-
Mungesa e prodhimit vendas dhe importi rrisin më tej çmimet, kreu i Agrobiznesit: Bujqësia nuk është financuar që të zhvillohet! Nuk furnizojmë dot tregun me qumësht, drithëra e fruta
Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm vendas për të furnizuar nevojat e tregut, dhe varësia e lartë nga importi, ndikon edhe më shumë në rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Ekspertët e bujqësisë thonë se mungesa e financimit nga shteti ka lënë pa zhvilluar sektorin, ndërsa problemet më të mëdha në furnizim janë në qumësht, drithëra dhe fruta
15 Maj 2022, 13:37 -
Lufta në Ukrainë solli rritje galopante të çmimeve, Guvernatori Sejko: Qeveria të shkurtojë shpenzimet joprioritare e të mbështesë shtresat më të brishta
Sulmi ushtarak në Ukrainë do të vijojë të sjellë rritje galopante të çmimeve të ushqimeve. Kështu u shpreh në Komisionin e Ekonomisë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili kërkoi që qeveria të rishikojë shpenzimet joprioritare dhe të rrisë mbështetjen e dhënë deri më tani.
11 Maj 2022, 12:58 -
62% e shqiptarëve nuk arrijnë të kursejnë para! Banka e Shqipërisë: 38% e familjeve kursejnë për arsim dhe pension! Eksperti: Do të ulen më shumë prej çmimeve
Shqiptarët e kanë të pamundur të kursejnë në fund të muajit, për shkak të shpenzimeve. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm 38% e familjeve arrijnë të kursejnë, kryesisht për arsimimin e fëmijëve. Ndërsa vetë qytetarët thonë për Report TV, se e kanë të pamundur për shkak të çmimeve të larta.
7 Maj 2022, 22:15 -
Sejko: Inflacioni 4.4% në tremujorin e parë të 2022, pritet në të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit! Ndërhyjmë nëse do jetë e nevojshme
Deri në vitin 2024 shqiptarët do të përballen me çmime të larta, thotë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pas analizës së situatës. Banka do të vijojë monitorimin e çmimeve, por inflacioni në vend do të mbetet i lartë dhe ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë.
4 Maj 2022, 16:13 -
Kush po i shtrenjton apartamentet? Flasin ekspertët: Ndikon pastrimi i parave dhe kostot e rritura të materialeve të ndërtimit
Në 2021 duhet të kishe 9% më shumë para se në 2020 që të blije një shtëpi, pasi çmimet po rriten nga viti në vit. Ekspertët e ekonomisë dhe të tregut të pasurive të paluajtshme si faktorët kryesor që kanë sjellë këtë shtrenjtim identifikojnë pastrimin e parave dhe kostot e rritura të materialeve të ndërtimit.
2 Maj 2022, 15:46 -
Çmimet e banesave u rritën me 9% në vitin e kaluar, 30% e pronave në 2021 u blenë me kredi nga qytetarët, Banka e Shqipërisë: Po studiojmë tregun, ka luhatje të çmimeve
Blerja e një shtëpie u bë më e vështirë në vitin e kaluar, për shkak se çmimet u rritën me 9%. Banka e Shqipërisë raporton se vetëm në Tiranë, apartamentet u shtrenjtuan me 12.3%. Si pasojë e çmimeve të larta më shumë se 30% e banesave u blenë me kredi nga qytetarët.
1 Maj 2022, 20:12 -
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit.
29 Prill 2022, 11:40 -
Kriza e çmimeve prek depozitat, Banka e Shqipërisë: Në mars u ulën me 59.5 mln euro, në fund të muajit totali ishte 10.1 mld euro
Qytetarët shqiptar po tërheqin kursimet e tyre nëpër banka për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve, hidrokarbureve dhe produkteve të tjera. Pas dy vitesh në rritje Banka e Shqipërisë raporton se në muajit shkurt dhe mars kursimet e qytetarëve janë ulur me 59.5 milionë euro, duke reflektuar menjëherë ndikimin e krizës së çmimeve.
