-
COVID-19/ Koduzi: Qeveria masa konfuze, të hapë spitalet rajonale! I domosdoshëm vaksinimi i popullsisë për gripin sezonal
Anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi në një intervistë për Report Tv është shprehur se masat që po merr qeveria janë konfuze, pasi sipas tij është absurde të mendohet se virusi luftohet duke ndaluar muzikën pas orën 20:00 në lokale. Ai rekomandon që të kryhet vaksinimi për gripin në të gjithë popullsinë.
28 Korrik 2020, 20:14 -
4 humbje jete në spitalin 'Shefqet Ndroqi', 117 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 4 persona në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi", dy pa sëmundje dhe dy të tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese. Janë shënuar 117 raste të reja me COVID, ndërsa është shtuar numri i shtrime në spital dhe i të intubuarve. Gjithashtu janë shëruar 44 qytetarë.
28 Korrik 2020, 16:04 -
6 viktima dhe 117 raste me COVID! Rritet mesatarja javore e të prekurve, nëna infekton foshnjën në Sarandë, i prekur edhe një efektiv policie
6 humbje jete dhe 117 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në të dy spitalet COVID janë shtruar 114 pacientë, ndërsa janë shëruar 63 persona. Është rritur dhe mesatarja javore me 96 raste në ditë.
27 Korrik 2020, 16:04 -
U prek nga COVID-19, ish deputeti i PS mesazh nga spitali: Gjendja e stabilizuar, por lufta vijon! Mirënjohje heronjve për humanizmin
Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi ka një falenderim special nga spitali ku gjendet i shtruar, për të gjithë stafin mjekësor që po kujdeset për të duke u treguar se humanizmin dhe misioni i tyre dinjitoz për t'u kujdesur për njerëzit duke u kushtuar jetën.
25 Korrik 2020, 21:06 -
Rekord viktimash, 6 humbje jete dhe 67 raste të reja me COVID-19! Infektohet kryebashkiaku i Mirditës
Dita e shtunë ka shënuar rekord viktimash nga COVID-19, ku kanë humbur jetën 6 qytetarë në të dy spitalet COVID, 2 prej të cilëve kanë qenë pa sëmundje të tjera, ndërsa janë shënuar 67 raste të reja të infektuarish me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 persona. Infektohet dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj, i cili është izoluar në shtëpi.
25 Korrik 2020, 16:17 -
Testi i COVID-19 edhe tek privati, por vetëm për ata që duan të ikin jashtë vendit
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve COVID-19 në laboratorët privat për ata persona që e duan për efekte dokumentacioni që duan të ikin jashtë vendit, ndërsa testet për hetimen dhe gjurmimin e rastev do të vijojë të bëhët nga laboratorët publikë të ISHP.
23 Korrik 2020, 19:43 -
Sot 3 viktima, 68 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital dhe të intubuarit! Burri i punonjëses pozitiv, mbyllet shërbimi ADISA në Fier (VIDEO)
Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19. Rastet më të shumta të të prekurve janë shënuar në Tiranë. Gjithashtu situata paraqitet problematike pasi rriten shtrimet në të dy spitalet COVID ku po trajtohen 124 pacientë mes të cilëve 7 pacientë të intubuar.
22 Korrik 2020, 16:23 -
4 humbje jete, shifër rekord infektimesh, 119 raste te reja me COVID-19! Në Pogradec infektohet punonjësi i bashkisë
Dita e sotme ka shënuar shifra rekord të të infektuarit plot 119 raste të reja me covid-19, si dhe 4 humbje jete. Gjithashtu edhe në spital është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve dhe i personave që paraqiten me simptoma të rënda.
21 Korrik 2020, 16:05 -
Ministria mbylli diskot, reagon Shoqata e Bareve: Vendim absurd, vatër infektimi nuk jemi ne, por spitalet ! Nesër protestë te Kryeministria
Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jetë edhe më i rëndë se vetë COVID-19.
