-
Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur Nokën gati për SPAK
Kush është trafikanti i drogës mik i Flamur Nokës, të cilit i referohet Gazmend Bardhi? Në dokumentacionin e mbledhur për SPAK përmbahen pagesa, kontrata, shitblerje apartamentesh dhe kalime financiare nga ana Flamur Nokës, i cili edhe pse nuk ka asnjë detyrë profesionale, bën një jetë shumë luksoze.
13 Janar 2024, 14:25 -
Shteti vrau me 21 Janar 2011– tha Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut! Po SPAK pse hesht dhe nuk heton këtë krim shtetëror?
Zef Brozi ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, thotë se hetimi i gjithanshëm i vrasjeve të 21 janarit është detyrim dhe test për SPAK pasi gjykata e Strasburgut e vlerësoi krim shtetëror. Ai thotë që Basha dhe ish-komandanti i Gardës, duhet të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të mos rëndojnë veten për të shpëtuar Berishën
13 Janar 2024, 08:46 -
Mero Baze: Berisha kishte shans ta ndihmonte opozitën me arrestimin e tij
Nëse ai do të kishte pranuar masën e parë të sigurisë, që ishte thjesht detyrim paraqitje, situata do ishte dhe më e mirë. Ai do të vazhdonte të shkonte në selinë e partisë dhe do të vazhdonte retorikën e tij politike pa i vënë ata në provë dhe pa u kuptuar nëse ishin pro apo kundër tij.
11 Janar 2024, 22:34 -
Dha ushqime e përfitime ekonomike në këmbim të votës në zgjedhjet e 2021, përgjimet 'fundosën' sekserin! SPAK e kalon për gjykim
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, Gazmend Canajn, i cili akuzohet se përmes ushqimeve dhe favorizimeve të tjera të paligjshme u ka blerë votën disa personave për një subjekt politik të cilin ai mbështeste në zgjedhjet parlamentare të 2021.
11 Janar 2024, 10:16 -
Gazetarit Elton Qyno iu sekuestrua telefoni e kompjuteri, 13 organizata letër Dumanit: Kthejini pajisjet, masa të tilla ndikojnë në lirinë e medias
Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve i janë drejtuar me një letër kreut të SPAK, Altin Dumani, pas sekuestrimit të telefonit dhe kompjuterit të gazetarit Elton Qyno
10 Janar 2024, 21:38 -
‘Partizani’/ Zbardhet vendimi i GJKKO për ashpërsimin e masës për Berishën! SPAK: Mund të prishë provat! Rrezikon deri në 12 vite burg
Rreziku për dëmtimin e provave apo për ndikim tek dëshmitarët, mosbindja ndaj gjykatës dhe dënimi me 12 vjet burg për veprën e korrupsionit, kanë qenë arsyet pse Gjykata e Posaçme vendosi masën arrest shtëpie ndaj Sali Berishës. Gjyqtarja Irena Gjoka zbardhi të plotë vendimin ku prokurorët kanë shpjeguar se Sali Berisha ka kryer korrupsion për disa vite radhazi me përfitime direkte për dhëndërrin e tij Jamarbër Malltezi.
10 Janar 2024, 16:51 -
Berisha sfidon sërish masën e GJKKO që i ndalon komunikimin me jo-familjarët, mban fjalim nga dritarja! Sulmon edhe SHBA-të nga dritarja e banesës
Sali Berisha ka sfiduar sërish vendimin e GJKKO-së që e la në arrest shtëpie dhe ndalim të komunikimit me persona jo-familjarë. Siç ka bërë prej ditësh tashmë, Berisha ka dalë sërish në dritaren e banesës ku po mbahet në arrest shtëpie dhe ka mbajtur fjalim para disa militantëve të tij duke akuzuar SHBA-të dhe drejtësinë për komplot ndaj tij.
