-
Afro 1 mln shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të ID-së dhe pasaportës, Opozita e Bashkuar letër ministrit Çuçi: Të shtyhet afati i tyre deri më 30 prill
Opozita e Bashkuar i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, ku kërkohet shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri me 30 prill 2021.
17 Shkurt 2021, 19:35 -
Rama në fshatin ku s’ka asnjëherë drita, i kthehet i habitur Tërmet Peçit: Pse s’ka energji këtu? Do ta gjejmë patjetër një mundësi
Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Rexhinë të Tepelenës, në bujtinën e një banori, por ai është habitur pas ankesave të sipërmarrësit se ka mungesë të energjisë elektrike në këtë zonë.
5 Shkurt 2021, 18:46 -
Ulen temperaturat! Deputetët dhe ministrat ‘mbështillen’ deri në grykë me pallto, doreza dhe kapuçë (FOTO)
Në seancën parlamentare të zhvilluar ditën e sotme deputetet dhe ministrat për shkak të temperaturave të ulëta janë shfaqur të veshur deri në grykë me pallto, doreza dhe kapuçë.
28 Janar 2021, 13:51 -
S'ndalet 'hemoragjia', deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur
Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha. Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.
24 Janar 2021, 14:22 -
108 vjetori i themelimit/ Çuçi: Policia e Shtetit, sot institucioni më i besueshëm! Veliu: Ka pësuar transformim rrënjësor! Ceremoni në disa qytete
Sot Policia e Shtetit shënon 108-vjetorin e krijimit të saj. Në disa qyete të vendit, Drejtoritë Vendore të Policisë kanë zhvilluar ceremoni duke përkujtuar këtë ditë që është e rëndësishme për ta. Policia shqiptare ka përshkruar një rrugë të gjatë, duke u përballur me sfida e transformime si në aspektin strukturor e organizativ, ashtu dhe në atë legjislativ.
13 Janar 2021, 13:18 -
Çuçi nga Ura e Mifolit: Në Vjosë situata e stabilizuar! Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në Urën e Mifolit, një nga zonat më problematike në jug të vendit sa i takon përmbytjeve.
10 Janar 2021, 15:42 -
Zgjedhjet e 25 prillit, 1 mln shqiptarë pa karta ID! Apeli i Yuri Kim: Merrni letërnjoftimin e ri që të votoni, mos prisni minutën e fundit
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.
6 Janar 2021, 13:17 -
Rama pritet me nderime në Turqi! Nënshkruhet krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik! Erdogan: Synojmë rritjen e investimeve! (VIDEO)
Mes dy vendeve është krijuar Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe tashmë dy vendet e shohin njëri-tjetrin si partner strategjik. Ndërkohë janë nënshkruar 4 marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, bashkëpunimi mes Universitetit New York që është në pronësi të Fondacionit Marif me Universitetin e Stambollit.
6 Janar 2021, 10:18 -
Vit zgjedhor dhe përllogaritje votash, Rama 'blindon' qarqet me ndryshimet në qeveri
Ende pa u “tretur” mirë nëpër medie konferenca e fund vitit e tij për do çështje që kanë impakt në vend si pandemia, vaksina apo debati për marrëveshjen e Detit me Greqinë, Kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se kishte firmosur dy ndryshime në qeveri
29 Dhjetor 2020, 16:21 -
Ministri i Brendshëm, Çuçi jep shembullin person aplikon për dokumentin e ri të identifikimit, apel qytetarëve: Shpejtoni të rinovoni kartën (VIDEO)
Të gjithë qytetarët që u kanë skaduar dokumentet duhet të aplikojnë për marrjen e shërbimit në kohë, pasi numri vazhdon të jetë i lartë, i atyre që nuk kanë aplikuar. Këtë apel e ka bërë sot edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili nga ana e tij ishte sot në Njësinë 5 ku bëri aplikimin për rinovimin e dokumentit të tij të identifikimit.
28 Dhjetor 2020, 13:47 -
Ishte shtruar tek Infektivi, COVID-i i merr jetën drejtorit të 'Patentave' në Gjirokastër! Çuçi: Lamtumirë mik, çdo fjalë do ishte e pamjaftueshme për të vlerësuar siç duhet
OVID-19 i ka marrë jetën Drejtorit të 'Patentave' në Gjirokastër, Edi Pesha. Prej më shumë se 20 ditës ai ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij ishte rënduar shumë ditët e fundit, ku ishte vënë edhe në intubim.
25 Dhjetor 2020, 20:02 -
Kim takon Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin: E kënaqur që janë urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve nga policia
Ambasadorja e SHBA-Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Vetë ambasadorja ka treguar se për çfarë ka folur me ministrin e ri, teksa është shprehur e kënaqur për faktin që Çuçi ka urdhëruar nisjen e hetimeve për trajtimin e protestuesve nga policia.
23 Dhjetor 2020, 16:22 -
Anketa suedeze/ Çuçi: Policia e Shtetit Shqiptar më pak e politizuar se ajo e Britanisë, Holandës e Francës! Sot shqiptarët ndihen më të sigurt se në 2013
Policia e Shtetit shqiptar është më pak e politizuar se shtete si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Holanda! Është ky rezultati i anketimit të qeverisë suedeze mbi imazhin e Policisë së Shtetit te publiku, prezantuar sot nga ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Një fakt i tillë, për ministrin është një tregues shumë i qartë për të gjithë ata që e quajnë "polici politike", aq më tepër gjatë ditëve të fundit, pas vrasjes së të riut Klodjan Rasha nga efektivi i policisë.
22 Dhjetor 2020, 15:44 -
Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi/ Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë ngushëllimi në familjen e Klodjan Rashës! Shoqërohet nga Dervishaj e Rrumbullaku, mungon Veliu
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkuar për vizitë në shtëpinë e familjes Rasha, për ngushëllim lidhur me vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, më datë 8 dhjetor në një rrugicë afër lagjes së tij. Vizita ka zgjatur vetëm 10 minuta
20 Dhjetor 2020, 11:40 -
Prezantohet ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi! Rama: Protestat? Ka nevojë për reflektim! Mbase jemi i vetmi vend ku ka më shumë policë të plagosur se protestues
Ditën e sotme është prezantuar ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se ky është një vendim që ka ardhur si reflektim pas protestave të ndodhura.
18 Dhjetor 2020, 15:58 -
Betohen në Presidencë/ Ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi morën sot zyrtarisht detyrën (VIDEO)
Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, pas miratimit që morën dje në seancë plenare janë betuar në Presidencë. Me betimin Çuçi dhe Ekonomi kanë marrë zyrtarisht detyrën.
18 Dhjetor 2020, 12:26 -
Votoi kundër ndryshimeve në qeveri, sqaron Mimi Kodheli për Report Tv: Ishte lapsus, ngatërrova dekretin e Presidentit
Në bazë të fletës së votimit rezulton se Kodheli ka votuar kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, por deputetja socialiste ka folur për Report Tv ku thotë se kjo ishte një lapsus dhe se është ngatërruar me dekretet.
17 Dhjetor 2020, 22:28