-
Kush po e 'rrëzon euron?!' Deficiti i Bilancit të Pagesave u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë
Deficiti i llogarisë korente, që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me jashtë, u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
14 Dhjetor 2022, 07:35 -
Ulet inflacioni, nga 8.3% në tetor në 7.9% në nëntor! Ushqimet, buka e qumështi peshën më të lartë! Vaji pëson 'goditjen' më të madhe në treg
Ulet inflacioni në nivelin 7.9%, pas disa muajsh kur rritja arriti në nivelin maksimal 8.3% gjatë muajit tetor. Instituti i Statistikave Kombëtare ka publikuar grafikun e ecurisë së inflacionit në vendin tonë.
9 Dhjetor 2022, 12:01 -
Banka e Shqipërisë drejt një tjetër rritje të normës bazë të interesit! Sejko: Nuk do sjellë recesion
Banka e Shqipërisë po shkon drejt një tjetër rritjeje të normës bazë të interesit. Guvernatori Gent Sejko garanton se kjo nuk do të shkaktojë rezesion, ndërsa theksoi objektivin për ruatjen e stabilitetit të çmimeve në këtë situatë delikate të ekonomisë globale.
5 Dhjetor 2022, 12:57 -
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
Ekonomia Shqiptare konfirmohet si një ekonomi me perspektivë të qëndrueshme nga “Moddys”, agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit të Krediblitetit. Sipas agjencisë vlerësohet pozitive rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.
1 Dhjetor 2022, 19:17 -
Fatos Çoçoli: Janar-tetor 2022: Sistem bankar plot para dhe i shëndoshë
Ndërsa në vitin e kaluar 2021, sektori bankar u tregua i aftë të tejkalonte pa shumë dhembje efektet e pandemisë, edhe gjate periudhës janar-shtator 2022, të 11 bankat tona tregtare paraqiten të mirëkapitalizuara dhe plot para e vëllim të lartë huadhëniesh.
20 Nëntor 2022, 19:31 -
Banka e Shqipërisë: Normat e interesit do të rriten, qeveria të miradministrojë hapësirën fiskale
Banka vuri në dukje se ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale.
19 Nëntor 2022, 07:57 -
Rama dhe ministrja e financave ftojnë qytetarët: Investoni në bonot e thesarit, zero risk! Ibrahimaj: Nismë për të përfituar publiku
Në një kohë kur inflacioni ka kapur shifrën 8% njëherësh Banka e Shqipërisë ka rritur normat e interesit, ministrja e Ekonomisë dhe Financave së bashku me kryeministrin kanë ftuar sot qytetarët të investojnë në titujt qeveritarë.
15 Nëntor 2022, 09:50 -
Kredia konsumatore po ruan rritjen, arrin në gati 590 milionë euro
Kredia konsumatore e dhënë nga sektori bankar shqiptar po vijon rritjen edhe gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore, duke përfshirë edhe overdraftet, arriti në pothuajse 69 miliardë lekë ose rreth 590 milionë euro, në rritje me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
7 Nëntor 2022, 07:39 -
Prejt-buxheti 2023/ BSH: Pozitiv për konsolidimin fiskal! Sejko: Me 3 mld euro në vit turizmi bazë për rritjen ekonomike! Inflacioni problem, prek produktet vendase
Banka e Shqipërisë vlerëson pozitivisht buxhetin e hartuar nga qeveria për vitin 2023, duke vlerësuar turizmin si sektorin me rolin kryesor në rritjen ekonomike. Sejko, prezantoi në Kuvend opinionin e Bankës së Shqipërisë për projekt-buxhetin. Ai tha se problemë mbetet inflacioni, ndërsa kërkoi rishikimin e skemës së pensioneve
4 Nëntor 2022, 09:40 -
Inflacioni i lartë, BSH rrit sërish normën bazë të interesit! Sejko: Objektivi, ruajtja e stabilitetit të çmimeve të shportës
Banka e Shqipërisë rrit për të pestën herë radhazi normën bazë të interesit, duke e çuar në nivelin 2.75%. Vendimi u bë me dije nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Objektiv mbetet stabiliteti i çmimeve, i cili është rritur për 80% të produkteve të shportës.