7 Janar 2024, 22:14 -
Ndikoi për lirimin e të burgosurit, GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish shoferin e prokurorisë Kukës! Kur u arrestua ishte avokat
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Arjan Cengut, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj, të akuzuar për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
7 Shkurt 2024, 00:06 -
Beqaj del nga SPAK: Po zbatoj kërkesat e drejtësisë, ka katër javë që kërkoj raportin e KLSH, s'ma kanë vënë në dispozicion
Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që t'i vihet në dispozicion raporti i KLSH mbi të cilin siç tha ai "janë bazuar pretendimet për
5 Janar 2024, 15:51 -
Beqaj në SPAK në zbatim të masës, flet për kontrollet në banesë: Të më kthejnë laptonin, kam materialet e Sterilizimit! 'Gzona', asnjë lidhje financiare me familjen time
Ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës por ndërsa foli për hetimet e fundit, ka kërkuar kthimin e kompjuterit të sekuestruar duke thënë se aty ka dokumentet e sterilizimit. Beqaj tha se Ermal Kurtulajn e njeh prej vitesh ndërsa mohoi çdo lidhje financiare me restorantin Gzona që prej 2020. Më tej kërkoi administrimin në dosje të raporteve të KLSH për Sterilizimin
5 Janar 2024, 15:29 -
Abuzimi me tenderin e naftës, apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Granit Gjana është në masën 'detyrim paraqitje' për hetimet që po kryhen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera
5 Janar 2024, 12:24 -
“Çështja Berisha do të jetë fillimi i një epoke të re politike në Shqipëri”, media publike gjermane: Po ndëshkohet korrupsioni në nivele të larta
Për herë të parë në 30 vitet e tranzicionit politik postkomunist të Shqipërisë, një lider dikur i plotfuqishëm, akuzohet për “korrupsion pasiv” me vendimet e marra gjatë kohës që ishte në detyrë
5 Janar 2024, 11:50 -
Nga pronat e forcave detare tek muzeu ‘sekret’ 6 mln eurosh, gazetari zbulon dosjet e SPAK në vijim: Begaj e Xhaçka mes personave të marrë në pyetje
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ka zbuluar disa prej çështjeve mbi të cilat SPAK do të ketë zhvillime të vrullshme sa i takon hetimeve gjatë vitit 2024.Duke folur për dosjen e pronave të forcave detare, Dervishi tha se hetimi p&a
4 Janar 2024, 22:37 -
Ekskluzive/ Hetimet e SPAK, deklarata ‘bombë’ e Dervishit: Në celularin e një ushtaraku të lartë u gjet video ku kryen marrëdhënie seksuale në zyrë
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv teksa foli për hetimet e SPAK mbi dosjen e pronave të forcave detare, tha se mes 25 celularëve që u janë sekuestruar ushtarakëve e zyrtarëve të lartë, në një prej tyre është gjetur një video ku ushtaraku kryen marrëdhënie seksuale në zyrë.
4 Janar 2024, 21:45 -
Gazetari për fjalimet e Berishës nga ballkoni i banesës: Provokon SPAK-un që ta arrestojë! Tenton të krijojë idenë e një ‘martirizimi politik’
Gazetari Flogert Muça ka komentuar fjalimet që Sali Berisha po mban para militantëve nga dritarja e banesës së tij ku me urdhër të GJKKO është izoluar në arrest shtëpie.Në lidhje skype për “Studio Live”, Muça tha se në këtë mënyrë Berisha po k&
4 Janar 2024, 18:40 -
A do e njohë Argita Malltezin në krye të Rithemelimit? Deputeti Korreshi ‘shkrihet së qeshuri’: Ia ka prerë riskun Berisha
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në “Studio Live” në Report Tv, nëse do ta njihte Argita Malltezin në krye të Rithemelimit, si trashëgimtare të Berishës, deputeti Saimir Korreshi nuk e mbajti dot të qeshurën kur tha se ish-kryeministri ka deklaruar se edhe nëse do jetë prapa hekurave kryetar do jetë vetë.
4 Janar 2024, 18:24 -
Berisha mbajti fjalim para militantëve të mbledhur poshtë banesës, Korreshi: S’jam Shekspiri të merrem me ballkonin e Romeo dhe Zhulietës
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi teksa komentoi mbështetësit e Sali Berishës të cilët u mblodhën poshtë banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, zbuloi edhe arsyen pse nuk kishte qenë i pranishëm.
