-
Bota
Merr fund lufta më e gjatë e SHBA-së, largohen trupat ushtarakë nga Afganistani! Evakuohen 80 mijë civilë nga Kabuli! Talebanët festojnë me breshëri armësh!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani me një bilanc prej 80,000 civilë nga Kabuli, nga të cilët 6,000 janë civilë amerikanë. Largimi i forcave amerikane shënon herën e parë pas gati 2 dekadash që kur SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë trupa në Afganistan, pas 2 trilion dollarësh shpenzime dhe gati 2,461 trupave amerikane të vrarë në aksion e mbi 20 mijë të plagosur.
30 Gusht 2021, 22:37 - Bota
- Bota
-
Bota
Sulmet terroriste të ISIS në Kabul, 175 të vdekur e 200 të plagosur, 13 prej viktimave, ushtarë amerikanë! Biden betohet për hakmarrje: Do ta paguani! Frikë për të tjera sulme në aeroport
Ka shkuar në 175 numri i viktimave nga sulmet terroriste të ISIS në aeroportin e Kabulit mbrëmjen e djeshme, ndërsa 200 persona kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave, të paktën 13 janë ushtarë amerikanë, ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve, duke thënë se 'do ta paguani'.
27 Gusht 2021, 07:59 - Bota
-
Bota
Dy atentate kamikaze jashtë aeroportit në Kabul! ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist! 60 të vdekur e 140 të plagosur! Mes viktimave, 12 trupa amerikanë! SHBA: Priten të tjera shpërthime
Dy shpërthime të fuqishëm në një sulm terrorist jashtë aeroportit të Kabulut i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, duke lënë të plagosur140 të tjerë. Mes viktimave janë edhe 12 trupa amerikanë. Shteti ISlamik (ISIS) ka marrë përgjegjësitë për sulmin. Sulmi erdhi disa orë pas paralajmërimeve të SHBA, por që nuk u dëgjuan nga populli afgan, nga dëshira e madhe për t'u larguar nga duart e talebanëve, që tashmë kanë në dorë në Afganistanin.
26 Gusht 2021, 07:45 -
Kronikë
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
25 Gusht 2021, 15:46 -
Opinion
Basti elektoral i Biden-it me Afganistanin
Biden beson se amerikanëve të thjeshtë nuk ua ndjen fort për Afganistanin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk do t’ua ndjejë fort më 2022 (dhe më 2024), kur të zhvillohen zgjedhje në SHBA (kongresuale e presidenciale). Ai dhe njerëzit rreth tij nuk e thonë këtë gjë haptazi, kuptohet. Por çdo sinjal publik që po lëshojnë ata, tregon qartazi se nuk besojnë se rrëmuja e javëve të fundit në Afganistan do të luajë rol në votimin e amerikanëve të thjeshtë pas një viti apo pas tre vjetëve.
25 Gusht 2021, 10:43 -
Bota
Afganistani/ Biden ‘kundër’ aleatëve: Tërheqim trupat deri më 31 gusht! Talebanët fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët e ish të burgosurit marrin ministritë kryesore
Talebanët nuk kanë humbur më shumë kohë por kanë filluar me emërimet në qeverinë e re. Kurse Joe Biden është i vendosur për tërheqjen e trupave nga Afganistani deri më 31 gusht
25 Gusht 2021, 10:18 -
Bota
Kaos në Aeroportin e Kabulit! Vritet një roje afgane e sigurisë dhe plagosen 3! Talebanët kërcënojnë perëndimin nëse zgjatet largimi i tyre nga Afganistani!
Një javë pas marrjes së pushtetit nga talebanët, kaosi mbizotëron sërish në aeroportin e Kabulit. Orët e para të mëngjesit të së hënës ka pasur përplasje mes forcave afgane të sigurisë dhe subjekteve të paidentifikuar.
23 Gusht 2021, 09:52 - Opinion
-
Bota
Si do të përfitojë Kina nga ringjitja e talebanëve në krye të Afganistanit
Ditët e fundit, shumë analistë kanë bërë parashikime se si do të ndikojë tërheqja e Amerikës nga Afganistani në pozitën rajonale dhe globale të Kinës. Disa argumentojnë se tërheqja do të çlirojë burimet amerikane, për t’u përqendruar më shumë tek Kina dhe rajoni i Indo-Paqësorit.
22 Gusht 2021, 20:29 -
Bota
Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori 7400 të tjerë (30,000 në total)
Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypu nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët
22 Gusht 2021, 09:23 -
Bota
Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive
Prej më shumë se 48 orë bllokimi, në aeroportin e Kabulit do të rinisin sërish fluturimet për evakuimet e shtetasve të huaj por dhe refugjatëve afganë që kanë qenë bashkëpunëtorë të SHBA dhe NATO-s dhe që tashmë janë në shënjestër të talebanëve që kontrollojnë të gjithë Afganistanin. Ndonëse talebanët folën për paqe dhe premtuan se do t'i falnin të gjithë ata që kishin luftuar kundër tyre, një dokument i OKB tregon se militantët kanë shkuar derë më derë për të gjetur personat që kanë punuar për NATO-n apo qeverinë e mëparshme afgane dhe kanë kërcënuar anëtarët e familjes së tyre.
20 Gusht 2021, 07:39 -
Bota
Afganistani 'feston' ditën e pavarësisë, vriten disa protestues që gëzuan me flamurin kombëtar! Talebanët: Mundëm arroganten e botës, SHBA-në
Talebanët sot festojnë 122 vjetorin e pavarësisë së Afganistanit nga Mbretëria e Bashkuar, ditë e cila është karakterizuar nga protesta në disa rajone të vendit të cilat I kanë marrë jetën disa personave.
19 Gusht 2021, 11:56 -
Kronikë
Kaosi në aeroportin e Kabulit/ Do vinin mbrëmë, talibanët bllokojnë edhe fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë! Përveç Tiranës e Durrësit, do strehohen edhe në Berat
Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t'u strehuar përkohësisht në vendet e përcaktuara nga autoritet.
19 Gusht 2021, 11:43 -
Bota
Afganistan/ Talebanët vrasin familjarin e gazetarit të DW! Bllokojnë aeroportin e Kabulit, s'lejojnë bashkëpunëtorët e SHBA-NATO të largohen, i kërcënojnë me vdekje
Kaos në aeroportin e Kabulit! Talebanët bllokojnë bashkëpunëtoret e SHBA-NATO të largohen nga vendi! Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë. 12 të vrarë që nga e diela kur talebanët morën pushtetin. Kërkonin gazetarin e Deutsche Welle, talebanët i vrasin një prej familjarëve dhe i plagosin një tjetër.
19 Gusht 2021, 07:38 -
Bota
Afganistan/ Talebanët harrojnë thirrjet për paqe, vrasin 2 persona në Jalalabad, godasin njerëzit me kamxhik! SHBA: S'mund të sigurojmë kalim të sigurt në aeroport
Talebanët i kanë harruar shumë shpejt thirrjet për paqe, pasi nuk kanë treguar mëshirë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
18 Gusht 2021, 07:29 -
Bota
Talibanët marrin edhe qytetin e 2 më të rëndësishëm në Afganistan! UNHCR thirrje fqinjëve të Afganistanit t'i mbajnë kufijtë e hapur
Orë pas ore qytetet në Afganistan po bien në kontrollin e forcave talebane. SHBA dhe aleatët e saj në NATO përfshirë Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar 20 vitet e fundit duke trajnuar dhe pajisur forcat afgane të sigurisë, por me tërheqjen e trupave amerikane talebanët po marrin nën kontroll thuajse gjithçka.
13 Gusht 2021, 16:07