-
Meta kërcënon Ramën: Nëse ndalohen koalicionet s'e njoh kryeministrin që do dalë nga zgjedhjet e 2021 dhe do i drejtohem popullit
Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se lëvizja e shumicës për hapjen e listave zeron marrëveshjen e 5 qershorit. Meta deklaroi se nëse kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ndryshimet që po tentohen që të bëhen në Kushtetutë, kreu i shtetit i cilësoi anti-kushtetuese, pasi nisma është ndërmarrë në periudhën që vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme.
16 Korrik 2020, 13:21 -
Hajdari: Listat duhet të hapen 100%! Rama: Rrezikohet përfaqësimi i grave! Reflektoni për të votuar paktin e 5 Qershorit, s'e grisim dot (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit kërkoi reflektim nga opozita e re për të votuar paktin e 5 qershorit pasi sipas tij nuk ka asnjë mundësi për t'u kthyer pas. Teksa siguroi se do realizohen dhe ndryshimet kushtetuese kryeministri siguroi të dyja opozitat, brenda dhe jashtë parlamentit se kuvendi do i votojë të dyja, paktin e 5 qershorit por dhe kërkesat e opozitës parlamentare.
16 Korrik 2020, 12:37 -
Rama me maskë, Ruçi dhe Hysi kërkojnë disiplinimin e deputetëve të opozitës: S'do paguajmë gjoba për kapriçot tuaja! Lita: Këta rrinë grumbull në kafe!
Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, ndërsa miratoi dy projektligje
16 Korrik 2020, 09:49 -
Listat e hapura dhe koalicionet, Rama: Jam gati të takoj Bashën, nëse s'e do më paktin e 5 Qershorit e heqim! Presidenca seli e opozitës
Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët foli për votimin dje te komisioni i ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 Qershorit.
15 Korrik 2020, 13:13 -
Ambasadori Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit është prioritet dhe kushti. Ndryshimet Kushtetuese? S'jane pjesa e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it
Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, janë jashtë kërkesave të OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore, por Bashkimi Evropian kërkon që fryma e diaologut për marrëveshjen e 5 qershorit të vijojë. Nga Vlora, Ambasadori Luigi Soreca tha se BE e njeh rolin e parlamentit edhe përsa i përket miratimit të këtyre elementëve shtesë të reformës zgjedhore.
15 Korrik 2020, 12:29 -
'Ligjet' miratojnë draftin e 5 Qershorit, opozita parlamentare kundër/ Gjiknuri për listat e hapura: Mund të sjellë tensione dhe probleme, por nuk duhet të kemi droje
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim me 10 vota pro e 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Votuan pro ndryshimeve deputetët socialistë, kundër deputetët e opozitës jashtëparlamentare.
15 Korrik 2020, 10:36 -
Listat dhe koalicionet, Meta pret Bashën duke thyer protokollin: Qëndrojini me besnikëri paktit të 5 Qershorit! Lideri i PD: Rama e hodhi në kosh
Vendimin që mori një ditë më parë Komisioni i Ligjeve për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave zgjedhore, Presidenti Ilir Meta e konsultoi sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në fund të takimit ranë dakord që të kundërshtojnë veprimet e ndërmarra deri më tani e të votohet pas asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit për të cilën duhet të jenë dakord edhe deputetët opozitarë që konsiderohen ilegjitimë sipas presidentit dhe kryedemokratit.
15 Korrik 2020, 08:36 -
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve/ Bardhi: Rama lëri lojërat e pista politike në kurriz të popullit! Të ka pushtuar tmerri nga zgjedhjet
Ndryshimet Kushtetuese të miratuara ditën e sotme nga Komisioni i Ligjeve, Sekretari i Përgjithshëm ië PD-së, Gazment Bardhi e lexon si "tmerr i Ramës për zgjedhjet e ardhshme".
14 Korrik 2020, 18:56 -
Hapja e listave, Rama: Shoh shqetësim te PD dhe Meta! Koalicionet? Opozitën s'e ndalojmë të jetë e bashkuar! Provokimet rrezikojnë draftin e 5 qershorit
Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta dhe opozitës së drejtuar nga PD-ja pas akuzave për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.
14 Korrik 2020, 18:16 -
Hajdari në Report Tv: Hapja e listave lajm entuziast! S'ka shans njeri të më mbyllë derën e PD-së! Parti e re? Po krijoj një ekip
Deputetja demokrate Rudina Hajdari, një nga zërat më të fortë për hapjen e listave, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se vendimi i sotëm i Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për ta miratuar është një lajm i mirë
14 Korrik 2020, 17:57 -
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, Meta: Distancohuni nga marrëzia e aventurierëve, Kuvendi s'i ka votat legjitime
Qëndrimi i Presidentit në këtë rast është me dy standarde, pasi në momentin që kërkon miratimin e draftit të 5 qershorit, që do 84 vota e njeh si legjitim Kuvendin, ndërsa për ndryshimet Kushtetuese nuk mendon njëlloj.
14 Korrik 2020, 17:29 -
'Ligjet' miratojnë ndryshimet në Kushtetutë: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore
Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore. Shumica dhe opozita parlamentare dakord për vendosjen e pragut kombëtar në Kushtetutë, niveli do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.
14 Korrik 2020, 10:52 -
Hajdari për Report TV: Futën në rrugë institucionale diskutimin për ndryshim sistemi, opozita parlamentare e unifikuar në këtë çështje
Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komisionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e saj, hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik.
1 Korrik 2020, 11:42