4 Janar 2024, 18:04 -
Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe dy tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg
4 Janar 2024, 09:57 -
Hetimet për lobimin e LSI-së në SHBA/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestro, nuk i kthen celularin Monika Kryemadhit
Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sekuestros të telefonit të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Përmes një njoftimi të bërë publik, GJKKO bën me dije se ka rrëzuar kërkesën e saj e cila kërkoi marrjen e telefonit të saj që i është sekuestruar nga SPAK
4 Janar 2024, 09:51 -
Mero Baze: Pse Berisha shpik Hasin si shkak të sulmeve ndaj SPAK?
Berisha tani e ka kuptuar se braktisja e rrugës para shtëpisë, vjen mbi të gjitha nga shkaku se të gjithë e dinë që është betejë për familjen e tij dhe po përpiqet të gjejë pak nga pak, shpikje që ta largoj betejën me SPAK, si betejë për hallet e familjes së tij. Dhe duke menduar se këtë të Hasit e ka besnik, vendosi t’i faturojë atij betejën me SPAK.
4 Janar 2024, 07:11 -
Berisha në ‘Big Brother’, fjalim nga dritarja! SPAK po vëzhgon?!
Ata që kërkon të imitojë Berisha në ëndrat e tij kanë qënë dhe janë të burgosur politikë, ndërkohë që Berisha familjarisht është nën akuzë për korrupsion pasiv, është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e trajtohet si i tillë nga vendet e BE, vendet demokratike të rajonit dhe tërë globit.
3 Janar 2024, 19:09 -
Afera Partizani/ Berisha kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit, ankimi i avokatëve në dorë të gjyqtares Olldashi
Avokatët dorëzuan në gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurise arrest shtëpie me mbikqyrje ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa ne Apel pritet të merret në shqyrtim nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila është gjyqtarja e hetimit paraprak.
3 Janar 2024, 14:15 -
I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në grabitjen në Astir, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçajn
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka liruar nga qelia, Enio Meçajn, që është arrestuar në qershor të vitit të kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit e grabitjen Exchange në zonën e Astirit. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes dhe miratuar më pas nga gjykata
3 Janar 2024, 13:14 -
Viti 2023 nën shenjën e SPAK-ut
Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2023. Një numër i madh politikanësh, funksionarësh apo ish zyrtarësh, kryesisht të niveleve të larta të pushtetit qendror dhe atij lokalë, kapërcyen gjatë vitit, pragun e godinës së SPAK-ut në Tiranë, prej nga jo të gjithë dolën prej andej.
31 Dhjetor 2023, 07:45 -
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale
Efektivët e policisë plotësuan formularët në të cilët duhet të vetë deklaronin nëse kishin përdorur apo jo aplikacionet e koduara “SkyEcc” apo “EncroChat”. Report Tv mëson se asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet, bisedat e të cilëve tashmë që po zbërthehen kanë zbuluar me dhjetëra veprimtari kriminale. Vetë deklarimi bie ndesh me atë që kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi, se në çdo transkriptim të bisedave, del të paktën një polic.
30 Dhjetor 2023, 10:44 -
Skadoi afati për depozitimin e kërkesës për përjashtimin e Gjokës, reagojnë avokatët e Berishës: GJKKO nuk na dha vendimin për rrëzimin e kërkesës së parë
Teksa avokatët e Berishës nuk kanë depozituar në GJKKO kërkesën me shkrim për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe afati ka mbaruar ata kanë bërë një reagim. Avokatët thonë se GJKKO nuk u ka vën&e
29 Dhjetor 2023, 16:58 -
Hetimi për Koncesionin e sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë: Ende pres të kuptoj kush është faji im
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur sot (29 dhjetor) në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.
29 Dhjetor 2023, 15:11 -
'Partizani’/ Mbaron afati, Berisha s'paraqet kërkesën për përjashtimin e gjyqtares! Nesër në GJKKO seanca për arrestin shtëpiak
Avokatëve të Berishës u është djegur afati për të dorëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për masën arrest në shtëpi. Avokatët e tij thonë se ata nuk kanë marrë vendimin e arsyetuar për papranueshmërisë së kërkesës për përjashtimin e Irena Gjokës.
29 Dhjetor 2023, 13:11