-
Meta mesazh Veliajt: Uroj që të shërohesh sa më shpejt nga COVID-i
Kur bëhet fjalë për shëndetin harrohet lufta politike. Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë nga COVID-i kryebashkiakut Erion Veliaj, që njoftoi sot se është prekur nga sëmundja. "Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe shëndet t
28 Korrik 2020, 10:27 -
Spahia: Kolaps i plotë, tamponët nga Kina në 60% të rasteve japin rezultat fals negativ
Spahia ka sjellë në vëmendje një rast ku një person nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore pasi nuk ka pasur tampon në gjendje.
27 Korrik 2020, 22:21 -
Beqaj: S'u lejuan tamponët tek privati pasi nuk gjurmonim dot të infektuarit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv tregoi arsyen se pse në spitalet private në vend nuk lejohet bërja e tamponit. Beqaj foli edhe për situatën politike në vend thotë se nuk është kundër hapjes 100% të listave, por është një çështje që bart rrezik.
27 Korrik 2020, 22:09 -
Brataj apel qytetarëve: Parandalimi është çelësi i fitimit ndaj COVID-19
Mjeku ka dhënë rekomandimet për të gjithë ata që janë pozitivë, kanë apo jo shenja të koronavirusit, kanë simptoma apo trajtohen në banesë. Ai thotë se parandalimi është çelësi i fitimi të betejës dhe se duhet më shumë se kurrë bashkëpunimi.
27 Korrik 2020, 20:47 -
Ruçi apel qytetarëve: Virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat se pandemisë po i vjen fundi, zbatoni masat
Kryetarit i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë që apel për të gjithë qytetarët që të rrisin kujdesit për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ai thotë se virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi.
27 Korrik 2020, 18:15 -
Humbi betejën me Covid19, shkrimtari Xhahid Bushati shpreh pikëllimin për mësuesin
Humbja e parakohshme e mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi, ka sjellë reagimin e shkrimtarit dhe studiuesit Xhahid Bushati, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij. Gazion Rusi ishte një mësues nga Shkodra, i cili u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare pasi humbi betejën me koronavirusin.
27 Korrik 2020, 11:03 -
Vdes nga COVID-i shoferi i ministres, Elisa Spiropali: Na trondite dhe trishtove thellësisht
Koronavirusi i mori jetën shoferit të ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali. Gani Potka 58 vjeç prej disa ditësh ndodhej i intubuar tek COVID-2, ndërsa ministrja në një postim e përshkruan një njeri fisnik dhe veçon detajin se kurrë më parë nuk kishte pirë një aspirinë. Potka, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
27 Korrik 2020, 10:50 -
Koronavirusi e mposhti, myftiu i Shkodrës reagon për mësuesin: Mbetesh simbol i pastërtisë dhe vëllazërisë
Për humbjen e parakoshme të mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, i cili thotë se shembulli Gazionit mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes p&
27 Korrik 2020, 10:43 -
Miqtë mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID, vetëm 39 vjeç, mësuesi i Medresesë nga Shkodra! Myftiu: Mbetesh model i pastërtisë
Shokët, familjarët dhe të njohurit e tij mblodhën 35 mijë euro për ta dërguar jashtë vendit, por pavarësisht kësaj ai nuk ia doli.
27 Korrik 2020, 09:52 -
Sot 4 humbje jete, numër rekord të infektuarish, 126 raste me COVID, 19 pacientë në terapi intensive
Ministria e Shëndetësisë: 126 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur. "Tregoni kujdes duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj".
26 Korrik 2020, 16:17 -
Në 'kërkim' të mjekëve, Arben Gjata për Report Tv: Nëse tejkalohen kapacitetet, spitalet rajonale kthehen në COVID
Ata që sot janë heronjtë e situatës së vështirë që mbarë bota po kalon, mjekët, janë të përgatitur të kalojnë kohë të gjatë në trajtimin e pacientëve me COVID, që nga dita në ditë në Shqipëri po shtohen me shifra të larta. Profesor Arben Gjata, përgjegjës për burimet njerëzore gjatë epidemisë thotë për Report Tv se po bëhen trajnimet e duhura për mjekë në strukturat e reja spitalore COVID që pritet të hapen, ndërsa nëse situata përkeqësohet, edhe spitalet Rajonale do të kthehen në COVID.
25 Korrik 2020, 14:53 -
Saranda "fle" në orën 20:00! Pronarët e lokaleve të natës lutje qeverisë: Hapni muzikën ose falimentuam! Nuk është si në "Story", ruajmë distancën
Një vëzhgim i Report Tv ju sjell Sarandën turistike që në kulmin e sezonit, e gjen të boshatisur pas orës 20.00. Pronarët e lokaleve që janë të detyruar me akt normativ të ulin muzikën në këtë orë, thonë se nëse qeveria nuk reflekton do të ketë humbje të mëdha që do t’i çojnë deri në faliment.
25 Korrik 2020, 12:35