-
I akuzuar për masakrën e Lushnjes dhe sulmin ndaj hotel 'Voloreka'/ Gjykata e Pogradecit shpall moskompetencë për Antero Kaloshin, i kalon GJKKO
Gjykimi Antero Kaloshit, ekzekutuesi i sulmit me armë ndaj hotel Volorekës, do të bëhet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, (GJKKO).
16 Gusht 2020, 15:57 -
Avokatët e biznesmenit: Ylli Ndroqi është me pushime në jug, po i bëjnë presion me lajme të pavërteta
Avokatët shprehen se Ylli Ndroqi është me shëndet të mirë dhe po pushon në jug me familjen, ndërsa disa lajme në lidhje me akuza ndaj tij për vepra penale, avokatë shprehen se nuk qëndrojnë dhe janë të pavërtetë.
13 Gusht 2020, 21:21 -
Shullazi letër Metës, Ruçit e Ramës: Në regjimin e posaçëm '41-bis' ndodhem padrejtësisht
Emiljano Shullazi i cili prej 10 ditësh është futur në regjimin e posaçëm 41 bis, nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, kryetarit të kuvëndit dhe kryeministrit Edi rama.Në letrën prej 11 faqe Meçi si përfaqësues i Shullazit, rendit disa prej arsyeve përse klienti i tij mbahet padrejtësisht në këtë regjim.
13 Gusht 2020, 10:07 -
Koka e trafikut të kokainës në Holandë, SPAK kërkesë konfiskimi për pasuritë marramendëse të Valentin Selajt e familjarëve të tij
SPAK ka kërkuar konfiskimin e 17 pasurive të Valentin Selajt dhe familjarëve të tij, të dyshuara se janë vënë nga aktiviteti kriminal. Valentin Selaj dyshohet si koka e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Holandës dhe më pas shpërndarjes së saj në Itali e Angli. Selaj u arrestua si koka e trafikut të drogës në Itali para dy vitesh, ndërsa njihet edhe si ish i fejuari i Viola Spiros.
11 Gusht 2020, 11:14 -
SHBA: Mbështesim SPAK, koha të bëjnë punën e tyre pa kërcënime pavarësisht kush është i pandehur! Kim: Kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur
Ambasada e SHBA-së del sërish në mbështetje të SPAK dhe drejtësisë së re. Një mesazh i shkurtër, por i fortë, ku SHBA thekson se ka ardhur koha që SPAK të lejohet të bëjë punën e saj pavarësisht kush është i pandehur. Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.
7 Gusht 2020, 17:21 -
Si u zhvillua aksioni antidrogë në Turqi, Xhemal Pasmaciu dhe një turk ishin pritësit e heroinës
Episodi që e vendos në vështirësi Ylli Ndroqin ka lidhje me identitetin e tij të mëhershëm, konkretisht Xhemal Pasmaciu për të cilin interpol Ankaraja i përgjigjet Shqipërisë se ai hyri në Turqi verën e 1998 për të pritur një ngarkesë heroine për të cilën angazhoi shtetas shqiptarë dhe turq. Gazeta Si po zbardh dosjen të cilët SPAK ju referua pas përgjigjeve të Interpol Ankarasë, Turqi.
7 Gusht 2020, 15:47 -
Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin e sekuestros së pasurive! Qafa: S'ka qenë i arrestuar në 2015 në Itali, pasuritë me burime të ligjshme! Provat do i çojmë me postë (VIDEO)
Ylli Ndorqi ska qenë i arrestuar asnjëherë në Itali dhe pronat e tij janë të ligjshme. Me këtë argument avokati Alban Qafa ka kërkuar nga gjykata e posacme të heq sekuestrot për 26 pasuritw. Ankimi është depozituar këtë të premte pranë Apelit të GJKKO, ndërsa pritet që brenda dhjetë ditëve gjykata të dal me vendim.
7 Gusht 2020, 14:18 -
Trafikonte kokainë në Danimarkë, SPAK dërgon në gjykatë Astrit Beqirin! GJKKO sekuestro pasurive të tij, mes tyre dhe pularia
SPAK ka dërguar për gjykim çështjen kundër Astrit Beqirit dhe Dhimitër Shkodranit, të akuzuar për trafik kokaine si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale duke vepruar si grup i strukturuar kriminal.GJKKO ka vendosur sekuestrim të pasurive të Astrit Beqirit, mes tyre dhe pularia që zontëronte në Shkodër.
4 Gusht 2020, 14:07 -
Të përfituara nga trafiku i drogës/ Report Tv zbardh vendimin e sekuestros nga GJKKO për pasuritë e Ylli Ndroqit
Report Tv zbardh vendimin e sekuestros nga GJKKO për pasuritë e Ylli Ndroqit, të kërkuara nga dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.Vendimi për sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, erdhi pasi dyshimeve se ato janë të vendosura përmes aktiviteteve kriminale të trafikut të drogave të rënda, i cili ësht&a
3 Gusht 2020, 14:38 -
Avokati i Ylli Ndroqit: Ai mendon është një sulm politik, ne do ta apelojmë
Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa ka folur për mediat ku ka bërë të ditur se Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij " Merces-Benz, modeli S600", pasi është ndaluar nga forcat operacionale për sekuestrimin e makinës si pjesë e vendimit të SPAK. Avokati i tij tha se vendimi p&am
3 Gusht 2020, 13:43 -
I arrestuar për trafik heroine në Turqi e Itali, zbardhet vendimi i GJKKO për sekuestron e 26 pasurive të Ylli Ndroqit! Akuza për pastrim parash
SPAK përmes analizave të gjurmëve të gishtërinjve ka identifikuar Ylli Ndroqin si trafikanti Xhemail Pasmaçiu i akuzuar për trafik të drogave të rënda. Gjykata pretendon se ka prova se pasuritë që disponon nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News.
