-
Lajm i mirë! Alimehmeti: COVID-i ka pësuar mutacion e po shkakton më pak vdekje
Në këtë moment po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, por më i ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.
9 Gusht 2020, 14:30 -
Vdekja e skulptorit/ Leka mes lotëve për Report Tv: Deri dje COVID për mua ishte numër, sot emër! Hoxha: Jemi të shokuar
Me lot në sytë që disa herë ia bënin të pamundur që të flinin për mikun e tij që sot nuk është më, Gazment Leka ka rrëfyer momentin e trishtë se si e mori lajmin për ndarjen nga jeta të skulptorit, Arben Bejo dhe çfarë përfaqësonte ai në sytë e tij! Një shok psikologjik, e quan Leka në prononcimin e dhënë për Report Tv, që në disa momente ishte i vështirë për t'u pranuar vdekjen e tij. Ai thotë se deri dje COVID-i për të ishte vetëm një numër, sot me vdekjen e Bejos, është një emër.
9 Gusht 2020, 13:44 -
'Ben Bajo iku! Turp për këtë vend që melhemet i përdor për të shëruar dallkaukët që mbijnë për 24 orë, 140 copë përnjëherë'
Po për Ben Bajo skulptorin, që nuk e bën më nëna kushedi për sa dekada, për atë nuk pati asnjë melhem, nuk mbeti asnjë kacidhe për të tentuar të fitonte mbi vdekjen. Ben artisti i madh, ben i ateliesë plot, Beni i ekspozitave të vetme të skulpturës në ketë vend të zhuritur për të bukurën, nuk është më.
9 Gusht 2020, 13:28 -
COVID-i shuan skulptorin Arben Bajo, miqtë: Vetëm trishtim! Krijove mrekullira, arti në çdo çast e moment ka qenë Parajsa jote
Skulptori Arben Bajo mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 53-vjeçare, pas luftës prej ditësh me COVID-in e padukshëm që po bën kërdinë në të gjithë botën. Reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë e artistë shqiptarë duke shprehur ngushëllime për artistin shqiptar.
9 Gusht 2020, 13:00 -
Dasmë në oborr, gjobitet me 1 mln lekë i zoti i shtëpisë në Bulqizë! E pësojnë keq edhe 5 pronarë në Tiranë, Berat e Durrës
Gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 4 persona për organizim dasmash kundër rregullave për të parandaluar përhapjen e COVID-it, 2 pronarë lokalesh nmë Berat, 1 në Durrës dhe një person që po organizonte dasmë në oborrin e shtëpisë në Bulqizë.
9 Gusht 2020, 11:43 -
COVID-i i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit të njohur Arben Bajo
Gjithë jetën e tij ka gdhendur materiale të ngurta dhe u ka dhënë formën që donte, por me këtë virus e kishte të pamundur! COVID-19 u tregua më i fortë e skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia.
9 Gusht 2020, 08:27 -
Elbasan/ Mbyllet drejtoria arsimore, drejtoresha pozitive me COVID
Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtoresha ka rezultuar pozitiv me COVID-19, teksa mësohet se i gjithë stafi është karantinuar. Ky qytet ka pasur 19 raste të reja ditën e sotme, ku mes tyre i infektuar është edhe një ekonomist i njohur që ka një studio në qendër të qytetit.
8 Gusht 2020, 22:32 -
Moderatori shqiptar me COVID-19: E fitova betejën, nuk ishte aspak e lehtë
Një tjetër personazh i botës së Televizionit ka fituar betejën me koronavirusin. Ai është moderatori Bledi Strakosha. Nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetet sociale, Bledi ka shkruar beteja e tij nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.
8 Gusht 2020, 19:23 -
124 raste të reja dhe 4 humbje jete! Tirana 'kryeqyteti i virusit'! Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha e infektuar (VIDEO)
Kjo e shtunë ka regjistruar sërish një bilanc negativ të koronavirusit! 4 humbje jete janë konfirmuar ditën e sotme me COVID-19, teksa 124 persona nga 500 të testuar kanë rezultuar pozitiv. Në bilancin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se viktima ka pasur në Shkodër dhe Tiranë.
