-
OFL i kërkon llogari për pasurinë mikut të Shullazit, të 'Fortit të Rrugës së Kavajës' dhe ish-kampionit të boksit të Vllaznisë
Nga bandat e vitit 1997 deri tek grupet kriminale të viteve të fundit janë subjektet ku Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar katër kërkesa për justifikim pasurie, mes tyre Genc Ferhatit, të fortit të Rrugës së Kavajës dhe Endrit Zelës, njohur si miku i Emiljano Shullazit.
10 Qershor 2020, 11:23 -
'Perandoria' e biznesit mbi një krim: Si i shpëtuan vëllezërit Çilotaj drejtësisë
OFL iu dërgoi sot kërkesën për të treguar pasurinë, vëllezërve Çilotaj. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se historia e vëllezërve Çilotaj-pasuria e sekuestruar e të cilëve kap vlerën e dhjetëra milionë eurove, zë fill në Greqi me akuzat për vrasjen barbare të një vajze 24-vjeçare për shkakun se “nuk fitonte shumë para”-një krim ende i pandëshkuar pas dy dekadash.
9 Qershor 2020, 21:37 -
OFL-ja u çon formularin Llanajt të masakrës së Çoles dhe dy vëllezërve në Fier, në 2018 iu sekuestrua miliona euro pasuri
Me histori konfliktesh prej 1998 dhe i dënuar për masakrën e Çoles në Vlorë, Aleksandër Llanaj do të duhet të justifikojë pasurinë e tij tek OFL. Në sitë do të kalojë edhe pasuria e vëllezërve Vladimir dhe Shkëlqim Çilotajt nga Fieri të dënuar për drogë, prostitucion dhe vrasje.
9 Qershor 2020, 12:27 -
Prostitucion, trafik lëndësh narkotike dhe vrasje, OFL i kërkon llogari për pasurinë 'Baronit të drogës' dhe dy personave të tjerë
Gëzim Çelaj, Arben Prendi dhe Perikli Marku janë 3 emrat e radhës që do duhet ti përgjigjen me shkrim Operacionit Forca e Ligjit. Celaj është një emër i njohur për drejtësinë pasi krahas veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit” për të cilën është dënuar ai njihet si “baron i drogës” ndonëse vijon nuk është arrestuar.
5 Qershor 2020, 11:20 -
I arrestuar gjatë super operacionit anti- drogë, kush është kuksiani i dënuar me 10 vite burg i vënë 'në sitë' nga OFL
Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Zejnel Meçen dhe Bujar Ajeti.
2 Qershor 2020, 10:43 -
Prostitucion, drogë dhe gjobëvënie! OFL u dërgon formularin në Berat 4 të dënuarve nga Italia dhe Spanja
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve në Berat për prostitucion, pjesëmarrje në organizata kriminale, drogë dhe gjobëvënie.
1 Qershor 2020, 11:38 -
OFL u dërgon formularin për justifikimin e pasurisë Ilir Rustemit në Shkodër dhe tre hajdutëve në Tiranë
Ilir Rustemi është një emër i njohur për drejtësinë, i arrestuar në kuadër të operacionit 'Oaz' në shtator të vitit 2018, por u lirua nga akuzat pak javë më parë, pas ping-pongut të drejtësisë për dërgimin e dosjeve nga SPAK-u në Shkodër.
28 Maj 2020, 15:18 -
'Peshkatarët i bënë gjëmën'/ Shfryhet operacioni i bllokimit të naftës së Lul Berishës! Çështja shkon në Durrës për 'Fshehje të ardhurash'
Konflikti për çmimin e naftës mes Lul Berishës dhe pronarëve të peshkarexhave në port, solli bllokimin e naftës.Këtë javë pritet vendimi në gjykatë për lirimin ose jo të sasisë së naftës.
27 Maj 2020, 17:21 -
OFL zhvendoset në Elbasan, fut në ‘skaner’ 4 të dënuar! Mes tyre dhe i arrestuari i dosjes 'Xibraka'
OFL zbarkon në Elbasan dhe kërkon burimin e pasurisë për 4 të dënuar për grup kriminal, trafik droge e trafik armësh. Mes tyre edhe Kelmend Dalipi pjesë e grupit kokaina nga laboratori i drogës në Xibrakë.
27 Maj 2020, 11:16