-
Politikë
Nuk përmbahet me 'perlat' mbështetësja 'amerikane' e Berishës! Evi Kokalari: Trump do rikthehet, do pastrojë DASH nga Soros e Gates! Unë do i tund themelet Bashës në Kongres
Prej dy ditësh që kur i shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës në Durrës, si një mbështetëse 'amerikane' e ish-Kryeministrit në 'luftën' e tij kundër amerikanë, Evi Kokalari nuk ka ndalur me 'perlat' e saj.
1 Tetor 2021, 10:20 -
Politikë
'Hemorragji' deputetësh nga grupi parlamentar i PD që zhvendosen te 'Foltorja'! Edhe Edmond Spaho i bashkohet Berishës
Pas shpalljes së 'Foltores' nga Sali Berisha, një tjetër deputet i është bashkuar 'luftës' së ish-Kryeministrit kundër Lulzim Bashës, ish-'birit të tij politik' Listës së deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha i është shtuar edhe Edmond Spaho.
1 Tetor 2021, 10:03 -
Politikë
'Luftë me ironi' në PD, Salianji: Nuk e njoh këtë Kokalarin! Përgjigjet aktivistja: 'Më raftë pika sa i voçkël je, pi pak qumësht, ndenje pas fustanit të Gridës
'Lufta' brenda Partisë Demokratike duket se po rrit tonin mes demokrastikëve. Pas akuzave që aktivistja e PD Evi Kokalari ka bërë ndaj kreut të PD-së, deputeti Ervin Salianji ka ironizuar duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike.
1 Tetor 2021, 09:28 -
Politikë
Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, tani mund të udhëtojë në SHBA
Sikur të mos mjaftonte vetëm Sali Berisha, në sulm të Lulzim Basha tashmë i kanë dalë të gjithë njerëzit besnik të kryeministrit, që në këto ditë të vështira për të, nuk e kanë braktisur duke nxjerrë “kokën” kundër kryedemokratit, për të cilin deri më tani kishin heshtur. I tillë është edhe rasti i gazetarit të televizionit Berisha, Çim Peka, i cili ka “tjerrur” akuzën e bërë një ditë më parë nga Evi Kokalari. Në emisionin e tij, Peka tha se Basha është pajisur me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës dhe tani mund të udhëtojë në SHBA.
30 Shtator 2021, 22:16 -
Pika e zezë
Klithmat e fundit të ujkut Berisha dhe dinjiteti i tij i konsumuar
Pas 9 shtatori me vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar “përkohësisht” nga grupi parlamentar, Sali Berisha dhe familja e tij vetëkonsiderohen në Shqipëri si të vetmit të ndershëm, me integritet, liberalë, demokratë. Eshtë groteske, por sot pikërisht ata, me të shkuarën që kanë, pretendojnë se janë të vetmit e mbetur që luftojnë korrupsionin dhe që mbrojnë drejtësinë, ndërsa shumica dërrmuese e vendit konsiderohet ana e keqe dhe e kalbur.
30 Shtator 2021, 19:52 -
Politikë
Doli krah Berishës në Durrës, Bylykbashi kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar: Në demokraci, s'vendos një individ për llogarinë e tij
Një ditë pasi u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në "Foltoren" e tij në Durrës, duke munguar në takimin e delegacionit të ODIHR me Bashën, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i cili ka mbajtur peshën kryesore në reformën zgjedhore, ka reaguar për herë të parë
30 Shtator 2021, 16:11 -
Politikë
U shfaq në krah të Berishës dhe akuzoi Bashën se është peng i dosjes së lobimit rus, Ilir Meta i jep drekë në Presidencë Evi Kokalarit
Ditën e djeshme, nga "Foltorja" e Sali Berishës në Durrës, i vetmi lajm ishte deklarata e fortë e aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.Meta që e akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha se e përjashtoi Berishën që t'i mbyllej në SHBA dosja e lobimit rus. Ndërkohë sot ka qenë Meta që e ka thirrur për një drekë në Presidencë Evi Kokalarin.
30 Shtator 2021, 13:27 -
Politikë
Përjashtimi i Berishës, Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit! Fjalimi i Kokalarit skandaloz, akuzoi DASH se po bën presion
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus
30 Shtator 2021, 13:21 -
Opinion
Kur Berisha detyrohet të ngrihet në këmbë për Olldashin
Ka qenë e paparashikuar që Sali Berisha të asistonte në një sallë të ngritur në këmbë në nderim të Sokol Olldashit, sapo emri i tij të përmendej. Ka qenë gjithashtu e paparashikueshme që edhe ai vetë të detyrohej të ngrihej në këmbë e të duartrokiste për të ndjerin, të cilin këto tetë vjet as e ka përmendur askund, as në deklarata publike, as në rrjetin social ku Sali Berisha është aq aktiv
30 Shtator 2021, 11:39 -
Politikë
'Këmbeu Berishën me dosjen e lobimit’, Ristani mbështet Kokalarin në ‘Repolitix’: Dëshmia e lobistit Muzin prova në 'duart' e SHBA që presionoi Bashën për të përjashtuar ish-kryeministrin
Deklaratat e forta të anëtares së Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari e cila tha se Basha, mbylli dosjen e tij të lobimit rus në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, i ka mbështetur edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, gjithashtu i akuzuar për këtë lobim madje i marrë dhe i pandehur. Prova që presionoi Bashën të përjashtojë Berishën, Ristani tha se është dëshmia e lobistit
29 Shtator 2021, 21:30 -
Opinion
Mero Baze: Poshtërimi publik i shtetit amerikan nga Sali Berisha
Sali Berisha ka gjetur një mënyrë se si të poshtëroj SHBA. Në takimet ku ai sqaron njerëzit pse është dënuar nga SHBA si familje e korruptuar, si një lider që ka minuar demokracinë shqiptare dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë, sot kishte futur dhe flamuj amerikanë
29 Shtator 2021, 19:47 -
Politikë
Ish-kryeministri godet Bashën në pikën e dobët nëpërmjet Kokalarit: E shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus! PD: Shpifje, do e padisim
Nga "Foltorja" në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka "shkundur karrigen" e Lulzim Bashës, duke thënë se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus. Krah Berishës sot ishte dhe Oerd Bylykbashi, përpos Edi Palokës, Flamur Nokës,Igli Carës,Tritan Shehut.