8 Gusht 2020, 16:32 -
Qytetarët në Sarandë e Kukës 'bashkëjetesë' me COVID-in! / Vëzhgimi i Report Tv
Qytetarët në Sarandë e Kukës, kanë vendosur të bashkëjetojnë me koronavirusin, pavarësisht se situata vijon të jetë mjaft problematike. Në mjedise publike, por edhe në ato private nuk respektohet asnjë masë anti-COVD, siç është ruajtja e distancimit fizik apo mbajtja e maskës.
7 Gusht 2020, 20:45 -
Radhë të gjata pa distancë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, i riu: Të sorollasin për një vërtetim (VIDEO)
Mes tyre nuk është mbajtur asnjë distancë, një nga rregullat kryesore për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, ku vetë policia ka vënë gjoba kur ka pasur shkelje të tyre.
7 Gusht 2020, 13:26 -
Shtohen heronjtë kundër COVID-it, 50 infermierë të rinj për periudhën vjeshtë-dimër (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë deklaron se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.
7 Gusht 2020, 13:04 -
Pediatrja për Report Tv: Nënat me Covid-19 mund të ushqejnë me gji fëmijët, nuk trasmetohet virusi
Java e parë e gushtit i dedikohet ushqyerjes me gji. Report Tv sjell këshillat e mjekes pediatre Mirela Dibra e cila thekson se nënat me koronavirus mund të ushqejnë foshnjet me qumësht gjiri pasi nuk ka asnjë provë që tregon se virusi mund të transmetohet te fëmija.
6 Gusht 2020, 17:42 -
Familjarët presin jashtë spitalit për t'u informuar, QSUT: Askush s'lejohet të hyjë, komunikohet përmes telefonit
Është në dispozicion një koordinator i posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar tek Infektivi. Për sa i përket komunikimit me familjarët e të prekurve, në njoftim thuhet se është bërë i mundur përmes telefonit për të evituar kështu infektimin.
6 Gusht 2020, 16:34 -
Mjekët e familjes ndjekin mbi 1 mijë të prekur me Covid-19 në vend
Në vendin tonë janë mbi një mijë të prekur me COVID-19 të cilët ndiqen nga mjekët e familjes. Mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19, që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.
6 Gusht 2020, 16:11 -
'Në privat ndryshe nga QSUT'/ ISHP i përgjigjet PD: Krahasim absurd! Testet serologjike dhe analiza PCR janë 2 gjëra të ndryshme
Instituti i Shëndetit Publik iu është përgjigjur akuzave të ardhura nga PD-ja, duke i kujtuar se analiza PCR dhe testet serologjike nuk janë e njëjta gjë, e për pasojë edhe rezultati nuk mund të jetë i njëjtë!
6 Gusht 2020, 15:01 -
Familjarët lihen të presin jashtë QSUT-së pa asnjë informacion për të afërmit e sëmurë, Meta: Të reflektohet menjëherë
Ai thotë se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht e të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.
6 Gusht 2020, 14:36 -
Basha: Qeveria dështoi me paketa gjysmake! PD do t’i kthejë ekomonisë frymëmarrjen
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka artikuluar këtë të enjte akuza në drejtim të qeverisë Rama se nuk ka menaxhuar si duhet situatën e krijuar nga pandemia Covid 19, duke bërë që qytetarët të varfërohen edhe më shumë. Sipas Bashës paketat ekonomike janë gjysmake dhe se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria.
6 Gusht 2020, 13:54 -
'Infektohet' spitali i Beratit/ Me COVID 5 infermierë në 3 reparte dhe 3 punonjës! Të prekur dhe te Drejtoria e Tatimit
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë spital janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, më konkretisht infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca. ndërkohë, 3 rastet e tjera është një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.
6 Gusht 2020, 11:46 -
Mbi 2 mijë qytetarë u bëhet testi i COVID në Kakavijë, krijohen radhë të gjata në doganë
Rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria iu nënshtruan testeve. Edhe pse orët e mëngjesit kaluan pa probleme, mësohet se procedura e testimit ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë.
6 Gusht 2020, 10:38 -
Të pasurit me charter të dedikuar për kurim ndaj COVID-it jashtë vendit! Në 3 muaj 20 persona u larguan nga Rinasi...i 'besojnë' Turqisë dhe Italisë (FOTO)
Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë!
6 Gusht 2020, 09:52