-
Ndryshohet Kushtetuta me 106 vota pro, hapen listat, Rama mesazh ambasadores së SHBA-së: S'më erdhi mirë për fjalët, shqiptarët vendosin vetë
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës së 2021, shqiptarët do ta zgjedhin vetë deputetin e tyre, pasi listat nuk do të jenë më të mbyllura.
30 Korrik 2020, 10:06 -
Lulzim Basha po paguan faturën e 17 Shkurtit
Le të rikthehemi tek deklarata e ngjizjes së gabimit të Lulzim Bashës, faturën e të cilit po vazhdon ta paguajë edhe sot. Tha se “kështu nuk vazhdohet më” ndërsa pas 17 muajsh jo vetëm qeverisja ka vazhduar por janë dhe 9 muaj tjerë përpara.
29 Korrik 2020, 17:13 -
Kuvendi voton sot listat dhe koalicionet, SHBA i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese: Por kjo s'i mbyll negociatat në Këshillin Politik
Ambasadorja e SHBA-së është shprehur se nesër (sot) do të votohen ndryshimet kushtetuese pa pëlqimin e opozitës jashtë parlamentit, rëndësi kanë ligjet më pas në Kodin Zgjedhor që do të specifikojnë detajet për hapjen e listave dhe formulës së koalicioneve dhe për miratimin e tyre duhet të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik.
29 Korrik 2020, 13:30 -
Asnjë dakordësi në Këshillin Politik! Gjiknuri: PD nuk ka asnjë model për koalicionet, synon të sabotojë procesin! Bylykbashi: Nesër vritet '5 qershori'
Ka mbaruar pas pesë orësh diskutime mbledhja e Këshillit Politik dhe pa dakordësi mes palëve lidhur me propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve.
29 Korrik 2020, 12:32 -
Meta apel partive politike: Anuloni 30 korrikun, gjeni konsensusin! PS të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, opozita të mos tërhiqet
Meta i ka bërë thirrje PS-së që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje të Kushtetutës, ndërsa kërkon nga PD dhe Opozita e Bashkuar të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual.
28 Korrik 2020, 18:36 -
Ekspertët e Këshillit Politik: Garimi me listë unike nuk pengon koalicionet
Sot në mbledhjen e Këshillit Politik do të diskutohet mbi listat dhe koalicionet, ndërsa Report Tv ka zbardhur përgjigjet e ekspertëve mbi atë që PD-ja e cilëson si lëvizje të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet. Ekspertët në përgjigjen e kthyer për përfaqësuesin e PS-së, Damian Gjiknuri shprehen se
28 Korrik 2020, 11:08 -
S'ka pakt në Këshill, ekspertët: Garimi me listë unike s'pengon koalicionet! PD-LSI: Mos preket formula! Rama nuk tërhiqet: E votojmë në 30 korrik
Tre orë diskutime nuk kanë mjaftuar për të afruar palët. Pika e fortë dhe kryesore që i ndan lidhet me formulën e koalicioneve. Opozita jashtë parlamentit PD-LSI nuk pranon që të ndryshohet formula, pra që të garojnë në një listë unike, sikur shumica socialiste ka paralajmëruar me vendosmëri se do të miratohen në datë 30 korrik.
28 Korrik 2020, 10:41 -
Fleta e votimit për koalicionet, Biba i KQZ-së: Propozimi i PD i efektshëm vetëm nëse pranohet ideja e PS-së
Denar Biba thotë se projekt-fletë votimi i propozuar nga PD-ja është real dhe i efektshëm vetëm në hipotezën se pranohet propozimi i PS për daljen e koalicioneve me një listë të vetme kandidatësh, ashtu sikur e shpjegoi dje Report Tv.
26 Korrik 2020, 15:29 -
PD kërkon hapjen 100%, PS: S'e përjashtojmë aspak! Tre arsye përse listat e hapura me koalicione parazgjedhore minojnë zgjedhjet
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një postim të gjatë në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka listuar sfidat që duhet të adresohen pas hapjes së listave. Damian Gjiknuri deklaron se ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.
26 Korrik 2020, 12:58 -
PD: Listat e hapura dhe koalicionet funksionojnë bashkë, si në rastin e Kosovës (Shembulli me fletën e votimit)
Ndonëse u duk se me propozimin e një dite më parë, do të pranonte bashkëpunimin për hapjen e listave, opozita vijon të mendojë se diskutimet për ndryshimet kushtetuese janë alibi e Ramës për të dëmtuar koalicionin opozitar jashtëparlamentit. Në një dalje për mediat këtë të shtunë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe 2 përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Bylykbashi dhe Vasili thanë se hapja 100% e listave nuk përjashton koalicionet parazgjedhore, duke sjellë shembullin e fletës së votimit të Kosovës.
25 Korrik 2020, 13:14 -
Ambasadorja franceze kritika Metës edhe opozitës: Listat, çështje shqiptare! Mos thoni pa pushim po shtohen kushtet nga BE-ja për Shqipërinë
Vasac ishte pjesë e tryezës që kreu i shtetit Ilir Meta organizoi dje në Presidencë me ambasadorët e BE-së dhe të Britanisë për të ngritur shqetësimin mbi lëvizjet e Edi Ramës për të hapur listat pa konsensus.
25 Korrik 2020, 13:04