-
OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë Arben Frrokut, Jasin Avdylit dhe Durim Keçit
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin Arben Frrokut, Jasin Kalës i njohur edhe me mbiemrin Avdylli, si dhe Durim Keçit. Të tre këta persona duhet të justifikojnë pasurinë brenda 48 orësh. Frroku aktualisht ndodhet në Hollandë në pritje në vendimit nëse do të ekstradohet ose jo drejt vendit tonë, ku u dënua me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt.
27 Shkurt 2020, 12:14 -
OFL-ja godet sërish në Shijak/ Në shënjestër Astrit Avdyli i dosjes 339 dhe Astrit Keçi në burg në Itali për trafik droge
Forca e Ligjit është rikthyer sërish në Shijak sot duke u dërguar formularin për justifikimin e pasurisë dy personazheve të tjerë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane
26 Shkurt 2020, 13:22 -
'Blindi' i Durim Bamit aseti i parë i sekuestruar me vendim gjykate, pas OFL-së! Në pritje edhe 6 kërkesa të SPAK
Gjykata e posaçme ka konfirmuar sekuestron e OFL-s e SPAK duke sekuestruar të parin aset të botës së krimit dhe është automjeti i blinduar i Durim Bamit. Për 6 muaj duke nisur nga vendimi që sot ka marrë gjyqtari Klodian Kurshi Durim Bami ka të drejtën të paraqes prova se si e ka përfituar atë mjet dhe të ardhurat për blerjen e tij.
26 Shkurt 2020, 11:34 -
OFL aksion në Vlorë, bllokon 6 makina luksoze! Pritet verifikimi i dokumentacionit të tyre
Operacioni Forca e Ligjit dhe policia bllokojnë 6 makina luksoze brenda 48 orësh në qytetin e Vlorës. Në komisariatin e Vlorës pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe personave që i kanë në pronësi, por edhe burimin e pasurisë së këtyre të fundit.
26 Shkurt 2020, 08:31 -
OFL 'piketon' 2 trafikantë droge! Shqiptari me 10 emra dënuar në Spanjë, 920 mijë € pronë në Gjirin e Lalzit! Në sitë edhe vëllai i Lazes së Elbasanit
Kreshnik Budlla nga Durrësi i dënuar në Spanjë për trafik droge, dhe Fatjon Laze nga Elbasani i dënuar për trafik droge, janë dy personat e rradhës që OFL u ka dërguar formularët që brenda 48 orësh të justifikojnë pasurinë e tyre.
25 Shkurt 2020, 13:21 -
'S'është nga para krimi', SPAK rrëzon për herë të parë OFL-në, hiqet sekuestro për shtëpinë e mikut të Doçajve
SPAK ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Sipas SPAK banesa njëkatëshe është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.
24 Shkurt 2020, 19:46 -
Shqiptari i parë që tentoi të sillte kokainë me nëndetëse nga Kolumbia në Porto Palermo në sitën e OFL
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët Leko Durdës dhe Arben Bërballës, të dy nga Tirana që brenda 48 orësh të justifikojnë pasurinë e tyre. 10 vite më parë ata janë liruar nga burgu, ndërsa në 2001-in janë arrestuar me akuzën se kanë tentuar të trafikonin kokainë nga Kolumbia.
24 Shkurt 2020, 13:13 -
Ekskluzive-Lista e OFL-së/ Nga 'Çipuri' te 'Buzderi', anëtari i 'Hakmarrjes për Drejtësi', Fejzo Zekaj dhe dy gra në Vlorë! (VIDEO)
Zbardhen emrat e njohur të botës së krimit që do u kërkohet që të justifikojnë pasurinë. Në listën e Vlorës mes emrave të njohur dhe dy femra të dënuar për grabitje e gjobëvënie.
22 Shkurt 2020, 14:19 -
PD reagon për raportin e Moneyval: OFL spektakël politik me zyrtarë të kamufluar, mungon vullneti për luftimin e parave të krimit
Partia Demokratike ka reaguar për raportin e Moneyval, duke thënë se kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon nga ana e qeverisë. Ish deputetja Jorida Tabaku tha se futja e Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave tregon se operacioni 'Forca e Ligjit' është një spektakël politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm.
22 Shkurt 2020, 11:25 -
Raporti i MONEYVAL/ Denaj: Prioritet goditja e pasurive të krimit, OFL dëshmi e kësaj pune
Ministrja e Financave, Anila Denja gjatë reagimit për raportin MONEYVAL tha se qeveria ka shtuar angazhimin e qeverisë në luftën kundër pasurive kriminale dhe se sekuestrimet e ndodhura nga Operacioni 'Forca e Ligjit' është dëshmi se punës që ka filluar.
22 Shkurt 2020, 11:01 -
OFL i sekuestroi në mënyrë emergjente, SPAK kërkon 'vulosjen' nga Gjykata për pronat e Doçajve dhe blindin e Lulzim Berishës
8 prona me vlerë afro 20 milion euro mes tyre vila, troje dhe automjete janë asetet e para që SPAK konfirmon sekuestrot dhe i kërkon gjykatës të shprehet me vendim. Ato i përkasin pjestarëve të grupit Hajri në Shkodër që u përfshin në rrëmbimin , ekzekutimin e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.
20 Shkurt 2020, 15:42 -
EKSKLUZIVE/ Lista e papublikuar e OFL: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Edmond Bego, Nehat Kulla, dhe i forti i Saukut
Hetimi pasuror mbi asetet e personazheve të dënuar për trafik kokaine jashtë dhe brenda vendit. Mes emrave në listën e policisë, “gjenerali” Nehat Kulla,Genci Xhixha, vëllezërit Kusi, Viktor Ymeri e Kataldo Lezhja.
20 Shkurt 2020, 15:28 -
Ekskluzive/ Lista e papublikuar e OFL: Nga Hoxhallari te vëllezërit Jahelezi, Shanaj i Fierit e Fatmir Kajolli
Zbardhen emrat e tjerë të listës ende të pa publikuar nga OFL-ja për verifikimin e pasurisë. Gëzim Çela dhe Astrit Bushi nga Laçi, Arben Gropa i Fierit si dhe Shkëlqim Kurpalaj, në sitë të operacionit “Forca e Ligjit”.
19 Shkurt 2020, 21:24 -
OFL i kërkon të justifikojnë pasurinë Ervis Martinajt dhe dy vëllezërve Kaçorri dënuar për vrasje në Itali
Ervis Martinaj, momentalisht është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.
19 Shkurt 2020, 13:02