-
Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave
Talebanët kanë kryer një ekzekutim të dyfishtë në publik në një stadium në juglindje të Afganistanit këtë të enjte teksa me mijëra panë vrasjen e dy burrave me të shtëna armësh.
22 Shkurt, 15:39 -
Grave beqare dhe të pashoqëruara u mbyllen të gjitha dyert nën sundimin taleban
Gratë janë duke vuajtur më së shumti nga ligjet shtypëse të grupit ekstremist taliban në Afganistan, ku liderët talibanë kanë vendosur rregullore kufizuese për dukjen e tyre, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për të punuar dhe për të studiuar.
2 Shkurt, 08:12 -
Më shumë se 400 persona u ndëshkuan me sheriat në Afganistan
Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan njoftoi se i ka ndëshkuar 417 njerëz me ligjin (islamik) të sheriatit gjatë periudhës së fundit 12-mujore, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Afghan Witness, një organizatë e cila i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan.
1 Dhjetor 2023, 22:58 -
Pse po i dëbon Pakistani qindra mijëra afganë?
Autoritetet e Pakistanit u kanë dhënë kohë 1.7 milion afganëve, për të cilët thonë se po jetojnë jashtëligjshëm në vendin e tyre, deri më 1 nëntor për t’u larguar nga vendi vullnetarisht, apo përndryshe do të përballen me arrestim dhe dëbim
1 Nëntor 2023, 07:43 -
Tërmet 6.3 Rihter në Afganistan, 1 viktimë dhe 93 të plagosur! Një javë më parë lëkundjet sizmike vranë 2400 persona
Një tjetër tërmet me magnitudë 6.3 Rihter goditi Afganistanin në provincën Herat pikërisht aty ku më 7 tetor lëkundje me të njëjtin intensitet shkaktuan mbi 2400 viktima.
15 Tetor 2023, 11:22 -
Tërmeti 6.3 Rihter në Herat të Afganistanit, 2400 viktima! Ekipet e shpëtimit në përpjekje për të nxjerrë të mbijetuarit
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e tërmeteve ku humbën jetën mbi 2400 persona në Afganistan. Pakistani dhe Irani janë shprehur të gatshme të dërgojnë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare atje.
9 Tetor 2023, 10:37 -
Afganistan, mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues! 6 fshatra janë shkatërruar nga lëkundja e tokës
Pasoja shkatërrimtare raportohen në Afganistan nga tërmeti prej 6.3 shkallësh Rihter në perëndim të vendit. Numri i të vdekurve vlerësohet të jetë 2 mijë, ndërsa një udhëheqës i lartë taleban, citohet nga Al Jazeera të ketë shtuar se bilanci mund të rëndohet edhe më tej
8 Tetor 2023, 09:42 -
Talebanët hedhin poshtë raportin e OKB-së për trafikimin e drogës në Afganistan
Administrata e përkohshme afgane hodhi poshtë raportin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për trafikimin e drogës në Afganistan dhe tha se talebanët e kishin ndaluar plotësisht drogën në vendin e shkatërruar nga lufta.
13 Shtator 2023, 13:15 -
Organizata e të drejtave të njeriut: Mohimi i të drejtave bazike të grave në Afganistan, krim kundër njerëzimit
Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut Human Rights Watch (HRW) ka thënë se autoritetet e talibanëve në Afganistan janë duke kryer krim kundër njerëzimit kur është fjala për trajtim të grave dhe ka bërë thirrje për hetime ndërkombëtare për të mundësuar llogaridhënie.
8 Shtator 2023, 15:53 -
Islami nuk ndalon shkollimin e vajzave, pse talebanët s’e lejojnë?
Shkollimi i vajzave dhe grave pranohet botërisht nga më shumë se 200 shtete dhe territore, përfshirë edhe nga pothuajse 50 shtete me shumicë myslimane.Por, talebanët, sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, kanë ndaluar adoleshentet afgane që të ndjekin mësimin pas klasës së gjashtë.
