-
Opinion
Pse ndërhyhet çdo vit për ndërtimet e paligjshme
Duket se kushtet e pandemisë nuk i kishin penguar ndërtimet paq leje. Sidomos ato në vijën bregdetare që është më e lakmueshmja. Madje gjatë periudhës së mbylljes prej pandemisë ndëtimet pa leje kanë patur rritje të mëtejshme duke prekur jo vetëm sekstorin e turizmit por dhe banesa të stilit zë tokë e ndërto në hapësira jo vetëm publike por dhe në ato që kanë pronarë.
5 Korrik 2021, 13:27 -
Kronikë
'Ngjarjet kriminalet në vend'/Furtunë ndryshimesh në 10 drejtoritë vendore të Policisë, përveç Tiranës e Gjirokastrës! Lëvizje edhe në 'kupolën' e Drejtorisë së Përgjithshme (EMRAT)
Furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, e paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ristrukturimit të këtij institucioni pas ngjarjeve kriminale të regjistruara në vend. Ditën e sotme janë bërë me dije edhe lëvizjet e bëra, ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore, përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën.
5 Korrik 2021, 10:00 -
Kronikë
'Operacioni Bregdeti Ynë', Çuçi: U shemben 130 ndërtime pa leje! 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte
Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, teksa Policia e Shtetit prej tre ditësh vijon kontrollin në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara.
3 Korrik 2021, 18:55 -
Kronikë
Non grata e të shkarkuar/ Çfarë ka ndodhur me gjyqtarët e denoncuar nga Tahiri në 2014 për lirimin nga burgu të kriminelëve! 7 vite më pas ministri Çuçi tjetër ‘listë të zezë’
A po e sabotojnë gjyqtarët pa Veting luftën e policisë kundër krimit?! Emrat VIP që u denoncuan nga Ministria e Brendshme 7 vite më parë u shkarkuar dhe u përjashtuan nga drejtësia. Fenomeni Piro Sota i denoncuar nga Tahiri në 2014 dhe Çuçi 2021.
1 Korrik 2021, 16:31 -
Opinion
Përse, drejt e tek kërkesa për dorëheqje titullarësh?!
Ato pasqyrojnë pozicionim të pronarëve të medias në raport me ngjarjen apo strukturat shtetërore. Pronarët, për çështje interesash vetiake apo të orientuar politikisht, përpiqen të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e gazetarëve dhe duhet pranuar se shpesh herë ia arrijnë kësaj. Gazetari, në vend që të jetë sjellje ngjarjen në ekran, në jo pak raste hap rubrikën e aludimeve për përfshirje dhe përgjegjësi të strukturave të policisë apo drejtuesve të sajë në ngjarje.
30 Qershor 2021, 16:17 -
Kronikë
U denoncua nga Çuçi/ Bëmat e gjyqtarit Piro Sota, liroi 3 vrasës në Ballsh, anëtarin e bandës së Durrësit, Ermal Hoxhën dhe Fatmir Kajollin mikun e Mediut
Gjyqtari i Fierit Piro Sota një tjetër shembull se si segmente të drejtësisë po sabotojnë luftën e policisë ndaj krimit, para 5 muajsh nxori nga burgu tre vrasësit e Pelivan Sinanrrapaj si të parrezikshëm, liroi 5 vite para afatit anëtarin e bandës së Durrësit Ferdinand Merkaj se kishte babanë vetëm, liroi Fatmir Kajollin, mikun e Fatmir Mediut i dënuar me 40 vite burg si pjesë e një organizate kriminale. Ministri i Brendshëm e akuzoi për lirimin e një të arrestuari me armë pa leje, duke sjellë reagimin e ILD-së në mbrojtje të gjyqtarëve
29 Qershor 2021, 18:19 -
Kronikë
Si i shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejtorit të policisë pasi i preu këmbën të resë në aksident në Tiranë, në të njëjtën ditë kur Çuçi akuzoi gjyqtarët që lironin kriminelë
Në të njëjtën ditë kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi denoncoi me emër dhe mbiemër gjyqtarë që lirojnë kriminelë që Policia kap, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, dha një tjetër vendim të diskutueshëm.
29 Qershor 2021, 18:16 -
Kronikë
Vrasjet e aksidentet, eksperti i sigurisë Nako: Ministria ka detyrë të godasë rrënjët e krimit, deklaratat e Çuçit si parullat klasike, s'zgjidhin problemin
Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Nako deklaroi se ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.
28 Qershor 2021, 22:48 -
Kronikë
'Nxorën kriminelët nga burgu', Gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit-Çuçit: Deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës për dhënien e drejtësisë
Institucionet si duket po bëjnë ping-pong duke kaluar përgjegjësitë te njëra tjetra. I pari ishte Blendi Çuçi, i cili duke folur për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur së fundmi e drejtoi gishtin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke thënë se kanë liruar nga burgu kriminelë. Në përgjigje të kësaj deklarate pas ILD ka reaguar edhe Gjykata e Fierit dhe e Vlorës
28 Qershor 2021, 19:15 -
Kronikë
Akuzat e Çuçit, ILD: Sa herë duhet marrë përgjegjësi, cenohet pavarësia e magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë
Akuzat që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri përmes me emrave konktret për prokurorë e gjyqtarë që po lirojnë kriminelet, ILD shkruan se me keqardhje konstaton se është bërë traditë cenimi i pavarësisë së magjistarëve dhe institucioneve të pavarura atë drejtësisë sa herë që kërkohet marrja e përgjegjësive duke ia vënë fajin gjyqtarëve.
