-
Mbyllen punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes në aksin Palasë-Dhërmi, rruga do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun
Në kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë këtij aksi. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale i cili shkruan se në përfundim ky aks do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar
2 Qershor 2022, 08:22 -
Rama: Në tunelin e Llogarasë, 2 kilometra të hapur për 5 muaj! Do e përfundojmë para afatit
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar foto nga kantieri i ndërtimit nga tuneli i Llogarasë. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra, një ecuri e cila sipas tij është për t’u vlerësuar.
30 Maj 2022, 16:58 -
Hapen hyrje-daljet e Tunelit të Llogarasë...FOTO nga pamja piktoreske që do u ofrohet shoferëve
Det, qiell dhe tokë...gjithçka që ofron natyra do t'u serviren shoferëve që do të përshkojnë tunelin e Llogarisë. Sot janë hapur hyrje-daljet e këtij Tuneli, e ndërsa pamja që ofrohet nga lartësia është mbresëlënëse. Puna nuk ka përfunduar ende, por kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e para të projektit.
27 Janar 2022, 14:58 -
Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përshkohet në 7 min! Rama: Plotëson gjerdanin e investimeve të bëra në zonën e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe turistik
Ditën e sotme nisin punimet për tunelin e Llogarasë. Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta. Nga Vlora, ku ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për tunelin e Llogarasë, Rama tha se kjo vepër plotëson gjerdani i të gjitha investimeve të bëra në zonën e Labërisë, që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe rritje të ofertës turistike
14 Nëntor 2021, 08:25 -
Politikë
Konsorciumi turk fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, PD akuza: Kishin ofertën më të lartë, 12 mln më shumë! Kallëzim në SPAK për Ballukun
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati shprehet se konsorciumi turk ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron paratë e qytetarëve në një kohë kur flet për krizë, teksa thekson se PD do të bëjë kallëzim në SPAK për Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.
12 Tetor 2021, 14:44 -
Ekonomi
Mbyllet tenderi! Tuneli i Llogarasë do kushtojë 140 mln €! Fiton konsorciumi turk, oferta më e ulët erdhi nga kompanitë shqiptare pa eksperiencë
Tuneli i Llogarasë do të kushtojë 140.8 milionë euro dhe do të ndërtohet nga konsorciumi turk, fituese e tenderit në garën e qershorit ku morën pjesë 5 kompani por që 4 prej tyre nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë një bashkim kompanish shqiptare që ofruan më pak se oferta fituese u s’kualifikuan për mungesë eksperience.
11 Tetor 2021, 18:26 -
Ekonomi
Shpallen fituesit/ Dy kompani turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë
Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë fundjavë dy kompanitë fituese që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë. Report Tv mëson se vlera e tenderit është 139.6 milion Euro.
9 Tetor 2021, 20:07 -
Ekonomi
Rihapet gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
Rihapet gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha kompanitë kanë afat deri më 28 korrik për të marrë pjesë në garë, ndërsa kompania fituese ka kohë 37 muaj për të përfunduar këtë investim.
24 Qershor 2021, 17:35 -
Balluku në Report Tv: Skualifikohen nga gara 5 kompanitë për Tunelin e Llogarasë , s'plotësuan kriteret! Më 18 prill fluturimi i parë nga Aeroporti i Kukësit drejt Londrës
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv tha se 5 kompanitë që ishin në garë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë janë skualifikuar pasi nuk plotësonin kriteret ligjore dhe teknike. Gjithashtu Balluku tha se më 18 prill do të mbahet fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit, ndërsa në fund të marsit do të hapet tuneli i dytë te ish sheshi Shqiponja ku po kryhen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe, që do të lehtësojë trafikun.
18 Mars 2021, 18:21 -
Hapet zyrtarisht gara për Tunelin e Llogarasë! 155 mln euro për ndërtimin e saj, përfundon për 3 vite
Është hapur zyrtarisht tenderi ndërkombëtar me fond limit 155 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kompanitë e interesuar duhet të dorëzojnë ofertat deri më 2 shkurt 2021, ndërsa pritet që punimet të nisin në prill të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë brenda 3 viteve. Ndërtimi i tunelit dhe i aeroportit të Vlorës pritet të rrisin turizmin në jug të vendit.
14 Dhjetor 2020, 18:07 -
Të hënën hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë! Balluku: Krijon gjerdan infrastrukturor në jug! Ëndërr e të gjitha qeverive, e realizuam ne
Të hënën hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Vepra do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë Euro. Ka qenë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila e ka bërë me dije duke thënë se ndërtimi i këtij tuneli hap një porte të re drejt Jugut të vendit dhe është një ëndërr e të gjitha qeverive por që e bëhet realitet sot.
12 Dhjetor 2020, 19:22 -
Tuneli i Llogarasë, nga Dukati në Palasë për 7 min! Në garë 2 oferta ndërkombëtare, Balluku: Të vlerësohen kostot e ndërtimit
Nga 7 kompani, vetëm dy kanë mbetur në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dy projektet inxhinierike u prezantuan këtë të martë, ndërsa sipas ministres se Infrastrukturës Belinda Balluku, gara ishte e suksesshme. Fituesi do të shpallet ditën e mërkurë, ndërsa në përfundim nga fshati Dukat deri në Palase do shkohet për 7 minuta.
15 Shtator 2020, 13:42 -
Hapet gara për projektin e Tunelit të Llogarasë, Orikum - Palasë për 10 minuta, Rama: Do e bëjë vetë shteti
Tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta me shpejtësi 50-80 km/h. Aktualisht rruga bëhet për 55 minuta, ndërsa do të shkurtojë 44 minuta dhe do të bëhet nga 7-10 minuta.
19 Qershor 2020, 11:37 -
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, burime nga MIE: Ende nuk është përcaktuar tarifa
Kalimi në tunelin e Llogarasë pas ndërtimit do të jetë me pagesë. Ndërkohë burime nga Ministria e Infrastrukturës pohojnë se ende nuk është përcaktuar tarifa që do të paguajnë qytetarët. Ndërtimi i tunelit do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa studimi i fizibilitetit do të bëhet nga privati.
16 Qershor 2020, 17:00