-
Kronikë
Mjekja Dollenberg flet nga Gjermania: Shqipëria në rrugën e duhur me vaksinimin, por nuk mjafton! Duhet të vijojë respektimi i masave anti-COVID!
Për "Report Tv", Dollenberg tha se Shqipëria është në rrugën e duhur sa i përket vaksinimeve, por theksoi se pandemia nuk mposhtet vetëm me vaksinat, duke bërë apel për qytetarët që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID.
26 Maj 2021, 17:27 -
Kronikë
Kryhen 11.230 vaksinime, në total mbi 736 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Ka shkuar në 736.365 numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thotë po ashtu se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 11230 vaksinime.
25 Maj 2021, 21:57 -
Kronikë
-
Kronikë
Sezoni turistik, Klosi: Të angazhuar që turizmi këtë vit të ketë një sezon më të mirë se viti i parë i pandemisë
Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Sezonit Turistik zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi masat dhe format e qasjes së turzmit këtë vit. Me një postim në Facebook, Ministri Blendi Klosi ka postuar disa foto nga mbledhja, ndërsa shpreh angazhimin për të patur një sezon turistik më të mirë se viti i parë i pandemisë.
25 Maj 2021, 15:37 -
Kronikë
-
Kronikë
COVID 'ikën' nga spitalet rajonale, të infektuarit nga rrethet do trajtohen tek Infektivi! Manastirliu: Pritet lehtësim i masave nga komiteti
Me uljen e numrit të infektimeve me Covid, 3 spitalet rajonale në Elbasan, Shkodër dhe Durrës, tashmë janë kthyer në normalitet duke mbyllur pavionet për të infektuarit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se pritet lehtësim i masave nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve këtë javë.
25 Maj 2021, 14:59 -
Kronikë
Tomini për Report Tv: Marrin dozat e dyta Sinovac kujt iu shty data! Do preferoja të hiqeshin maskat në ambientet jashtë
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë. Ajo shtoi se me ardhjen e vaksinave, marrja e dozës së dytë do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes.
24 Maj 2021, 12:36 -
Kronikë
Sot kryhen 4372 vaksinime, në total mbi 712 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’. Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka
22 Maj 2021, 21:03 -
Kronikë
Manastirliu poston foto të mjekëve e infermierëve të spitaleve COVID: Situata e kontrolluar, por ka ende nevojë për kujdes
Në Facebook, ku ka postuar një foto të mjekëve e infermierëve të spitaleve Covid, Manastirliu shkruan se ata vijojnë të shërbejnë me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm, por shton se nevojitet ndihma e të gjithëve 'në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë'.
22 Maj 2021, 18:13 -
Kronikë
23 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID! Sot kryhen 4372 vaksinime, në total mbi 712 mijë vaksinime
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 23 raste të reja me OCVID-19 dhe vetëm një humbje jetën. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’.
22 Maj 2021, 16:36 -
Kronikë
Silva Bino publikon faktet e reja për efikasitetin e vaksinës kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve
Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.
22 Maj 2021, 10:23 -
Kronikë
Sot janë kryer 5103 vaksinime, në total që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ mbi 708 mijë vaksinime
Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin. Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se sot janë kryer, 5103 vaksinime. Ndërkohë në të gjithë vendin në total, në nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’, janë kryer 708.074.
21 Maj 2021, 20:22 -
Kronikë
COVID-19/ 35 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit! Asnjë pacient i intubuar! Sot 5103 vaksinime
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 35 raste të reja dhe vetëm një humbje jete. Lajmi i mirë është që prej ditësh vijon të mos ketë asnjë pacientë të intubuar në spitalet COVID, ndërsa vetëm 7 persona janë në terapi intensive.
21 Maj 2021, 16:33 -
Kronikë
Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët, rrit antitrupat! Dozat e radhës priten brenda fundjavës
Bino sqaron se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.
19 Maj 2021, 12:21 -
Kronikë
Ndërpritet prej dy ditësh vaksinimi me Sinovac në Pogradec, mbarojnë dozat! Rreth 1 mijë persona në pritje të dozës së dytë! Në Korçë procesi vijon vetëm me Pfizer
Janë rreth 1 mijë persona që presin të marrin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa doza të tjera të Sinovac pritet të vijnë javën që vjen.
19 Maj 2021, 11:29 -
Kronikë
-
Kronikë
Task-Forca për Turizmin, Manastirliu: Brenda majit vaksinohet i gjithë personeli i turizmit! Klosi: Hapet sistemi i aplikimit për stacione plazhi
Në një takim me task Forcën e Turizmit, ministrja e Shëndetësisë tha se brenda majit pritet të përfundojë vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese. Ndërsa ministri Klosi njoftoi se është hapur sistemi për aplikimin e operatorëve turistikë për stacionet e plazhit. Edhe këtë vit do ketë protokolle anti-Covid, por masat pritet të jenë më të lehtësuara.
18 Maj 2021, 11:38 -
Kronikë
Manastirliu: Në 24 orët e fundit janë kryer 10.549 vaksinime anti COVID, në total mbi 680 mijë vaksinime
Procesi i vaksinimit masiv kundër COVID, në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta. Ditën e sotme janë kryer 10.549 vaksinime në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se në total që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh', janë kryer 680.083 vaksinime.
17 Maj 2021, 22:25 -
Kronikë
Mbërrijnë në Rinas mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Rama: Në total mbi 773 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri! Sot 10.549 vaksinime në mbarë vendin
Mbrëmjen e sotme në vendin tonë ka mbërritur 12 870 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin e Rinasit. Në vendin tonë numri total i vaksinave është mbi 773 mijë që po përdoren për vijimin e vaksinimit masiv.
17 Maj 2021, 21:38 -
Kronikë
Vaksina kineze 'Sinovac', vetëm për dozat e dyta! Fluks qytetarësh në Tiranë në radhë për t'u vaksinuar
Në sheshin “Skënderbej” po ofrohen vaksinat kineze vetëm për dozat e dyta, ndërsa po përdoret AstraZeneca për qytetarët që kryejnë injeksionin e parë. Gjatë ditës së sotme pati një fluks në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa prej qytetarëve u ankuan për vonesa
17 Maj 2021, 10:23