-
Intervista e plotë/ Duka: Listat e mbyllyra më mirë se të paktën e dinim që ishin të tilla! Nuk e di a do garoj me Bashën këto zgjedhje
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është ndalur të flasë për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë, duke filluar nga aleanca me kryedemokratin Lulzim Basha, te hapja e listave e deri te zgjedhjet e 25 prillit.
24 Shtator 2020, 08:12 -
Drafti i PS-së për hapjen e listave/ Valteri: Zero shanse të kalojë në Kuvend me votat tona! Gati propozimi i ri nga ne, prag elektoral 1% dhe jo 3!
Drafti i mazhorancës i depozituar ditën e sotme ( 23 shtator) në Kuvend është tema e disktumit në emisionin Repolitix në "Report TV". Pavarësisht se ky draft do të diskutohet në Komisionin e ligjeve e më pas do të kalojë në Parlament më 1 tetor për tu votuar, deputeti Halit Valteri shprehet i bindur se nuk do të miratohet.
23 Shtator 2020, 21:15 -
Duka në Report Tv: Unë kam vota, le ta provojë Basha të mos më fus në listë (nëse do dua të jem me të)! Këshilli Politik komedi! Drafti i PS-së budallallëk
Ndryshimet e propozuara, mbi të gjitha heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e sheh si një vrasje të partive të vogla. Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar.
23 Shtator 2020, 17:40 -
Sërish pa dakortësi në mbledhjen e Këshilli Politik/ PS: Sillni draft konkret për listat e hapura! PD: Gjiknuri bojkotoi procesin! Hajdari: Opozita jashtëparlamentare dakord me propozimin tim
Ka përfunduar pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik për hapjen e listave. PD është paraqitur sërish pa propozime konkrete por ka kërkuar nga Gjiknuri dhe Hajdari të firmosin një letër drejtuar OSBE-ODHIR për ekspertizë. Përfaqësuesi i PS tha se nuk do firmosë kërkesë të njëanshme ndërsa Rudina Hajdari u shfaq e pavendosur.
22 Shtator 2020, 12:21 -
Drafti i PS për hapjen e listave/ Balla pas mbledhjes së grupit: S'e kemi shpikur ne këtë formulë, reflekton kërkesat e të gjithëve! Kjo çështje na takon ne, jo ODIHR
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se propozimi i i bërë nga socialistët për hapjen e listave është më i miri pasi reflekton kërkesat e të gjitha palëve. Në përfundimit të mbledhjes së grupit, Balla tha se formula e sjellë nga PS-ja është huazuar nga vendet europiane teksa ka shpjeguar edhe si do të funksionojë “lista preferenciale” për deputetë. Ndërkohë, gjatë pasdites në orën 16:00 në selinë rozë kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve.
21 Shtator 2020, 08:46 -
Drafti i PS/ Meta: Hapni listat 100%! Boll e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e 'integrimit'! Dhe një asamble kooperative ka qenë më e përgjegjshme
I ashpër ka qenë reagimi i presidentit Ilir Meta, lidhur me draftin e propozuar nga PS-ja për hapjen e listave. Për kreun e shtetit, propozimi i socialistëve nuk është një hapje e listave në masën 100%.
19 Shtator 2020, 12:56 -
Gjiknuri sqaron draftin e PS: Listat 100% te hapura, nëse PD nuk e pëlqen të propozojë ndryshime! Partitë garojnë me kandidatët e tyre të grupuara në koalicion
Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi draftin e propozuar nga shumica për listat e hapura, koalicionet dhe pragun zgjedhor. Gjiknuri ftoi edhe PD të bëjë propozime konkrete edhe për draftin e mazhorancës.
18 Shtator 2020, 22:16 -
Drafti i PS, PD: Rama mashtroi për listat e hapura
Sipas numrit dy të selisë blu Rama nuk ka merakun e votës së qytetarëve por ndryshimin e rregullave të lojës. Ai thekson se dy janë kërkesat e opozitës së bashkuar: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.
18 Shtator 2020, 20:25 -
Pas 2 vitesh, Bylykbashi hap dyert e kuvendit për PD-LSI! Përzgjidhen emrat e Komisionit të Posaçëm për anëtarët e KQZ-së
Janë zyrtarizuar 4 emrat që do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm në Kuvend, i cili do të ketë rol kyç në përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ së re. Opozita jashtëparlamentare kthehet pas gati dy vitesh në Parlament me Oerd Bylykbashin, kurse PS do të ketë përfaqësues Damian Gjiknurin.
8 Shtator 2020, 11:21 -
‘5 qershori’ në fuqi, Skënderi për Report Tv: Duhen ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor! Të përcaktohet qartë mënyra e hapjes së listave
Ka hyrë sot në fuqi Kodi i ri zgjedhor i miratuar me ndryshimet konsensuale të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa pika më e rëndësishme e tij është riformatimi i KQZ. Anëtar i KQZ aktuale Bledar Skënderi në një intervistë për Report Tv shpjegon hapat që priten të ndërmerret dhe sfidat që do të ketë organet e reja të KQZ-së.
19 Gusht 2020, 16:44 -
Hyn në fuqi Kodi i ri Zgjedhor, KQZ-ja e re gati brenda 19 tetorit
Me futjen në fuqi të ndryshimeve do të nisë puna për zgjedhjen e trupës së re të KQZ-së. Komisioneri, Nënkomisioneri, Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it sipas ligjit të ri të Kodit Zgjedhor duhet të zgjidhen jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
19 Gusht 2020, 11:28 -
Kushtetuta ‘i lidh duart’ Metës për listat e hapura! Ligji ia ndalon që ta rikthejë për rishqyrtim
Konkretisht, neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare.
6 Gusht 2020, 15:08 -
4 ditë pas dekretimit, marrëveshje e 5 qershorit për 'Zgjedhoren' botohet në fletoren zyrtare
Afro 2 javë pasi u miratua në Parlamentin e Shqipërisë dhe 4 ditë pasi mori edhe firmën e Presidentit Ilir Meta, këtë të martë është botuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja politike e 5 qershorit që solli ndryshime të dakordësuara mes të gjitha palëve në Kodin Zgjedhor.
4 Gusht 2020, 16:38 -
Mesazhet e mbylljes, në kohën e listave të hapura
Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të pranonte propozimin e tyre, që ajo të përfshihej në kandidaturat e PD, për depuetete në Shkodër.
3 Gusht 2020, 20:34