-
Mjekja e familjes për Report Tv: Pacienti nuk ka të drejtë të kundërshtojë shtrimin
Asnjë i sëmurë me Covid nuk mund të vendosë nëse do të trajtohet me mjekim në shtëpi apo në spital. Mjekja e lagjes numër 10 në Tiranë i tha Report Tv që vendimin e merr 127-ta. Nëse gjendja e të sëmurit është e rëndë, Urgjenca vendos shtrimin në spital dhe nuk tolerohen pretendimet e familjarëve apo të vetë të personit të infektuar.
9 Shtator 2020, 19:36 -
Hapen 2 tendera me vlerë 138.2 mln lekë për blerje kitesh! Anulohet gara e hapur nga ISHP për teste
138.2 milionë lekë është vlera limit e dy tenderave të hapur nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit te Gjakut Tiranë dhe Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ndërkohë në buletinin javor të Agjencisë së Prokurimeve Publike thuhet se është anuluar tenderi për teste COVID-I, që ishte hapur nga ISHP.
9 Shtator 2020, 15:03 -
Rritja e numrit të dënuarve me koronavirus, burgu i Shënkollit kthehet në spital COVID
Burgu i Shënkollit në Llezhë është kthyer në dispozicion të të dënuarve të prekur nga COVID-19. Aktualisht janë 11 të dwnuar të vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësor i burgut.
9 Shtator 2020, 12:35 -
3 viktima dhe 151 raste të reja me COVID-19! Infektohen 8 të dënuar në Burgun e Drenovës dhe polici në Elbasan! Virusi prek edhe mësuesen e sanitaren në Fier
151 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Gjithashtu janë shëruar 80 pacientë, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona. Të shtruar në të dy spitalet COVID janë 198 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
7 Shtator 2020, 16:12 -
Alimehmeti në Report Tv: COVID-19 do të jetë gjithmonë me ne! Gushti muaji më i keq i pandemisë (VIDEO)
Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se njerëzit duhet të përshtaten me idenë se COVID-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh dhe nuk do të zhduket.
7 Shtator 2020, 13:36 -
Nuk ndali dasmat pavarësisht dy gjobave dhe pezullimit të aktivitetit, në pranga pronari lokalit në Durrës, i arrestuari i parë për thyerje të masave anti-covid
Një 52-vjeçar, pronar i një lokali në Durrës, është arrestuar pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-covid, duke organizuar dasma në ambientet e aktivitetit të tij.
6 Shtator 2020, 09:32 -
‘Lumë’ parash jashtë bankave! BSH: Në korrik niveli i parasë cash arriti në 324,5 miliardë lekë
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë niveli i parasë cash në muajin korrik ishte 324,5 miliard lekë, duke u rritur me 7.3 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Kjo për shkak se shumë qytetarë e biznese zgjedhin ti paguajnë shërbimet me para në dorë dhe jo nëpërmjet bankave.
5 Shtator 2020, 17:31 -
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:07 -
Baçi publikon pamjet: Shkollat e Fierit s'janë gati për vitin e ri shkollor, në gjendje të tmerrshme
Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi publikon fotot nga shkollat duke theksuar se shkolla 9-vjeçare “Liri Gero", gjimnazi i Levanit dhe shkolla në Portëz të Fierit janë në gjendje të tmerrshme, me mure dhe banka të shqyera e të rrënuara.
5 Shtator 2020, 12:16 -
Të prekur me COVID-19, dy vëllezërit në Kamëz thyejnë karantinën dhe nisin sherr me armë! Arrestohen, u zbulohet arsenal municionesh
Dy vëllezër në Kamëz janë arrestuar pak ditë më parë pasi kanë thyer karantinën dhe janë përfshirë në një sherr duke qëlluar dhe me pistoletë. Ngjarja është shënuar në rrugën “Rilindja” në Kamëz, ndërsa policia ka zbuluar se të rinjtë jo vetëm kishin thyer karantinën por kishin edhe një arsenal municionesh në shtëpinë e gjyshërve ku rrinin të “izoluar”.
4 Shtator 2020, 15:42 -
Sot 150 të shëruar, 5 humbje jete, 116 raste të reja me COVID-19! 'Infektohet' biblioteka në Lezhë, preken dy punonjës
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima si pasojë e koronavirusit, të gjithë nga Tirana. Gjithashtu është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në të dyja spitalet COVID, konkretisht 189 pacientë, ku 20 prej tyre janë të terapi intensive dhe 8 të intubuar. Numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë, ku vetëm sot janë 150 qytetartë që kanë fituar betejën e tyre me COVID-19.
3 Shtator 2020, 16:08 -
Rakacolli për Report TV: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por po përgatitemi për skenarin më të keq! Vjeshta sjell rritje të infeksionit
Ndërgjegjësimi i njerëzve dhe mbajtja e maskave ka bërë që kjo javë të shënojë shifra më të ulëta infektimesh krahasuar me javët më parë. Kështu u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila komentoi edhe vendimin e hapjes së shkollave duke shtuar se nëse respektohet protokolli nuk do të ketë probleme.
3 Shtator 2020, 15:52 -
Bizneset s’kanë likuiditet, po ulin pagat e punonjësve, Shkodra: Duhet program afatgjatë për të nxitur punësimin
87 mijë punonjës dolën të papunë deri në fund të qershorit si pasojë e pandemisë. Përveç këtij efekti negativ sekretari i bashkimit të prodhuesve Arben Shkodra thotë për Report TV se kompanitë po ulin pagat e punonjësve pasi nuk kanë likuiditet.
3 Shtator 2020, 14:45