-
Dështimi për një 'aleancë patriotike' nga Tirana, kundër SHBA
Në bisedën me Edi Ramën, Albin Kurti ka qenë modest, një kryeministër që është në hall, se nuk di si ta paketojë populizmin e tij të deridjeshëm, si të përtypë fjalët për reciprocitetin dhe heqjen e taksës, dhe mbi të gjitha, si do ta zgjidhë dialogun me Serbinë, që është çështja më madhore që ka Kosova.
11 Shkurt 2020, 21:15 -
PD: 'Lincoln'-in e blinduar që u largua Rama dje nga selia e PS-së e ka vëllai i tij, pse s'e verifikon OFL-ja?
Bardhi ngre pyetjen se duke qenë se OFL e "Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?".
11 Shkurt 2020, 21:06 -
DETAJET e vizitës së parë të Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër, nga lulet e 'Kosovës' në takimin me Ramën, te 'shqiponja' nga Basha
Takimit kokë më kokë me kryeministrin Rama dhe më tej edhe me delegacionet, nuk i munguan detajet. Nga pala shqiptare ishte menduar me imtësi, deri tek lulet në mes të tryezës me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ndërkohë gjatë takimit me kryedemokratin Lulzim Basha ky i fundit i ka dhuruar shqiponjën dykrenare në një kornizë.
11 Shkurt 2020, 20:30 -
Rama në Durrës për punimet pas tërmetit, Varfaj: Shumë kantiere, pak fuqi punëtore e kualifikuar (VIDEO)
Kantieret e shumta të ndërtimit të hapura në godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë nxjerrë në pah një tjetër problematikë, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, çka mund të ndikojë negativisht në shtyrjen e afateve të rindërtimit.
11 Shkurt 2020, 14:20 -
Kurti: Prioritet makro-shengeni shqiptar! Rama: Jo pa shengenin ballkanik /Video
Mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare mbeten të hapura divergjencat për “mini Schengen” ballkanik, nismë e ndërmarrë nga Shqipëria përmes kryeministrit Rama, ku Kosova, ashtu si Bosnje-Hercegovina, deri më tani nuk i është bashkuar asnjë takimi ku pjesëmarrës kanë qenë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Nga Tirana në vizitën e parë si kryeministër, Alblin Kurti pati kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë shqiptare.
11 Shkurt 2020, 08:00 -
Mini-shengeni, Rexhep Selimi: Paradoksale për Kosovën. Takimi Rama-Kurti, produktiv për shqiptarët
Kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka cilësuar projektin e 'mini-shengenit' një situatë jo të mirë, pasi në atë tryeze rajonale, Shqipëria dhe Kosova duhej të paraqitej si një e vetme. Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Selimi tha në këtë moment ky projekt është i mirë o për Serbinë o për Kosovë, por jo për të dyja.
10 Shkurt 2020, 21:42 -
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
Efektivët e Gardës, në detyrë për të ruajtur sigurinë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së në selinë rozë, pikasin një person të dyshimtë me kapele e çantë në brez pranë një exchange afër PS-së. Efektivët ndërhyjnë për ta ndaluar dhe rezulton të jetë Vladimir Gjuta të cilit i bie arma në tokë. Sekuestrohet pistoleta me fishekë në gojë dhe çanta Gucci me mbi 100 mijë euro brenda. Gjuta në polici: Pistoletën e kisha për vetëmbrojtje pasi do këmbeja paratë. Garda rrit sigurinë e kryeministrit Rama, pas mbledhjes nuk largohet me Benz por me një "Lincoln".
10 Shkurt 2020, 10:07 -
Rindërtimi dhe Konferenca e Donatorëve/ Rama takon princin e Abu Dabit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është takuar me princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.
9 Shkurt 2020, 10:31 -
PD: Rama të mos harxhojë kohë duke bërë sikur ka në dorë fatin e Europës, por të zgjidhë krizën në vend!
Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po lë në harresë krizën që ka pushtuar vendin, dhe po harxhon kohë sikur ka në dorë fatin e Europës.
8 Shkurt 2020, 13:51 -
'Shumë zhurmë për asgjë...ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë'! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për 'Anti-KÇK'
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një "show",teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.
8 Shkurt 2020, 11:58 -
Rama paralajmëron hapin e radhës të paketës Anti-KÇK: Nëse pasuria e sekuestuar është produkt i punës, paguan taksat e munguara
Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.
7 Shkurt 2020, 21:46 -
Negociatat? Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë, nuk pres asgjë
Brukseli prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. "Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen" pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund "të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona". Kryeministri Rama u ndal edhe te konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel.
7 Shkurt 2020, 08:14