28 Prill 2022, 16:54 -
Ushqimet marrin 69% të buxhetit të shqiptarëve, BSH: Familjet harxhojnë mesatarisht 23 mijë lekë në muaj për konsum
Ushqimet marrin pjesën më të madhe të ardhurave të familjeve në vend. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë rreth 69% e totalit të shpenzimeve të familjeve shkon për ushqime, shifër që këtë vit do të jetë më e lartë për shkak të rritjes të çmimeve. Si pasojë e pagave të ulëta, rreth 47% e familjeve thonë se do e përballonin deri në 3 muaj një goditje ekonomike, ndërsa 13% thonë se nuk do t’i rezistonin asnjë goditjeje.
26 Prill 2022, 15:38 -
30% e familjeve në vend kanë borxhe për të shlyer, 22% kanë marrë kredi për kostot e jetesës! Qytetarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka
30% e familjeve në vend gjatë vitit të kaluar kishin një borxh për të shlyer. Shumica prej tyre e kishte marrë tek të afërmit dhe jo në banka. Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë thuhet se nëpër banka më shumë janë marrë kredi konsumatore, me qëllim përballimin e kostove të jetesës dhe vetëm 21% e rasteve për të blerë shtëpi.
25 Prill 2022, 16:24 -
Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet
Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
23 Prill 2022, 13:23 -
Kriza e çmimeve ndikon bankat, rrisin kushtet për kreditimin e biznesit të vogël! BSH: Janë të pasigurta, dhanë më pak kredi
Kriza e çmimeve dhe pasiguritë në tregjet e huaja dhe vendase janë reflektuar menjëherë edhe në sektorin bankar, i cili ka shtrënguar kushtet për të dhënë kredi. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të vitit standardet e kreditimit janë shtrënguar për biznesin e vogël, ndërkohë që bankat kanë miratuar më pak kërkesa për kredi
21 Prill 2022, 19:55 -
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale financiare
Sipas vrojtimit, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare. Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7 (7 është niveli maksimal), nga 4.4 që është niveli mesatar botëror i këtij indeksi.
13 Prill 2022, 08:17 -
Kriza e çmimeve përkeqëson konsumin e qytetarëve, Banka e Shqipërisë: Besimi i qytetarëve u ul me 6.7%, si në pandemi! Kanë reduktuar blerjet, nisin kursimin
Kriza e çmimeve e nisur prej më shumë se një muaj, ka ulur menjëherë konsumin e qytetarëve, të cilët kanë nisur të kursejnë. Banka e Shqipërisë raporton se besimi i konsumatorëve në ekonomi në muajin mars ra në nivelin e dytë më të ulët historik pas uljes që shënoi në fillimet e pandemisë.
7 Prill 2022, 20:26 -
Rritja e çmimeve si pasojë e luftës, Sejko takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Sanksionet ndaj Rusisë kanë sjell një realitet të ri ekonomik
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore. E pranishme në takim ishte Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore (BB) për vendet e Ballkanit Perëndimor me qendër në Vjenë, Linda Van Gelder, si edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.
4 Prill 2022, 15:48 -
Rritja e normës bazë të interesit, do të forcojë lekun! Eksperti: Stabilizimi i çmimeve do arrihet kur të shtohet oferta në treg dhe rritet konkurrenca
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të dyfishuar normën bazë të interesit, pritet të sjellë forcim të monedhës vendase në raport me monedhat e huaja, dhe për pasojë importet do të na kushtojnë më pak. Ndërsa sa i takon çmimeve ekspertët thonë se ato do të ulen vetëm nëse rritet oferta në treg dhe rritet konkurrenca.
3 Prill 2022, 22:37 -
Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS
Me 10 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
31 Mars 2022, 16:06 -
Mes 17 kandidatëve, Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Nga 17 kandidatë që ishin në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktualë Komisioni i Ekonomisë i ka propozuar Kuvendit për miratim emrin e ish deputetit të PS Anastas Angjeli dhe zëvendësguvernatoren Natasha Ahmetaj
29 Mars 2022, 18:16 -
2021 më shumë investime të huaja në industrinë nxjerrëse, kaluan 1 mld euro
Ringritja ekonomike në vitin e kaluar është shoqëruar edhe me rritje të investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2021 totali i investimeve arriti mbi 1 miliardë euro, duke u rritur me 94 milionë euro në raport me 2020-ën.
25 Mars 2022, 22:54