2 Nëntor 2022, 16:24 -
Sejko: Inflacioni 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998! Ibrahimaj: Politikat e marra kanë dhënë efekt, ekonomia u rrit me 4.2% në 6-mujorin e vitit 2022
Inflacioni në tremujorin e këtij viti ka arritur nivelin më të lartë historik të shënuar në vendin tonë qysh prej viti 1998. Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko tha se niveli i inflacionit për tre mujorin e këtij viti ka arritur 8%, ndonëse sipas tij është norma më e ulët krahasuar me vendet e rajonit, por edhe ato të Europës.
27 Tetor 2022, 09:26 -
Huamarrja e bankave nga Banka e Shqipërisë, në nivelin më të lartë që prej 2018
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja për bankat tregtare nëpërmjet marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes në fund të muajit shtator arriti nivelin e 47 miliardë lekëve, 5.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
18 Tetor 2022, 11:34 -
Banka e Shqipërisë po zgjedh 'kurën e dhimbshme', efekti te kredimarrësit dhe buxheti
Banka e Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit javën e kaluar, duke treguar se është e vendosur të ndjekë një shtrëngim të shpejtë monetar, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin e lartë. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit pritet të sjellë efekt të ndjeshëm negativ për kërkesën e brendshme, duke ngadalësuar më shumë konsumin dhe investimet.
16 Tetor 2022, 07:48 -
Ankimoi shkarkimin në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën ish-Guvernatorit Fullani: Duhet të kishte shkuar në parë në 'Kushtetuese'
Kërkesa e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u rrëzua në Gjykatën e Strasburgut. E bërë që në 2019-ën për shkarkimin nga detyra në 2014-ën, Strasburgu konsideron se Fullani nuk ka shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.
13 Tetor 2022, 11:39 -
Takimet në Bruksel për shërbimet financiare, AMF kryeson delegacionin shqiptar! Direktivat e ekspertëve të KE, ja ku duhet të përqendrohet Shqipëria
Pas hapjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Evropian në korrik të këtij viti, Shqipëria ka nisur me fazën e negocimit të kapitujve. Sot në Bruksel u mbajtën takimet shpjeguese për kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni lider.
7 Tetor 2022, 17:34 -
Kriza e çmimeve, Sejko: Inflacioni u rrit në korrik e gusht në 7.5% e 8%, do vijojë të jetë i lartë! Rritet me 0.5 % norma bazë e interesit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri me dije se sot situatën ekonomike në vend lidhur edhe me krizën energjitike dhe periudhën post pandemike të cilat kanë ndikuar në ecurinë e vendit.
5 Tetor 2022, 16:21 -
Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave
Me krizën e çmimeve dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po japin më pak kredi për bizneset dhe individët. Sipas raportit të Bankës qendrore në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar më shumë se 18% të kërkesave për kredi. Ndërsa ka rënë fuqia e kredimarrësve për të paguar këstet.
30 Shtator 2022, 16:33 -
Ekonomi
'Kriza e energjisë, sfidë e jashtëzakonshme', BSH: Rrezikon ekonominë dhe të ardhurat! Masa për të siguruar furnizimin e për të mbrojtur familjet në nevojë
Në raportin e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të Bankës së Shqipëri, thuhet se fakti që ne importojmë energji është rrezik për ekonominë dhe që mund të sjellë rritje të kredive me probleme.
29 Shtator 2022, 14:49 -
Ekonomi
'Fluturojnë' çmimet e apartamenteve, rriten me 39% në rang kombëtar! Ndikim kryesor inflacioni dhe rritja e kërkesës
Kriza e çmimeve edhe pse më së shumti është reflektuar tek produktet ushqimore dhe tek hidrokarburet, të dhënat që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme janë edhe më të ‘frikshme’. Banka e Shqipërisë raporton për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit si për shitje ashtu edhe për qiratë e banesave.
29 Shtator 2022, 12:56