoi i prekur me COVID-19 para disa ditësh.
2 Shkurt 2021, 07:58 -
Komiteti i Ekspertëve: Rritje të rasteve e shtim të viktimave nga COVID, kaluam 'tavanin' e infektimeve! Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë
Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 tha gjatë konferencës së sotme se incidenca javore e infektimeve me COVID në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209 dhe se tre ditën e fundit të janarit numri i të infektuarve por edhe viktimave ishte i lartë dhe kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave si gjatë festave të fundviti dhe në vijimësi, ku qytetarët vijojnë të mos mbajnë maskën në rrugë.
1 Shkurt 2021, 13:51 -
Kushi dhe Manastirliu me ekspertë të shëndetësisë: Mësimi në universitete do të vijojë online! Kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi po zhvillojnë një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku bëjmë me dije se mësimi online në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janatr kemi rritje të rasteve me COVID
21 Janar 2021, 16:56 -
Manastirliu: Do të nisë menjëherë vaksinimi anti-COVID i të moshuarve në azile, do alternohen me mjekët! Rama monitoron ditën e dytë (VIDEO)
Të moshuarit nuk do të duhet të presin gjatë, por vaksinimi i tyre anti-COVID do të nisë menjëherë të shtëpitë e të moshuarve, paralelisht me mjekët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në ‘Air Albania’. Lajmi i mirë është se nga vaksinat e kryera ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë reaksion.
12 Janar 2021, 09:42 -
Fillon zyrtarisht vaksinimi anti COVID! Çomo, Rama, Pipero dhe Kalo, 4 të parët që bëjnë vaksinën! Kryeministri: Arritje e rëndësishme, arma e vetme kundër virusit (VIDEO)
Ka nisur sot në Shqipëri procesi i vaksinimit të personave të parë anti-COVID! Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. Sot janë vaksinuar 50 personat e parë dhe procesi do të vijojë edhe nesër. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID.
11 Janar 2021, 15:10 -
Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen! Urojnë Rama e Manastirliu: Forca e shembullit të saj sot është frymëzim për të gjithë
Sot, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo është në krye të detyrës duke iu përkushtuar pacientëve të infektuar me koronavirus.
21 Nëntor 2020, 09:59 -
Akuzat e Bashës për fshehjen e të vdekurve nga COVID/ Mjekët: Nëse e përsërit thërrasim prokurorinë! Rama: Shkoi shumë larg, përtej çdo caku! MSH: Akuzë e shëmtuar dhe e rrezikshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme bëri një deklaratë shumë të fortë, ku pretendoi se po manipulohen shifrat e të vdekurve nga COVID në vend, duke u fshehur pjesa më e madhe e tyre. Kjo deklarata ka shkaktuar një valë reagimesh nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritare në vend.
20 Nëntor 2020, 10:02 -
Shërohet nga Covidi shefi i komisariatit të Përmetit,lavde profesoreshë Najada Çomos: Pa ty pak shanse kisha t’ja dilja
Shefi i komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza është shëruar nga COVID-19. Ai shprehet mirënjohës ndaj shefes së infektivit Najada Çomo për trajtimin mjekësor.
13 Nëntor 2020, 19:10 -
Mjekja Çomo apel qytetarëve: Ruhuni nga covid, janë shtuar pacientët në spitale
Shefja e shërbimit infektiv, Najada Como apelon për respektimin e masave dhe frekuentimin sa më pak të ambienteve publike apo situatave ku grumbullohen njerëzit, pasi janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar.
4 Gusht 2020, 12:34 -
Prej 5 muajsh në vijën e parë të luftës me COVID-in, mjekja Najada Çomo nuk njihet më! Ka një lutje për të gjithë
Që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 të gjithë po kalojmë një periudhë stresuese dhe të lodhshme, por edhe më rraskapitëse është për ata heronj të heshtur që i kalojën ditët të 'ngujuar' në Spitalin Infektiv në luftë për të shpëtuar jetën e pacientëve.
19 Korrik 2020, 22:48 -
Shtimi i rasteve me COVID/ Shefja e Infektivit: Është për t'u shqetësuar! Mbani maskën ose do kemi më shumë persona të prekur (VIDEO)
Rastet e reja brenda 24 orëve nuk është brenda pritshmërive, por një situatë për t'u shqetësuar, thotë Doktoreshë Najada Çomo, e cila përsërit apelin për respektimin e masave. Ministria e Shëndetësisë iu është rikthyer fushatave sensibilizuese të qytetarëve për COVID-in, dhe kësaj herë është pikërisht Shefja e spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e cila bën thirrje që të respektohen masat, në të kundërtën, parashikon që numri i të prekurve do të shtohet shumë.
17 Qershor 2020, 08:28