-
Edhe Shqipëria duhet të shkatërrojë shishet boshe të vaksinës COVID siç bën BE për të shmangur mundësinë që të ripërdoren
Në Shqipëri nuk ndiqet e njëjta procedurë si në vendet e Bashkimit Evropian për asgjësimin e shisheve bosh të vaksinave anti-covid. Kjo procedurë është e domosdoshme për shmangien e mundësisë që shishet të mbushen me produktet false dhe të rihidhen në treg.
11 Janar 2021, 20:07 -
Sot nisi vaksinimi anti-COVID/ Vasilika Hysi: Shqipëria nuk mbeti pas! Vaksina nuk nisi për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e tjera
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se sot Shqipëria bëri realitet vaksinimin anti-covid falë mirëmenaxhimit dhe përpjekjeve të qeverisë për ta siguruar atë edhe pse politikat e BE nuk ishin favorizuese.
11 Janar 2021, 19:23 -
COVID-19/ 100 fëmijë të infektuar gjatë pandemisë, Gjeorgjina Kuli për Report Tv: 4 prej tyre u intubuan
Rreth 100 fëmijë janë shtruar në total në repartin COVID të pediatrisë në QSUT që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Profesoreshë Gjeorgjina Kuli thotë për Report Tv se 4 fëmijë janë intubuar, 3 prej të cilëve kanë arritur të shërohen. Aktualisht 10 fëmijë të infektuar ndodhen të shtruar në spital.
9 Janar 2021, 17:15 -
Rekord testimesh për COVID-19, 655 raste pozitive dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima dhe 655 raste të reja pozitive. Gjithashtu dita e sotme ka shënuar një rekord të testimeve të kryera që nga fillimi i pandemisë, ku në 24 orë janë bërë 4499 testime.
9 Janar 2021, 16:47 -
Biznesi online ‘triumfon’ në pandemi! Agjentja e shitjeve: Qytetarët të pasigurt, shpenzojnë për ushqime dhe produkte higjienike
Biznesi i ri që po zhvillohet online është ndër të vetmit që përfitoi nga pandemia COVID-19. Përgjatë vitit pandemik 2020 regjistroi një rritje të ndjeshme në shitje, por nga ana tjetër u përball edhe me një sjellje të re konsumatore. Qytetarët kërkuan më shumë produkte ushqimore dhe higjienike.
9 Janar 2021, 16:29 -
Biznesi rrit besimin në ekonomi, por qytetaret vijojnë kursimin! Alban Zusi: Sipërmarrja po ri-përshtatet, pandemia mësim për vendin
Banka e Shqipërisë thotë se viti 2020 u mbyll me rënie besimi nga qytetarët në ekonomi, por gjendja e bizneseve është përmirësuar. Eksperti Alban Zusi tregon për Report TV se sipërmarrjet po ri-përshtaten me realitetin e ri.
9 Janar 2021, 16:21 -
Vaksinimi anti-covid/ ISHP: 60 pika në Air Albania për të bërë vaksinën, përjashtohen shtatzënat dhe fëmijët
Në javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi anti-covid në vendin tonë. Erida Nelaj, menaxhere e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, tregon për Report TV se kategoritë që përjashtohen janë gratë shtatzëna dhe moshat nën 16 vjeç. Fillimisht do të vaksinohet personeli shëndetësor i spitaleve COVID, me dy doza në një hark kohor prej 21 ditësh.
6 Janar 2021, 13:51 -
Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja
Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 tha se ora policia pas 22:00 do të vijojë të jetë ende në fuqi, ndërsa theksoi shqetësimin se po rriten rastet pozitive te moshat e reja 25- 34 vjeç. Universitetet do të vijojnë mësimin online edhe për 2 javë, ndërsa pezullimet e fluturimeve me Britaninë do të vijojnë deri më 18 janar.
6 Janar 2021, 12:26 -
Dita e ujit të bekuar/COVID anulon ceremoninë e hedhjes së kryqit në shumicën e vendit! 'Devijon' Vlora, Pogradeci dhe Berati, ku ishte i pranishëm Meta (VIDEO)
Për shkak të pandemisë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujë dhe kapja e saj nga besimtarët për të marrë bekimin për këtë vit do të mungojë në qytetin e Korçës, Sarandës, Fierit, Durrësit dhe Gjirokastrës por jo në Vlorë, Pogradec dhe Berat, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta.
6 Janar 2021, 10:09 -
COVID-19/ 660 raste pozitive dhe 11 viktima në 24 orët e fundit! Nga sot rikthehet ora policore që prej 22:00
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 660 raste pozitive dhe 11 humbje jete nga COVID-19. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë informon se sot kufizimi i lëvizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00. Ulje të ndjeshme kanë shënuar edhe rastet e shtrimeve në spital dhe pacientët e intubuar.
5 Janar 2021, 16:42 -
COVID-19/Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi nis nga bluzat e bardha, kush e ka kaluar t'ia lërë radhën kolegut! Shifrat në rënie, të bëhet një lehtësim gradual i masave
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se vaksinimi për anti-covid do të nis nga grupet më të riskuara që janë bluzat e bardha dhe më pas me moshën e tretë. Alimehmeti tha se do të bëhet një llogaritje e saktë se kush do të jetë prioritet, ndërsa tha se mjekët që e kanë kaluar nuk janë aq prioritet dhe se mund t'ia lënë radhën një kolegu.
4 Janar 2021, 13:38 -
Rama publikon videon: Si mund të merret përmes e-Albania paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-COVID në shtëpi
Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm, për sa i përket rimbursimit të trajtimit ambulator anti-COVID na banesë.
4 Janar 2021, 08:05 -
Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë
Gazetari Carlo Bollino shprehet se Italia duhet t'i rikthejë solidaritetin Shqipërisë duke e ndihmuar me sigurimin e dozave të vaksinës. Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen e tyre ka mbetur ende pa vaksina.
3 Janar 2021, 15:06 -
Sigurimi i vaksinës anti-covid, qytetarët: Na dha shpresë, do ta bëjmë
Sigurimi i vaksinës anti-covid është një lajm shpresëdhënës për qytetarët shqiptarë. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se kjo është nisja më e mirë për 2021 ndërsa thonë se janë të gatshëm për ta bërë vaksinën sapo të mbërrijë në Shqipëri.
2 Janar 2021, 13:18