14 Gusht 2023, 09:12 -
Talibanët djegin instrumentet muzikore në perëndim të Afganistanit: Muzika shkakton devijim të rinisë e shkatërrim të shoqërisë
Udhëheqësi rajonal i Departamentit për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, Aziz al-Rahman al-Muhajir, ka thënë se autoritetet kanë konfiskuar dhe djegur instrumentet muzikore, sepse dëgjimi i muzikës është gjë e ndaluar
30 Korrik 2023, 22:52 -
Përtej bukurisë, dëshpërimi i grave afgane nga mbyllja e salloneve
Shirini e kishte caktuar terminin e saj të nusërisë javë më parë, por në vend që të çlodhej teksa estetistet e bënin gati në një sallon bukurie në Kabul, atmosfera ishte e tensionuar pasi të gjithë qëndruan në gatishmëri të lartë, të përgatitur për të fshehur nusen nëse policia do të shfaqej
26 Korrik 2023, 08:05 -
Përmbytje në Afganistan, 26 persona të vdekur e 40 të zhdukur! Llogariten dëme të shumta financiare
Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror, kanë njoftuar autoritetet e udhëhequra nga talibanët.
23 Korrik 2023, 13:36 -
Talibanët tentojnë vendosjen e kontrollit të plotë mbi edukimin në Afganistan
Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte kaluar shumë vështirësi për t’u shkolluar nën sundimin taliban, rruga e saj e edukimit ishte bllokuar pas mbylljes së shkollës private ku ajo vijonte mësimet
7 Korrik 2023, 08:36 -
Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan
Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.
8 Qershor 2023, 20:53 -
Vetëm 271 afganë të strehuar gjatë vitit 2022, vendet e Bashkimit Europian akuzohen për neglizhim të nevojave të refugjatëve
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se shtetet e Bashkimit Evropian kanë neglizhuar vazhdimisht nevojat e afganëve. Në një raport të botuar të mërkurën, zbulohet se vetëm 271 nga më shumë se 270,000 afganë të identifikuar se kishin nevojë për mbrojtje të përhershme, u u strehuan në vendet e BE në 2022.
1 Qershor 2023, 09:24 -
Kriza në Afganistan, OKB nis bisedimet për keqtrajtimin ndaj grave! Talebanët s'do jenë të ftuar
Autoritetet talebane të Afganistanit do të mungojnë në bisedimet e udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të nisin të hënën. Në këto negociata do të diskutohet se si të trajtohen sundimtarët e vendit në krizë dhe do të bëhet presion për heqjen e kufizimeve për gratë që punojnë dhe pjesëmarrjen e vajzave në shkolla.
1 Maj 2023, 14:33 -
Talibanët vrasin liderin e ISIS, ishte organizatori i bombardimeve në aeroportin e Kabulit
Organizatori i grupit ISIS që mendohej se kishte planifikuar bombardimin shkatërrues të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talibanët në Afganistan, thonë zyrtarët amerikanë.
26 Prill 2023, 08:25 -
Talebanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme
Administrata e talibanëve ka deklaruar se vendimi që gratë afgane të mos lejohen të punojnë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është“një çështje e brendshme”, pasi organizata me shtrirje globale shprehu shqetësim për situatën e krijuar dhe njoftoi se do të rishikojë vendimin për të zhvilluar projekte në Afganistan
12 Prill 2023, 12:04 -
Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Shtëpia e Bardhë fajëson Donald Trump për ardhjen e talebanëve në pushtet
Qeveria amerikane ka publikuar një rishikim të tërheqjes kaotike të trupave në vitin 2021 nga Afganistani, i cili kryesisht ia hedh fajin Donald Trump, duke thënë se presidenti Joe Biden ishte "i kufizuar rëndë" nga vendimet e paraardhësit të tij.
7 Prill 2023, 08:59 -
Sulm terrorist në Kabul, gjashtë persona humbin jetën pas shpërthimit në ministrinë e Jashtme të Afganistanit
Një shpërthim i ndodhur pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit në Kabul vrau të paktën gjashtë persona të hënën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se sulmi kishte në shënjestër regjimin e talebanëve. Si pasojë e shpërthimit, shumë persona të tjerë u plagosën ndërsa punonjësit e qeverisë po largoheshin nga puna e tyre.
27 Mars 2023, 16:47 -
Tërmet i fuqishëm mes Afganistanit dhe Pakistanit, 12 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur! Lëkundjet u ndjenë deri në Indi
Të paktën 12 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi pjesë të mëdha të Pakistanit dhe Afganistanit. Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë të frikësuar.
22 Mars 2023, 10:56