-
Rama iu kthen përgjigje qytetarit për amnistinë fiskale: Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare! Do jetë shumë shpejt realitet (VIDEO)
Nga oborri i shtëpisë, larg zyrës dhe i veshur sportiv, kryeministri Edi Rama këtë të diel e shfrytëzoi për t’ju përgjigjur disa video-mesazheve të qytetarëve të ndryshëm të cilët kërkonin zgjidhje për shqetësimet e tyre.
11 Tetor 2020, 12:36 -
‘Bie amnistia', Angjeli: Kishte mangësi! Drafti i ri të përputhet me Reformën në Drejtësi e të shmangë pastrimin e parave
Qeveria tërhiqet nga drafti aktual i amnistisë fiskale, pasi nuk plotëson disa kushte thelbësore. Anastas Angjeli shpjegon për Report TV arsyet e rishikimit të draftit që sipas tij nuk ka konsensus politik, duhet të mbyll shtigjet e pastrimit të parave, si dhe të jetë në harmoni me Reformën në Drejtësi. Sipas tij ende nuk ka një draft cilësor për tu miratuar.
1 Tetor 2020, 19:31 -
Projektligjit për amnistinë fiskale, mazhoranca tërhiqet nga votimi më 24 shtator! Draftin nuk ka marrë dritë jeshile në komisione
Mazhoranca është tërhequr nga votimi në seancën së të enjtes të projektligjit për amnistinë fiskale.Mazhoranca është tërhequr pasi do të plotësohet edhe me kritikat që erdhën nga grupet e interesit.
22 Shtator 2020, 16:53 -
Amnistia fiskale, Dhamo: Drafti i paqartë, s'ka analiza financiare! Nuk dihet si do riatdhesohen paratë
Ekspertët dhe grupet e interesit e konsiderojnë të paplotë draftin e amnistisë fiskale. Sotiraq Dhamo ekspert kontabël thotë se drafti është pa një analizë paraprake financiare. Sipas tij ngërçet ligjore dhe teknike bën që qeveria të tërhiqet për në muajin shtator.
4 Gusht 2020, 18:32 -
A do të ndryshojë projektligji i amnistisë fiskale? Report TV zbardh dokumentin me kritika të Shoqatës së Bankave: Saktësoni detyrat e institucioneve
Kritikat dhe kundërshtimet për amnistinë fiskale dhe penale, kanë bërë që diskutimi dhe miratimi i saj të shtyhet për në shtator. Shqetësimet e ngritura mund të çojnë edhe në ndryshim të projektligjit. Report TV zbardh komentet që Shoqata e Bankave ka depozituar në Komisionin e Ekonomisë për kritikat dhe sugjerimet që ka për draftin. Sipas analizës burimi i të ardhurave duhet të hetohet nga Njësia Speciale dhe që bankat të mos mbajnë përgjegjësi apo të kërkojnë dokumente për depozitimin e parave
2 Gusht 2020, 12:43 -
Edi Rama: Shtyrja e amnistisë fiskale e përkohshme, po bëjmë edhe ca konsultime
Rritjen e borxhit publik, Edi Rama e justifikon me dy ngjarjet e rënda, tërmetin dhe pandeminë. "Rritja është rezultat i gjërave që na kanë ndodhur dhe është dicka që po e bëjnë të gjithë. Lidhet me nevojën për të adresuar problemet që kanë dalë pas tërmetit dhe COVID-it<
31 Korrik 2020, 22:14 -
Amnistia fiskale e penale: Njësia Speciale që do parandalojë ligjërimin e pasurive dhe të ardhurave nga krimi, PD kundër
Në 30 vitet e fundit, pas ndryshimit të sistemit politik dhe kalimit në ekonominë e sipërmarrjes së lirë, krahas zhvillimeve pozitive dhe stabilitetit ekonomik të krijuar, në ekonominë shqiptare janë evidentuar edhe fenomene të informalitetit, të shmangies nga taksat dhe të punës së zezë.
