-
Pastrimi i parave, Shqipëria pret të dalë nga lista gri! Drejtori Mbikëqyrjes në BSH: Plotësuam detyrat e Moneyval
Drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla thotë se Shqipëria i ka përmbushur brenda 2022 të gjitha detyrat e lëna nga Moneyval prej 2018. Sipas drejtorit Deralla ekonomia shqiptare rezulton 83% përputhshmëri me atë evropiane.
14 Korrik 2023, 17:37 -
Pr.ligji për mjekët e rinj, Kuvendi e kalon me ‘urgjencë’! Opozita: Eksodi nuk ndalet me dhunë, duhen politika! Balla: Shqiptarët u paguajnë studimet, jo që të ikin
Paralel me protestën e studentëve të mjekësisë, Kuvendi u përfshi në debate të ashpra për projektligjin e mjekëve. Opozita tha se eksodi i mjekëve nuk mund të ndalet me dhunë, por për socialistët ky është një ligj që motivon mjekët. Për këtë arsye, e vetme mazhoranca miratoi kalimin me urgjencë të ligjit.
6 Korrik 2023, 08:50 -
Sejko: Turizmi dhe investimet futën euron në vend, BSH nuk ka në plan të ndërhyjë te kursi i këmbimit! Javën e ardhshme mbledhje me bankat
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka folur për rënien e euros në vend. Ai thotë se për kursin e këmbimit do të bëhet një mbledhje javën e ardhshme me bankat e nivelit të dytë, por të ardhurat nga turizmi, investimet direkte dhe rritja e remitancave janë faktorë që rritën futjen e euros në vend.
5 Korrik 2023, 16:39 -
Euro zbret nën 107 lekë nga turizmi dhe blerjet cash të pasurive të paluajtshme; Kush po fiton dhe po humb
Euro ka zbritur sërish sot nën kuotën e 107 lekëve, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.
27 Qershor 2023, 14:23 -
Zhvlerësimi i euros, më pak të ardhura për bizneset! Dhoma e Tregtisë Lezhë: Të ndërhyjë Banka e Shqipërisë
Forcimi i monedhës sonë përkundrejt euros po jep ndikim negativ në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe eksportet. Vetëm në bizneset e qarkut të Lezhës humbja nga zhvlerësimi i euros shkon në 30 miliardë lekë. Dhoma e Tregtisë ne Lezhe kërkon ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria përmes një pakete financiare mbështetëse.
16 Qershor 2023, 16:46 -
Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore
Çmimi mesatar i banesave në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishte mesatarisht 1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat bregdetare dhe 724 euro për m2 në zonat e brendshme të vendit
6 Qershor 2023, 07:09 -
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet, arritën në gati 6.5 miliardë euro për prillin
Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në monedhën europiane arritën afër vlerës së 6.5 miliardë eurove, në rritje vjetore me 16.7%.
1 Qershor 2023, 08:15 -
Sejko të ‘Ekonomia’: Po punojmë për ligjin e ri funksional të ‘BSH’! Inflacioni brenda normës në 2024! Shqipëria në listën “gri”? S’janë Bankat shkak
Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Sejko njoftoi se ka nisur puna për një ligj të funksional, ndërsa vuri në dukje rrezikun që vjen nga sulmet kiberentike. Ai bëri një rezyme dhe të ecurisë ekonomike të vendit në vitin 2022
31 Maj 2023, 13:22 -
Kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë: Euro ka rënë me 3% gjatë këtij viti
Euro vijon të bjerë në pikiatë. Monedha evropiane ka vijuar të zhvlerësohet ndjeshëm edhe në dy javët e para muajit maj të këtij viti, në raport me lekun. Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 3%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i euros ka arritur në 8.1%.
12 Maj 2023, 13:30 -
Rënia historike e euros, Banka e Shqipërisë për eksportuesit: Kursi i këmbimit reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë! S’ka fenomene spekulative
Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar së tepërmi eksportuesit, që faturimet i kanë në euro, por i konvertojnë të ardhurat në lekë, çka po u sjell humbje të konsiderueshme. Vetëm për tremujorin e parë të vitit, eksportuesit raportuan se humbjet e sektorit fason për 3 mujorin eparë ishin 45 milionë euro.
5 Maj 2023, 16:37 -
Banka e Shqipërisë s'ndryshon normën bazë të interesit për kreditë! Sejko: Ekonomia do vijojë të rritet! Nuk mund të ndërhyjmë në kursin e këmbimit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Mbikëqyrës i institucionit ka bërë me dije se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do shënojë rënie të vazhdueshme në vijim. Ndërsa theksoi se norma bazë e interesit për kreditë do vijojë të jetë e njëjtë, 3%.
3 Maj 2023, 16:25 -
Rënia e euros, eksperti: Banka e Shqipërisë dhe Ministria të ndërhyjnë! S'po humbasin vetëm bizneset, por edhe qytetarë që mbahen me remitanca
Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj ka folur në Report Tv për rënien e euros, ndërsa komentoi edhe deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj e cila tha se borxhi publik është ulur falë rënies së euros.
3 Maj 2023, 14:46 -
Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në mars, kalojnë vlerën e 6.4 miliardë eurove
Depozitat në euro kanë vijuar rritjen edhe në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit i 2023 totali i depozitave bankare në monedhën europiane arriti në 6.42 miliardë euro.
2 Maj 2023, 07:12 -
Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave pësuan rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Hovi i rritjes së çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, pavarësisht qëndrueshmërisë së kërkesës dhe rritjes së kostove të ndërtimit, agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme kanë raportuar çmime shitjeje më të ulëta ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm.
28 Prill 2023, 16:47 -
Shoqatat dhe grupet e interesit letër Sejkos dhe Ibrahimajt: Bizneset drejt falimentit! Mos e lini euro-n në 'rënie të lirë', do kemi pasoja afatgjata
Grupe interesi dhe shoqata të sektorëve të ndryshëm janë bërë bashkë për t’i kërkuar Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të marrin masa për rënien e euros që sot këmbehet me 111.03 lekë. Në një letër, kërkojnë që të merren masa pasi po preken bizneset që ndikojnë drejtpërdrejt te konsumatorët dhe te rënia e mundësive për punësim.
28 Prill 2023, 08:24