-
6 parti të reja para zgjedhjeve të 2021! Hyn edhe Vetëvendosja, hapja e listave sjell surpriza të mëdha
Politikanët që kanë paralajmëruar lëvizje të re politike para zgjedhjeve të 2021 nga Halit Valteri tek Kreshnik Spahiu, ndryshimet kushtetuese nxisin dhe favorizojnë forcat e reja politike, Lëvizja Vetvendosja e Albin Kurtit paralajmëron pjesëmarrjen në zgjedhje
1 Gusht 2020, 17:46 -
Listat, Spaho i përgjigjet Ramës: S'mund të jemi fasadë në Këshillin Politik! Do marrim të gjitha hapat, përfshirë protestat
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik, teksa ka paralajmëruar edhe protesta kundër ndryshimeve Kushtetuese, të bëra sipas tij në mënyrë të njëanshme. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll", Spaho është shprehur se me votimin e hapjes së listave dhe ndalimit të koalicione, u shkatërrua marrëveshja e 14 janarit, (atëherë kur u krijua Këshilli) dhe se opozita nuk do të qëndroj duarkryq, por do të reagojë. Një nga format e reagimit, Spaho sqaroi se do të jenë edhe protestat.
31 Korrik 2020, 22:46 -
Rama 'Pa Protokoll' në Report Tv, fton sërish Bashën: Mos trash zërin, por eja ulemi për listat! SHBA nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh
Edi Rama i dërgoi një tjetër ftesë sonte Lulzim Bashës përmes emisionit 'Pa Protokoll' në Report Tv duke i kërkuar që të mos trashë zërin, por të pranojë që të ulet dhe të diskutojnë për të detajuar cështjen e listave dhe koalicioneve parazgjedhore. Kryeministri u shpreh i gëzuar që më në fund 'hodhëm në erë koalicionet' me formulën që janë aktualisht. Ai u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të tretë.
31 Korrik 2020, 20:59 -
Bojkoti si e vetmja rrugë e Lulzim Bashës
Lulzim Basha, ka zgjedhur sërish edhe kësaj here, rrugën e vetme dhe më të lehtë për tu zvarritur drejt humbjes, bojkotin edhe të Këshillit Politik. Pas miratimit në Parlament me shumicë votash të ndryshimeve kushtetuese, kryetari “opozitës së shpartalluar” ka dalë mes aleatëve, dhe ka kërcënuar dhe paralajmëruar jo vetëm kryeministrin me burg “kur të vijë në pushtet”, por ai ka paranjoftuar se “do të braktisim edhe Këshillin Politik”.
31 Korrik 2020, 15:46 -
Zëdhënësi i PPE (simotra e PD) kritikoi ndryshimet kushtetuese, Spiropali: Po flet si Basha, duhet të nxisësh konsensus
Ministrja për Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar fort në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të Partive Popullore Europiane, Michael Gahler i cili kritikoi ndryshime kushtetuese të miratuara nga Kuvendi të bëra në mënyrë të njëanshme. Spiropali shprehet se zëdhënësi i PPE, Gahler është duke folur në emër të Lulzim Bashës në vend që të nxisi dialogun për reflektimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
31 Korrik 2020, 14:04 -
Zëdhënësi i PPE (simotra e PD): Po ju monitorojmë, kërkojmë konsensus për reflektimet në Kodin Zgjedhor për listat
Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane thekson se PPE do të monitorojë situatën duke nxitur konsensus mes palëve në këshillin politik për detajimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve për listat dhe koalicionet.
31 Korrik 2020, 13:26 -
Shabani në 'Repolitix': Kushtetuta ishte një bunker, me listat u hap
Endri Shabani nga nisma "Thurje" në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Reëport Tv mbrëmjen e sotme, Kushtetutën e krahasoi me një bunker të izoluar, por me votën pro të 106 deputetëve parlament për ta ndryshuar, u hap.
30 Korrik 2020, 23:17 -
30 qershori që prodhoi 30 korrikun
30 qershori i vitit të kaluar, është ende i freskët për të kuptuar, se këtë 30 korrik e kanë dhuratë prej tij. Është çmimi i hidhur që duhet të paguajë çdo udhëheqës, kur humbjet i shpall fitore dhe dështimet i shpall suksese. Ndaj PD është më e fituar këtë 30 korrik, pasi, e para e kupton që nuk ka fituar gjë dhe e dyta e kupton se çfarë ka humbur nga marrëzia e vitit të kaluar.
30 Korrik 2020, 21:08 -
Listat, SHBA: Keqardhje, por vendimi ishte kompetencë e parlamentit (i përgjigjet edhe Ramës)! Brukseli: Tani detajet diskutojini bashkë në Këshill
Ana Pisonero nga Brukseli saktëson se kushti për hapjen e negociatave për Shqipërinë u përmbush me miratimin e paktit të 5 Qershorit. Reagon edhe ambasada SHBA.
30 Korrik 2020, 13:53 -
Kuvendi hapi listat, Basha refuzon ftesën: E ke vendin në burg! Rama: Lëri kërcënimet, hajde të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet
Kryeministri e ftoi që të ulen dhe të reflektojnë në Kodin Zgjedhor ndryshimet për listat dhe koalicionet që u miratuan sot, por Basha e refuzoi ftesën.
30 Korrik 2020, 13:45 -
Balla: Bardhi e Vasili mbrëmë u kërkuan deputetëve të opozitës të pengojnë hapjen e listave
Taulant Balla tha se mbrëmë disa deputetë të opozitës të dalë nga listat e PD-LSI-së janë takuar nga Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi për të përgatitur një skenar në përpjekje për të penguar sot Kuvendin që të votojë hapjen e listave
30 Korrik 2020, 11:51