3 Gusht 2020, 12:44 -
Izolimi i Shullazit në regjimin '41-bis', avokati: Ankimim në GJKKO të vendimit! Kallëzim penal për burgun 313, nuk më lejoi ta takoja
Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka bërë ankimim pranë GJKKO për vendimin e izolimi të klientit të tij në qelitë e posaçme '41-bis', ndërsa thekson se do të bëjë kallëzim penal edhe për administratën e burgut 313 që nuk lejuan takimin e tij me Shullazin në qelinë e izolimit.
3 Gusht 2020, 11:22 -
Listat, Spaho i përgjigjet Ramës: S'mund të jemi fasadë në Këshillin Politik! Do marrim të gjitha hapat, përfshirë protestat
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik, teksa ka paralajmëruar edhe protesta kundër ndryshimeve Kushtetuese, të bëra sipas tij në mënyrë të njëanshme. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll", Spaho është shprehur se me votimin e hapjes së listave dhe ndalimit të koalicione, u shkatërrua marrëveshja e 14 janarit, (atëherë kur u krijua Këshilli) dhe se opozita nuk do të qëndroj duarkryq, por do të reagojë. Një nga format e reagimit, Spaho sqaroi se do të jenë edhe protestat.
31 Korrik 2020, 22:46 -
Arrestimet e komisionerëve për votat, Rama 'thumbon' PD-LSI: Dolën hajdutët më të mëdhenj
Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nga pikëpamja e provës, referuar arrestimeve të komisionerëve për krimin zgjedhor në Durrës, ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave, referuar PD-LS
31 Korrik 2020, 21:50 -
Ekskluzive/ Report Tv në 'fshatin e krimit Zgjedhor'! Flasin të akuzuarit: Po u faktuan do var veten! Përgjimet llogje! Mesazhi i gruas që SPAK po i hetonte burrin e vdekur që në 2018
250 shtëpitë e fshatit Rubjek mes Tiranës e Gjirit të Lalzit prej 4 ditësh jetojnë mes lajmeve për manipulimin e zgjedhjeve të 2017, urdhër arresteve për të vdekurit që firmosi SPAK dhe versionit të tyre se e vërteta është krejt ndryshe. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv e veja e Besim Bregut bën përgjegjëse policinë që lejoi të votohej ditën e zgjedhjeve nga persona disa herë. Ndërsa i akuzuari se votoi 23 herë për emigrantët jashtë vendit Armelin Zela thotë se në ato zgjedhje ka votuar vetëm për veten e tij.
31 Korrik 2020, 18:49 -
Sfumohet dosja 339/ 21 komisionerët nuk do të hetohen nga SPAK dhe GJKKO! I kalojnë prokurorisë Durrës
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për dosjen ndaj 21 komisionerëve të Durrësit. Në fakt janë 19 komisionerë, pasi 2 prej tyre kanë ndërruar jetë, dhe ata do i kalojë prokurorisë Durrës, duke treguar se kjo dosja po sfumohet.
30 Korrik 2020, 18:38 -
Sfumohet operacioni për dosjen 339, SPAK u çoi fletëarresti 2 të vdekurve, prokuroria: Nuk ishin çregjistruar, kjo s'e zhbën hetimin
Dy nga 21 komisionerët e zgjedhjeve të 2017 në Durrës për të cilët SPAK kërkoi arrest një ditë më parë rezultojnë se kanë vdekur prej disa javëve. Kjo situatë e zbuluar nga media ka vënë në pozitë SPAK, të cilët kanë sqaruar se nuk kishin dijeni pasi dy komisionerët figurojnë të gjallë në regjistrin e gjendjes civile.
29 Korrik 2020, 10:40 -
Zbardhet vendimi që rikthehu çështjen e Saimir Tahirit! Apeli: U shtuan akuzat, por u gabua në rikualifikimin e veprës penale
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila vendosi kthimin për rigjykim nga e para të dosjes për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
28 Korrik 2020, 21:14 -
Arrestimet për dosjen 339, Rama: PD-LSI prandaj s'duan depolitizim! Bardhi: Komisionerët u kërcënuan! Meta: Ndëshkim! SHBA: Po zbulohen
Për Edi Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.
28 Korrik 2020, 12:43 -
SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339, inkriminohen 21 komisionerë zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lëshuar 22 urdhër arreste për dosjen e shumëpërfolur 339 per zgjedhjet 2017 në qarkun e Durresit. Nga 21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie.14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS. Pranga edhe për një prej trafikantëve të drogës të heroinës në Has, Fisnik Sadiku.
28 Korrik 2020, 08:43