20 Korrik 2020, 18:15 -
Sot një viktimë, 81 raste të reja me COVID-19! Shifrat në rritje, java që shkoi shënoi një mesatare prej 90 raste në ditë
Ditën e sotme janë shënuar 81 raste të reja, një humbje jetë dhe 41 të shëruar. Trendi i infektimit ka qenë në rritje gjatë javës që iku, duke shënuar një mesatare javore të infektimeve me 90 raste në ditë.
20 Korrik 2020, 16:04 -
Prej 5 muajsh në vijën e parë të luftës me COVID-in, mjekja Najada Çomo nuk njihet më! Ka një lutje për të gjithë
Që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 të gjithë po kalojmë një periudhë stresuese dhe të lodhshme, por edhe më rraskapitëse është për ata heronj të heshtur që i kalojën ditët të 'ngujuar' në Spitalin Infektiv në luftë për të shpëtuar jetën e pacientëve.
19 Korrik 2020, 22:48 -
Një humbje jete dhe 82 të prekur me COVID/ Ulet numri i viktimave, rritet i të shtruarve në 24 orët e fundit
Pas disa ditësh me disa humbje jete brenda 24 orëve, sot ministria e Shëndetësisë raportoi se vetëm një pacient nuk ia doli të fitonte luftën me COVID-in. Në 24 orët e fundit është rritur numri i të shtruarve te Infektivi dhe Sanatoriumi, 13 më shumë se ditën e djeshme. Ditën e sotme asnjë i shëruar.
19 Korrik 2020, 16:05 -
Sot 4 viktima, 102 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital, punonjës banke dhe spitali të infektuar në Pogradec
Sot janë bërë 501 teste, ku 102 persona rezultuan pozitiv me COVID-19. Gjithashtu u shënuan 4 viktima, mes të cilëve një 43 vjeçar pa sëmundje dhe 3 të tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese. Në Spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" janë shtruar 110 pacientë.
18 Korrik 2020, 16:11 -
Studenti denoncon rastin e të afërmes së tij: 7 ditë me simptoma nuk i bëhet tamponi
Prej 7 ditësh ka të njëjtat simptoma të COVID-19, por mjekët refuzojnë t'i bëjnë tamponin. Ky është rasti i një 23-vjeçareje në Tiranë e cila qëndron e vetëkarantinuar në banesë. Denoncimi vjen nga një i afërm i 23-vjeçares, studenti i mjekësisë Ergi Tabaku.
17 Korrik 2020, 17:22 -
Maskat me detyrim, binden qytetarët: T’i vendosim edhe jashtë! COVID-19 ekziston, po preken të njohurit tanë (VIDEO)
Duket se kanë filluar të ndërgjegjësohen banorët e kryeqytetit për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës. Për Report Tv ata shprehen se diçka e tillë vlen për shëndetin, ndërsa skeptikëve që ende nuk e besojnë ekzistencën e COVID-19, qytetarët u thonë se ata vetë e kanë provuar sëmundjen tek të afërmit e tyre.
15 Korrik 2020, 17:19 -
Sot 2 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19! Situata tek Infektivi shumë serioze! Në Elbasan preket polici, në Pogradec infektohet punonjësi i bashkisë dhe bankierja
Situata në spitalin infektiv paraqitet shumë serioze, ku aktualisht janë të shtruar 90 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 persona, u shënuar 2 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19.
14 Korrik 2020, 10:35 -
Shkon në 4 numri i policëve të infektuar në Elbasan! Një i prekur te Biblioteka e Vjetër Kombëtare në Tiranë
Shkon në 4 numri i policëve të prekur me COVID-19 në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ku ditën e sotme ka dalë pozitiv me koronavirus shefi i Policimit në Komunitet. Edhe në Tiranë është konfirmuar një rast pozitiv te Biblioteka e vjetër Kombëtare.
14 Korrik 2020, 07:51