29 Shtator 2021, 18:16 -
Opinion
Ylli Pata: Lëvizja e Kadillit shmang Berishën e i del përballë Lulzim Bashës
Nervat e rëna në kupolën e lartë të Partisë Demokratike tregojnë se sipas të gjitha gjasave forca më e madhe e opozitës do të përjetojë më shumë shpejt se vonë, një furtunë të brendshme, si pasojë e shumë lëvizjeve centrifugale që kanë lindur nga hapja e kutisë së pandorës” nga SHBA
29 Shtator 2021, 17:40 -
Politikë
Përjashtimi nuk mjafton/ Berisha nuk i ndahet Bashës dhe PD-së, presion për bllokimin e zgjatjes së Vetingut, i trembet konsensusit për ndryshimet kushtetuese
Sali Berisha dhe rrethi i tij fushatë presioni mbi grupin e PD-së për të bllokuar ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut. Intensifikon sulmet kundër Vetingut pas qëndrimit të ONM për zgjatjen e mandatit
28 Shtator 2021, 16:40 -
Politikë
Përjashtimi i Berishës, Tritan Shehu: Jam thirrur në ambasadën e SHBA! PD në momente të vështira, zgjidhja shkundja e bazës! Askush s'mund ta ndalojë Kuvendin
PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.
27 Shtator 2021, 21:58 -
Politikë
Rushaj në Report TV te ‘5 Pyetjet’: Situata në PD s’është rozë! Nuk ka konflikt, por debat emocional Basha-Berisha! Me përjashtimin e ish-kryeministrit u shmang një 'luftë' e vërtetë me SHBA
I ftuar në Report TV në emisionin '5 pyetjet e Babaramos' kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj pranon se përjashtimin e Sali Berishës, situata në PD, nuk është “rozë”, megjithatë, ai refuzon që ta quajë një konflikt. Akuzës se Lulzim Basha, nuk shkon dot në SHBA, Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese. Në një kohë kur Berisha synon largimin e kryedemokratit, për Rushajn nuk ka dyshim që Basha është kryetari legjitim i PD-së që ka dalë nga zgjedhjet legjitime.
27 Shtator 2021, 21:45 -
Politikë
Agron Duka për Report TV: Situata në PD po dëmton opozitën, s’ka koordinim! Të bashkëpunohet me maxhorancën për reformat e rëndësishme
Aleati i Bashës Agron Duka thotë se situata e krijuar në Partinë Demokratike, po dëmton jo vetëm selinë blu, por të gjithë opozitën pasi mungon koordinimi. Në një intervistë për Report Tv Duka thotë se opozita dhe maxhoranca duhet të bashkëpunojnë për reformat e rëndësishme në parlament.
27 Shtator 2021, 13:37 -
Politikë
Basha mbledh grupin e PD, mungon Noka e Paloka: Të ulim TVSH-së për produktet e shportës në 6%! Prioritet ngritja e 3 komisioneve hetimore për 25 prillin, Becchettin dhe Inceneratorët
PD do të kërkojë ngritjen e komisoneve hetimore për 25 prillin, çështjen Becchetti dhe inceneratorët. Basha tha se kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.
27 Shtator 2021, 12:44 -
Opinion
Përkrahësit e Bashës dhe të Berishës: racionalët vs. emocionalët
Dje zhvillova një sondazh privat elektronik me votues të thjeshtë të PD-së. Duke qenë një sondazh privat, nuk mund t’i raportoj rezultatet e tij. Por pa zbuluar detaje, mund të them në përgjithësi se përkrahësit e Bashës janë më pragmatistë dhe ata të Berishës janë më pasionantë
27 Shtator 2021, 09:42 -
Politikë
Ish-nënkryetari i FRPD: Basha ka në plan të krijojë partinë 'Republika e Re', pas shkarkimit! E vetmja rrugë shpëtimi për të, bashkëqeverisja me Ramën
Pas 'betejës' së nisur nga Berisha, Lisandër Hoxha thotë se Basha do të shkarkohet nga posti i kreut të PD dhe se pas kësaj do të krijojë partinë "Republika e Re". Sipas ish-nënkryetarit të FRPD, e vetmja rrugë shpëtimi për Bashën, do të jetë bashkëqeverisja me Ramën.
26 Shtator 2021, 12:32