-
Bardhi akuza Berishës: Mobilizimi i tij në krye të PD-së ka lidhje me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec
Gazment Bardhi ka hedhur akuzat të forta ndaj Sali Berishës, ku shkruan se shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës, por ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve
6 Maj 2022, 15:41 -
Padia kundër KLP, Gazment Bardhi: Prokurori i bandave, kandidat për SPAK! Sistemi i drejtësisë në provë brenda vetes
Sipas Gazment Bardhit, Alfred Shehu i ka shërbyer bandave të Taulant Ballës në zgjedhje, ndërsa thekson se u kap në flagrancë duke mashtruar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa pasi kaloi vettingun u përzgjodh në SPAK.
22 Janar 2022, 17:13 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, detyrim paraqitje për anëtarët e grupit të armatosur të PD
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Elbasanit, për Arbër Paplekajn, i cili vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Për Arbër Paplekajn mbetet në fuqi masa e sigurisë personale “arrest me burg”. Po ashtu në fuqi është lënë edhe vendimi për 10 të akuzuarit e tjerë të ndalur në lidhje me ngjarje, për të cilët është lënë në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.
25 Maj 2021, 10:51 -
Kronikë
Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i Hetimit në Elbasan
Ekzekutimet e fundit mafioze që janë regjistruar në qytetin e Elbasanit kanë vënë në lëvizje strukturat e rendit. Mësohet se Shefi i hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga ky pozicion, duke u transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
13 Maj 2021, 22:07 -
Politikë
PD humbi zgjedhjet, Gazment Bardhi: Blerja e votës dhe kërcënimi ishin në maksimumin e vet! Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dita më e vështirë e jetës
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte edhe drejtuesi politik i kësaj partie në Elbasan, ka reaguar pasi demokratët humbën në zgjedhje. Me një shënim në Facebook, Bardhi ndalet edhe te vrasja e Pjerin Xhuvanit që e cilëson si ditën më të vështirë në jetën e tij, ndërsa akuzon PS-në për nxitje dhune. Pjerin Xhuvani u vra nga shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arbër Palekaj.
29 Prill 2021, 20:38 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohen 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD! Në burg vetëm Arbër Paplekaj, dëshmia: Jam i tronditur
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg vetëm Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa ka lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 10 personat e tjerë të arrestuar, anëtarë të struktrurës së armatosur të PD, e vetëshpallur struktura për mbrojtjen e votës.
26 Prill 2021, 09:10 -
Kronikë
Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Meta i drejton 11 pyetje prokurorisë e policisë: Kush ka shkelur ligjin të dënohet tani!
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dy ditë më parë në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Ai i drejton 11 pyetje Prokurorisë e Policisë së Shteit, për të cilat thotë se nuk kanë dhënë ende një version të plotë zyrtar e shterues.
23 Prill 2021, 17:32 -
Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga shoqëruesi i Bardhit, Patozi: Kurrë s’do të derdhet gjak për mandatet e BD, këta s’duhen votuar më
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur lidhur me betejën e tij elektorale të 25 prillit dhe ngjarjen e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, 2 ditë më parë në Elbasan.
23 Prill 2021, 15:29 -
Politikë
Struktura e armatosur e PD, Basha në kundërshtim me Bardhin, përpiqet të justifikohet: S'janë ish-policë, por qytetarë të thjeshtë! Ne s'kemi përgjegjësi politike
"Nuk kemi asnjë përgjegjësi politike", kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me ngjarje e rëndë që u regjistrua dje në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Në lidhje
22 Prill 2021, 21:44 -
Politikë
Shehi distancohet nga vrasja në Elbasan: Ai është vetëdorëzuar, të merret drejtësia me të! Nëse kishte armë policia duhet ta kishte ndaluar! Rama ka interes të prishi zgjedhjet
Kandidati për deputet i PD-së, Dashamir Shehi thotë se distancohet nga vrasja e një ditë më parë në Elbasan, ku Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, qëlloi për vdekjen Pjerin Xhuvanin, eksponent i PS-së
22 Prill 2021, 21:39 - Kronikë
-
Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Braçe poston foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në zgjedhje, sytë e tu bëhen gjak dhe vritet një njeri
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, duke postuar një foto të ish-kreut të PD, Sali Berisha.
22 Prill 2021, 14:08 -
Opinion
Ligji do ta mposhtë krimin me votën e lirë
Janë mbledhur të gjithë duke shkelur ligjin,duke menduar se “erdhi ora e pushtetit”. Duke organizuar grupime mercenarësh të rekrutuar nga kontigjentet e përjashtuara nga Policia e Shtetit apo strukturat e tjera ligjzbatuese, ata kanë ngritur celula paralele, duke i udhëzuar qartazi “të mos falet askush që nuk na voton ne”.
22 Prill 2021, 13:17 -
Opinion
Përgjigjia që Elbasani duhet t’i japë Gazment Bardhit
Mënyra se si Gazbardhi, drejtues i fushatës së Partisë Demokratike për qarkun Elbasan dhe njëkohësisht sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, kërkon të justifikojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është forma tipike e shkollës së Sali Berishën.
22 Prill 2021, 12:30 -
Politikë
Balla nga Belshi: Mos bini pre e provokimeve, PD dhe Meta janë të gatshëm të vrasin për pushtet! PD në 30 vite është identifikuar me dhunën
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Belshit, ku mbylli dhe fushatën zgjedhore.
22 Prill 2021, 11:59 -
Opinion
Ne flasim për vrasjen me një lehtësi kanibalësh
Çudia me e madhe eshte justifikimi e komentimi i nje vrasjeje. E bejne me aq lehtesi! Marrin role qe nuk i kane krejt thjeshte, mjafton nje mikrofon, nje kamere, nje portal, nje profil, dhe kthehen ne police, prokurore, gjykates, snajpere, ekzekutore.
22 Prill 2021, 11:18 -
Politikë
Bardhi justifikon vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, qytetarët: Me gjak do vini në pushtet?
Deklarata e Drejtuesi Politik të PD në Elbasan, Gazment Bardhi i cili justifikoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, nga truproja e tij Arbër Paplekaj, duket se ka shokuar dhe revoltuar qytetarët.
22 Prill 2021, 11:09 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Mero Baze: Paskemi paramilitarë nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë
Gazetari Mero Baze ka reaguar lidhur me deklaratën e Drejtuesi Politik të PD në Elbasan, Gazment Bardhi pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, i cili ka pranuar se Partia Demokratike ka ngritur një strukturë të armatosur për mbrojtjen e votës.
22 Prill 2021, 09:07 -
Politikë
Vrasja në Elbasan, Bardhi: Kemi grup për mbrojtjen e votës! Balla: Janë paramilitarë të armatosur që dhunojnë qytetarët
Kryesuesi i listës në qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme. Bardhi tha se Arbër Paplekaj nuk është truproja i tij, ai shtoi se ai nuk është vrasës dhe së është pjesë e strukturës së PD-së për mbrojtjen e votës. Ndërkohë nga ana tjetër kandidati për deputet i PS-së Taulant Balla thotë se 3 furgonat e PD-së janë mbushur plot me paramilitarë
21 Prill 2021, 22:30 - Politikë