28 Qershor 2021, 14:21 -
Politikë
PD: Çuçi nuk mbajti përgjegjësi, ua hodhi fajin viktimave! Ndarja e politikës nga krimi, e vetmja rrugë për siguri
Deklaratën e Ministrit Çuci për ngjarjet e fundit kriminale në vend, Partia Demokratike e sheh si përpjekje për të deleguar përgjegjësinë. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, tha në një deklaratë për mediat se qeveria po ia hedh fajin viktimave dhe se qytetarët e pafajshëm po paguajnë faturën e bashkëpunimit midis politikës dhe krimit.
28 Qershor 2021, 14:18 -
Kronikë
Situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit! Këto ngjarje nuk kanë lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë. Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal
28 Qershor 2021, 13:39 -
Kronikë
Durrësi i mbytur nga plehrat, bashkia i shkarkon mbeturinat gjatë natës në vendgrumbullim të paligjshëm
Në kulmin e sezonit turistik Durrësi mbytet nga plehrat një problem i pazgjidhur prej 1 viti. Ndërsa bashkia ka shkarkuar gjatë natës mbetjet urbane në zonën e Nishtullës. Banorët janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë largimin e tyre. Ndërsa ministri i brendshëm Çuçi premtoi zgjidhje brenda 2 ditësh.
28 Qershor 2021, 13:17 -
Kronikë
RENEA i arrestoi me armë, gjykata i liroi! Çuçi flet me emra prokurorësh e gjykatësish në Shkodër, Vlorë e Fier: Çuan në shtëpi kriminelët
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk ka hezituar të flasë me emra konkret gjyqtarësh e prokurorësh që, sipas tij, kanë dhënë vendime 'skandaloze' duke lënë të lirë persona të cilët janë kapur në flagrancë në shkelje të ligjit.
28 Qershor 2021, 12:44 -
Opinion
Barkderrat që po degradojnë imazhin e policisë
Në akset tona rrugore nacionale dhe dytësore, në patrullat e policisë, nga 2 në 3 prej efektivëve janë mbi moshën 50 vjeç, me peshë trupore mbi 85 kg. Asnjë prej këtyre nuk është në gjendje as të parandalojë, as të gjurmojë dhe as të godasë krimin, shkelësin e ligjit, rrugaçin që i merr jetën një familje, apo dikujt që gjendet në trotuar duke pritur autobuzin, dhe mjeti me 180 km-orë i bën hatanë.
28 Qershor 2021, 12:23 -
Kronikë
Armët pa leje në duart e shqiptarëve, qeveria drejt amnistisë për ata që i dorëzojnë! Hetim pasurisë së shoferëve shkelës me makina luksoze
Vrasjet dhe aksidentet e fundit përshpejtojnë reformën në kupolën e policisë së shtetit, ndërsa ministri i Brendshëm lamëron nisjen e hetimit të pasurive për shoferët e makinave luksoze që bëjnë shkelje. Pritet të nisin dëgjesa publike për planin e mbledhjes së armëve pa leje të 97-ës.
28 Qershor 2021, 12:12 -
Kronikë
Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë
Për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë dhe aksidentet tragjike, Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi drejton gishtin tek prokurorët dhe gjyqtarët që lirojnë personat e rrezikshëm që lëvizin me armë pa leje. Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë. Çuçi tha se do të kërkohet hetim pasuror pronarëve të makinave luksoze, ndërsa kërkoi reagim edhe nga ILD.
28 Qershor 2021, 10:08 -
Politikë
Vrasjet dhe ngjarjet e rënda, Rama thërret me urgjencë ministrin Çuçi dhe drejtues të policisë: Ristrukturimi i parashikuar në shtator do të bëhet tani
Nga Vlora Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë. Rama kërkoi nga gazetarët që të largohej më shpejt pasi kishte thirrur ministrin e Brendshme Çuçi dhe disa drejtues të policisë.
27 Qershor 2021, 13:55 -
Politikë
Raportojnë krerët e institucioneve/ KQZ: 5.000 emigrantë s'votuan dot më 25 prill! KLSH: 17.7 mln euro dëm ekonomik gjatë 2020! ILDKPKI: 72 denoncime dhe 33 gjoba për zyrtarët e lartë
Kuvendi u mblodh sot seancë plenare ku theksi u vendos te raportimi për punën e vitit 2020 të katër krerëve të institucioneve kushtetuese si dhe u shqyrtuan disa projektligje.
24 Qershor 2021, 08:08 -
Kronikë
Çuçi: Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit! Dronë super-inteligjentë për kontrollin e çdo cepi të territorit të Shqipërisë
"Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit", kështu u shpreh sot Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci , ndërsa shtoi se do të përsosen aftësitë në luftën kundër krimeve kibernitike. Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.
23 Qershor 2021, 18:55