-
Tragjedi në Mirditë, 3 anëtarët e një familje ndërrojnë jetë nga COVID brenda një jave! U infektuan në ceremoninë mortore
3 anëtarë të familjes Cara në Rubik kanë humbur jetën brenda një javë. Babai dhe djali u ndanë nga jetë në të njëjtën ditë, ndërsa këtë të shtunë edhe nëna u përcoll nga të afërmit
6 Mars 2021, 09:10 -
Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)
A janë opsion vaksinat ruse dhe kineze për COVID-19 në Shqipëri? Kjo ishte pyetja që solli diskutime mes mjekëve në emisionin "Repolitix" në Report Tv, ku në përgjithësi ishin në një mendje që Shqipëria duhet të sjellë sa më shumë vaksina që janë efikase pa parë origjinën nëse është ruse apo kineze pasi populli ka nevojë të vaksinohet dhe e vetmja gjë që intereson është efektshmëria e tyre.
4 Mars 2021, 21:19 -
Humbja e jetës së të rinjve nga COVID, mjekja Silvana Bala në Report Tv: Një nga shkaqet është neglizhenca, nuk besojnë në rrezikshmërinë e sëmundjes
Duke folur për humbjet e jetës në moshat e reja, mjekja tha se një nga shkaqet kryesore është neglizhenca, pasi janë treguar mosbesues në rrezikshmërinë dhe gravitetin e sëmundjes
4 Mars 2021, 19:48 -
COVID-19/ 20 viktima, 847 raste të reja në 24 orët e fundit! Sot janë kryer 1014 vaksinime
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 20 humbje jete dhe 847 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë.
4 Mars 2021, 17:49 -
COVID-19/Më të prekura janë femrat me 52 %, por fatalitetet më të larta janë te meshkujt me 67 %! Tirana qyteti më i ‘papërgjegjshëm’
Në Tiranë banorët nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që iu kanoset nga Covid -19 edhe pse shifrat e vdekjeve në vit pandemi janë të larta. Lokalet, ambiente të ndryshme në metropol mbipopullohen çdo ditë dhe shumë pak qytetarë respektojnë masat anti-COVID.
4 Mars 2021, 16:07 -
Së shpejti do të vaksinohen stomatologët mbi 50 vjeç, Deda: Në total janë 3 mijë të licensuar (VIDEO)
Edhe stomatologët do të marrin vaksinën anti-COVID. Kreu i Urdhrit të Stomatologëve tregon për Report Tv se në të gjithë qarqet ka nisur hartimi i listave me emrat që do të vaksinohen. Në Shqipëri janë 3000 stomatolog të licensuar, ndërsa është propozuar që fillimisht vaksinimi të nisë me fashën e moshës mbi 50 vjeç
3 Mars 2021, 16:29 -
Sot 892 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë infermieri nga Mati, mbyllet Gjykata e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 8 punonjës të saj
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 892 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 19 humbje jete. Ditën e sotme janë kryer 3369 testime, nga të cilat qyteti më i prekur është ai i Tiranës me 374 raste të reja aktive.Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë.
2 Mars 2021, 17:59 -
21 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! Një javë më parë virusi i mori jetën 18-vjeçarit nga Tirana, sot ndërron jetë edhe babai i tij
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë regjistruar 952 raste të reja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid, ndërsa në spital janë shtruar 662 pacientë.
28 Shkurt 2021, 16:59 -
Vendi të shkojë drejt mbylljes totale? Mjeku Shapo nga Londra: Nuk bëhet për shkak të fushatës elektorale! Mjeku Xhaxho: Duhet të ashpërsohen masat
Por sipas mjekut që jeton dhe punon në Londër, askush nga klasa politike në këto momente nuk do të ishte në gjendje që të ndërmerrte masa të tilla për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në vendin tonë
26 Shkurt 2021, 22:37 -
Pa maska, të përqafuar dhe mbi 30 veta në një ambient të vogël, Paloka 'harron' pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë në thyerje të masave antiCOVID
Edi Paloka ka inauguruar shtabin e PD në Fushë Krujës duke mbledhur shumë njerëz, të gjithë pa maska dhe të përqafuar me njeri-tjetrin në kundërshtim të hapur me masat antiCOVID, i cili nuk ka nguruar të publikojë edhe foto në profilin e tij në Facebook.
21 Shkurt 2021, 08:13 -
COVID-19/1112 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit! Bëhen 736 vaksinime vetëm sot në Tiranë, Shkodër, Vlorë
Infektimet me COVID-19 në vendin tonë por edhe numri i viktimave prej këtij virusi vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 1112 ratse të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Rastet më të larta janë shënuar në qarkun e Tiranës me 392 të infektura me COVID në 24 orët e fundit.
18 Shkurt 2021, 18:05 -
Berat/ Prej 7 ditësh qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për testet e kryera për COVID
Testet e Covid-19,të kryera në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje që prej dt.11 Shkurt. Burime të sigurta dhe të besueshme brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije se, ka vonesa të theksuara në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë institucion
18 Shkurt 2021, 12:48 -
I afërmi i shtruar në pavionin COVID në Shkodër, qytetari: I kanë hequr aparaturat dhe duan të lënë të vdesë
Një qytetar i cili ka të shtruar xhaxhain e tij në spitalin Rajonal në Shkodër, pasi është i sëmurë më COVID, pretendon se të afërmit të tij i janë hequr aparaturat e oksigjenit
17 Shkurt 2021, 12:08 -
'Më morën portofolin me lekë të babait tek Infektivi!' Vajzës i kthehen sendet personale pas shqetësimit të ngritur në media! QSUT: Nuk kishte mjet identifikimi
Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo. Por pas denoncimit të qytetares në polici dhe apelit të bërë në media, zonjës i janë kthyer sendet personale të babait të saj
16 Shkurt 2021, 12:35 -
Rakacolli në Report Tv: Problem të infektuarit, nuk karantinohen! Shtim të rasteve me COVID tek moshat 15-35 vjeç, ka shumë të rinj në terapi intensive
Në një intervistë në Report Tv, Rakacolli tha se kemi shumë të rinj në terapi intensive dhe se problemi më i madh i shtimit të rasteve është fakti se nuk respektohen masat antiCOVID. Rakacolli ngriti edhe problemin se personat e infektuar nuk karantinohen, por dalin nga shtëpia sapo ndihen më mirë dhe kjo bën që ata të jenë burim infektivi.
15 Shkurt 2021, 17:54