18 Korrik 2020, 00:20 -
'Ligji për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar', Tabaku: Po pastrohen paratë e kriminelëve (VIDEO)
'Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit."
17 Korrik 2020, 13:07 -
Amnistia fiskale, ekspertët: Rrezik pastrimi i parave
Ekspertët e ekonomisë e shohin nismën e qeverisë për amnistinë fiskale pozitive por që nuk shmanget pastrimi i parave. Sipas tyre vendi nuk ka mekanizma për të shmangur paratë e krimit. Zef Preçi dhe Klodian Muço thonë për Report TV se amnistia nuk mund të arrihet pa konsensusin e politikës.
7 Korrik 2020, 20:10 -
FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat
Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.
2 Korrik 2020, 07:51 -
“Pro amnistisë fiskale, kundër pastrimit te parave”, Enio Jaço: Drafti të konsultohet me Moneyval, Shqipëria është në listën gri
Dhoma Amerikane e Tregtisë e vlerëson amnistinë fiskale si një nismë pozitive në rast se shmanget pastrimi i parave. Presidenti i Dhomës Enio Jaço thotë për Report TV se duhet të nisë konsultimi me Moneyval pasi Shqipëria është futur në listën gri për pastrim parash.
30 Qershor 2020, 18:55 -
Bizneset me xhiro deri në 10 mln lekë pa TVSH, Anila Denaj: Në korrik prezantojmë amnistinë fiskale
Biznesi i vogël me xhiro nga 0 deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajë TVSH deri në vitin 2029. Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj, e cila njoftoi se do të hyjë në fuqi këtë vit. Ndërsa bizneset me xhiro nga 0 në 14 milionë lekë në vit nuk do të paguajnë tatim fitimin për 10 vitet e ardhshme.
29 Qershor 2020, 16:15 -
Amnistia fiskale/ PD: Shqipëria do shndërrohet në lavatriçen më të madhe të parave të pista
Partia Demokratike ka dalë kundër amnistisë fiskale, duke thënë ajo do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë!
13 Qershor 2020, 14:27 -
Topalli: Politika dhe krimi marrëveshje për të amnistuar pasuritë, boll më! Koha është për një lëvizje për ndryshim
Ish-numri dy i PD-së ka postuar lajmin e Shqiptarja.com që zbardhi draftin e amnistisë, ndërsa shkruan se kasta politike e korruptuar dhe krimi kanë bërë marrëveshje edhe për të amnistuar pasuritë e veta të paligjshme, të vendosura deri ne 2017.
11 Qershor 2020, 17:21 -
Legalizohen paratë e korrupsionit deri në 2017? Rama e mohon: Ata që kanë mbajtur poste politike dhe jo vetëm...përjashtohen! (VIDEO)
Një ditë pasi Report TV zbardhi draftin konfidencial sipas të cilit legalizoheshin pasuritë e qeveritarëve të larguar prej më shumë se 3 vitesh, kryeministri Edi Rama, i shuan këto zëra duke thënë se nuk ka amnisti për asnjë person që ka prekur politikën. Rama tha se nga amnistia për pasuritë e padeklaruara përjashtohet edhe kushdo që ka qenë prokurorë apo gjyqtarë.
10 Qershor 2020, 15:35 -
Nga ish-ministrat e Berishës tek çifti Fullani e Kuliçaj, 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin pasurive dhe parave të pista
Kategoritë e plotat që përfitojnë amnistia e qeverisë për të legalizuar pasuritë e paligjshme, përfshihen edhe të gjithë ish-drejtorët e PD-LSI si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive që kanë bërë letrat për tenderat dhe grabitjen e pasurive publike, amnisti edhe nga ndjekja penale
10 Qershor 2020, 14:48 -
Zbulohet drafti i plotë amnistisë, falen edhe pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017
Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.
9 Qershor 2020, 15:50