-
Sulm vettingut në Gjykatën e Strasburgut, 130 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar bëjnë padi në GJEDNJ! Vetëm 1 vendim i rrëzuar
“130 gjyqtarë dhe prokurorë i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të njeriut për të kundërshtuar proçesin e vettingut në Shqipëri”. Burime pranë kësaj gjykate, thanë për Report TV se të gjithë aplikantët janë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, të cilët duan rikthimin në sistem.
10 Nëntor 2024, 16:30 -
Një grup me 14 gjyqtarë të dy shkallëve të GJKKO vizitë në SHBA: Ju mbështesim të vendosni në mënyrë të pavarur dhe me fakte, pavarësisht kërcënimeve!
Delegacioni filloi vizitën në Denver, Kolorado, ku u takua me dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit dhe vëzhguan procedurat gjyqësore: Me rëndësi vendosja e çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje, pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve!
25 Shtator 2024, 11:00 -
Qytetarët bënë 2104 ankesa për gjyqtarët, ILD propozoi 3 shkarkime, 5 ulje page dhe 1 vërejtje publike
Mbi 2100 ankesa të bëra për gjyqtarët në vitet 2017-2020 kanë përfunduar së shqyrtuari nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Ky institucion ka ndërmarrë 34 procedime disiplinore për 58 gjyqtarë nga të cilët për tre ka propozuar shkarkim, për pesë të tjerë ulje page dhe për një rast vërejtje publike.
20 Nëntor 2023, 13:56 -
40 gjyqtarë i shtohen sistemit të drejtësisë! Mesazhi i Llagamit: Kultivoni durim dhe përulësi, drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre
Në Këshillin e Lartë Gjyqësor u betuan sot 40 magjistratë të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami iu drejtua me një fjalim të gjithë magjistratëve të rinj dhe u uroi suksese në këtë rrugëtim të ri e plot sfida.
20 Tetor 2023, 12:30 -
Vonesa në zbardhjen e vendimeve, ILD heton 3 gjyqtarë! 2 magjistratë zbardhën vendimet me 107 dhe 120 ditë vonesë! Hetimi: Një prej tyre s’i dorëzonte fare vendime
Inspektorati i Lartë i drejtësisë, ka nisur verifikimet për tre gjyqtarë, për shkak se kanë vonuar zbardhjen e vendimeve gjatë vitit të fundit.
6 Tetor 2023, 17:18 -
Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi
Pak ditë më parë Report Tv publikoi një draft të ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat veç ashpërsimit të dënimeve për drejtuesit e mjeteve që shkelin kodin Rrugor, parashikohen dhe ndëshkime për avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët zvarrisin seancat gjyqësore.
19 Shtator 2023, 15:55 -
Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave
Ndryshon formula e llogaritjes së pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si referencë do të merret paga e Presidentit dhe jo e sekretarit të përgjithshëm. Detaje nga nisma që ndryshon ligjin për statusin e magjistratëve
27 Prill 2023, 16:20 -
U shkarkuan nga vetting-u, dhjetëra prokurorë e gjyqtarë “bëhen” avokatë
Zyrtarisht 62% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shkarkuar nga vetting-u për lidhje me krimin, për fshehje të pasurisë apo për mungesë profesionalizmi. Pavarësisht se nuk mund të punojnë në këtë profesion për së paku 15 vite, dhjetëra prej tyre janë futur sërish në sistemin e drejtësisë, kësaj here nga “dera e pasme” e avokatisë
28 Maj 2022, 11:17 -
Kronikë
Emrat/ Japin dorëheqjen 10% e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga frika e Vettingut, ja çfarë paralajmëruan ndërkombëtarët në 2016
Shkon në 78 numri i gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorëve që japin dorëheqjen nga funksioni për shkak të Vettingut, gjysma e magjistratëve nuk kanë dalë ende pra KPK-së.
18 Nëntor 2021, 17:03 - Kronikë
-
Kronikë
Dokumenti / Krimi kanos drejtësinë, 25 gjyqtarë e prokurorë kërkuan të merren në mbrojtje nga policia gjatë vitit 2020
Magjistratët frikë për jetën, familjen dhe pasurinë. Gjatë viteve 2019-2020 janë marrë në mbrojte nga policia 35 gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të detyrës. Më të kërcënuarit janë prokurorët për shkak të hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit
18 Maj 2021, 16:31 -
Kronikë
Raporti / Vetingu boshatis 6 gjykatat e Apelit, Korça mbetet me vetëm 1 gjyqtar! Ikën 44 nga 78 magjistratë, KLGJ vështirësi për t’i zëvendësuar
Veprimi i ligjit të Vetingut rrëzon më shumë se gjysmën e gjyqtarëve të Apelit, në gjashtë gjykata kanë mbetur vetëm 34 gjyqtarë. Për plotësimin e vakancave në rrethe nuk ka aplikuar askush.
17 Maj 2021, 16:27 -
Nesër nisin punën 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, nuk betohen tek presidenti Meta
4 gjyqtarët e dekretuar nga presidenti i vendit Ilir Meta nisin punën ditën e nesërme në Gjykatën e Lartë. Report Tv mëson se 4 gjyqtarët nuk do të betohen tek presidenti pasi kanë statusin e magjistratit dhe janë betuar kur kanë marrë detyrën më herët.
23 Mars 2021, 10:46 -
Ekskluzive/ Vetingu i nxori nga dera, 27 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar rikthehen nga ‘dritarja’ si avokatë
Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë si dhe ish-kryetarët e gjykatave që u shkarkuan nga detyra bëhen avokatë. Me zyra avokatie edhe të dorëhequrit nga drejtësia nga frika e Vetingut. Çfarë thotë ligji për avokatinë dhe si po rikthehen në pallatin e drejtësisë të shkarkuarit nga Vetingut në një tjetër formë
11 Mars 2021, 10:45 -
2020 mbyllet pa Gjykatë të Lartë, KLGJ për Report Tv: Nuk varet vetëm nga ne, procesi kompleks, ja çfarë kemi bërë
Nga 46 kandidat të cilët kanë aplikuar për Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të shquar dhe gjyqtarëve deri më tani vetëm 2 prej tyre janë kualifikuar për fazën e emërimit. Në një përgjigje për ReportTv për ecurinë e plotësimit të 16 vakancave, KLGJ thotë se 6 gjyqtarë janë në pritje të vettingut dhe shumica e juristëve janë tërhequr nga gara. KLGJ ende nuk ka një afat se kur plotësohen vakancat por viti 2020 do të mbyllet pa një Gjykatë të Lartë të kompletuar.
20 Dhjetor 2020, 11:25