-
Calja e mbyll me dy të argjendta Botërorin e peshëngritjes, Qerimaj jashtë medaljeve për dy kilogramë
Briken Calja ka shkruar historinë në Botëror duke i dhënë Shqipërisë medaljen e parë të artë në stilin e shkëputjes. Fatkeqësisht shqiptari humbi të artën në dygarësh vetëm për një kilogramë, por mori edhe dy të argjendta.
10 Dhjetor 2021, 17:32 -
Botërori i peshëngritjes, Briken Calja bën historinë! Fiton medalje të artë në stilin e shkëputjes
Peshëngritësi Briken Calja ka fituar medalje të artë në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror që po mbahet në Uzbekistan. Elbasanasi ngriti 156 kilogramë në provën e tretë, duke e mbyllur garimin me 1 kilogramë shumë se kundërshtari nga Tajlinda.
10 Dhjetor 2021, 16:14 -
Botërori i peshëngritjes/ Veli e mbyll pa medalje në Uzbekistan, dëmtohet! Nuk garon në stilin e shtytjes
Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli nuk ka mundur të fitojë medalje në kampionatin Botëror. Për shkak dëmtimi ajo nuk mori pjesë në stilin e shtytjes, ndërsa në shkëputje e mbylli në vendin e katërt.
9 Dhjetor 2021, 14:14 -
Drejt Punës
Drejt Botërorit me përkushtim për t'i dhënë tjetër medalje Shqipërisë, por shteti ‘harroi’ paratë e Europianit, peshëngritja Veli për Report Tv: Shpërblimi s’erdhi kurrë
Evangjeli Veli është peshengritësja medaliste e kampionatit Europian që do garojë në Botëror pa marrë ende shpërblimin nga shteti. Pavarësisht këtij fakti të trishtë ajo thotë se do mundohet të sjellë një tjetër medalje që të lumturojë shqiptarët.
8 Dhjetor 2021, 15:28 -
Sport
Medalje në kampionatin europian, 16-vjeçari Samuel Bishanaku: E vështirë të stërvitesh nga babai, synoj Lojrat Olimpike
Për Samuel Bishanikun, fitorja e medaljes së argjendë në kampionatin europian të peshengritjes nuk ishte aspak e lehtë. Por 16 vjecari i cili stërvitet nga babai i tij, peshëngritës i suksesshëm, Sokol Bishaniku, po lufton për endrrën tij të madhe, të kualifikohet në Lojrat Olimpike të 2024.
1 Shtator 2021, 12:51 -
Sport
I kënaqur me paraqitjen në 'Tokio 2020', Qerimaj jep 'recetën' për medalje: Jo punë 'alla shqiptarçe' por strategji e mentalitet ndryshe! Ja pengu im
Erkand Qerimaj është i kënaqur me paraqitjen e tij në Olimpiadë. I renditur i 9-ti në Tokio , Qerimaj zbulon për Report TV edhe recetën se si Shqipëria mund të marrë medalje olimpike dhe kjo vjen duke ndryshuar strategji e mentalitet e jo duke punuar në mënyrën “alla shqiptarçe”.
5 Gusht 2021, 14:54 -
Sport
Humbi medaljen për 1 kg, Calja pas rezultatit historik në Olimpiadën e Tokios: Forca shqiptare nuk vdes kurrë! Sporti ky është, por jam krenar për karrierën time
Briken Calja, peshëngritësi shqiptar që zuri vendin e katër në Lojërat Olimpike në Tokio dhe humbi medaljen vetëm për 1 kg, ka reaguar lidhur me rezultatin historik ditën e djeshme për vendin tonë.
29 Korrik 2021, 08:56 -
Sport
Calja në vendin e katërt në botë në peshëngritje, flet trajneri për Report Tv: Historike për sportin shqiptar! Na penalizoi dështimi i provës së parë
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podiumit për medalje. Në një lidhje për Report Tv, Gerald Toska, trajneri i sportistit u shpreh se Calja ishte në formë fizike shumë të mirë, por u penalizua nga dështimi i provës së parë me 151 kg që nuk e ngriti dot.
28 Korrik 2021, 20:25 -
Bota
VIDEO/Mosha nuk është justifikim, 71-vjeçarja britanike bën 20 orë në javë palestër dhe thyen rekorde në peshëngritje: Ndihem më mirë se 30 vite më parë
Mosha nuk është një justifikim! Mary Duffy, 71-vjeçarja britanike është bërë kampione botë në peshëngritje në moshën 60 vjeçare dhe shpenzon rreth 20 orë në javë në palestër.
3 Maj 2021, 14:37 -
Sport
Kampionati Europian i Peshëngritjes në Rusi, Briken Calja fiton dy medalje
Briken Calja nuk ka mundur të përsërisë veten në kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë. Gjithsesi shqiptari ia doli që të fitonte dy medalje, të argjentë në shtytje dhe të bronztë në dy garësh.
7 Prill 2021, 11:07 - Sport