-
Dashnor Sula akuza kryeministrit: Ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësve
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se moslikujdimi i faturave të energjisë nga ana e shtetit nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.
27 Gusht 2022, 16:05 -
‘Energji me fasha në shtator’, PD: Qeveria dështoi! Sula: Kemi burime për të mos u varur nga tregu i jashtëm! Rekord i ri, 1 megavat kushton deri në 803 euro
Partia Demokratike e konsideron dështim të qeverisë Rama, rikthimin e fashave të energjisë në shtator. Deputeti Dashnor Sula thotë se pavarësisht krizës botërore të energjisë elektrike, Shqipëria ka burime për të siguruar autonomi nga tregu i jashtëm. Ndërkohë, çmimet në bursë kanë kapur një tjetër rekord.
25 Gusht 2022, 11:55 -
Bota
Shtatori po vjen, duhet të kursejmë energjinë, Komisioni Evropian këshilla qytetarëve: Ulni ngrohjen me 1°C
Në kohën kur shtatori po troket dhe kriza globale e energjisë elektrike nuk ka asnjë përmirësim duket se kursimi i energjisë do të jetë një refren që do ta dëgjojmë shpesh, jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet. Së fundmi ka qenë kryetarja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen e cila në një postim të sajin në Tëitter, ku edhe shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së, bëri thirrje për kursim.
17 Gusht 2022, 16:26 -
Kriza energjetike, çmimet në bursë shënojnë një tjetër rekord! Sot 1 megavat pritet të shkojë në 747 euro, dje u shit mesatarisht 500 euro
Situata energjetike ndërkombëtare duket se nuk ka përmirësim. Këtë të mërkurë çmimet e energjisë në bursë kanë regjistruar një tjetër rekord. Një megavat kushton mesatarisht rreth 554 euro, ndërsa sipas të dhënave të bursës në momentet pik të konsumit, çmimi do të arrijë deri në 747 euro për megavat
17 Gusht 2022, 07:51 -
Mungesa e energjisë në tregjet ndërkombëtare, si do të reagojë Qeveria?
Kriza energjitike tashmë është shtruar këmbëkryq në gjithë Europën, por edhe më gjerë në nivel botëror. Çmimet e energjisë elektrike kanë arritur nivele të paimagjinueshme më parë, mbi 400 euro për megavator dhe nuk duket ndonjë tendencë për rënien e tyre.
16 Gusht 2022, 12:42 -
Kriza/ Nisin reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë
Nga e hëna, më 15 gusht, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike, ka bërë të ditur Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS). Reduktimet, sipas KEDS-it, do të nisi nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kenë gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.
15 Gusht 2022, 11:06 -
Mungesa e energjisë, parashikimet për dimrin nuk janë optimiste për gjithë Europën
Qeveria ka theksuar vazhdimisht se të gjitha këto projekte do të ndryshojnë rrënjësisht situatën energjetike në Shqipëri duke e kthyer vendin tonë në një vend eksportues të energjisë. Por këto hapa marrin një rëndësi akoma edhe më të madhe, veçanërisht sot kur e gjithë bota po përballet me një krizë energjetike e cila duket se do të jetë afatgjatë.
14 Gusht 2022, 11:47 -
Si do përballohet kriza energjitike në vjeshtë dhe dimër
Mund të kuptohet qartë uria për gaz natyror dhe energji elektrike në tregun evropian. Kjo uri dhe burimet e kufizuara të ofertës, kanë bërë që tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike të paraqiten me çmime në rekorde historike të paprecedentë, në nivelet e mbi 400 Euro/MWh(megavat/orë).
12 Gusht 2022, 15:43 -
Rama takim me Erdogan: Kemi gati projektet konkrete për përballimin e krizës energjetike dhe asaj ushqimore
Turqia do të jetë në krah të Shqipërisë edhe në përballimin e krizës ekonomike që ka goditur të gjithë globin. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar sot se janë gati projekte konkrete, bashkë me Turqinë, për të përballuar pasojat e krizës.
10 Gusht 2022, 13:17 -
Berisha akuza Ramës për krizën energjitike: E përdor si mjet terrori! Qeveria blinte energji me 250 euro megavat, në bursë shitej me 82 euro
Kreu i PD-së Sali Berisha është në një takim me ekspertët e sektorit të energjisë, ku si zakonisht ka hedhur akuza ndaj qeverisë se blejnë çmimin më shtrenjtë dhe vjedhin energjinë elektrike ndërsa akuzon Ramën se e përdor krizën si mjet terrori. Më pas është ndalur që të japë disa premtime në rast se ia del që të marrë pushtetin.
9 Gusht 2022, 19:43 -
Ilir Meta-Qeverisë: Ulni çmimet, rritni rrogat dhe pensionet! Çmimet janë pesëfishuar, ndihma është zero
“Ulni çmimet, rritni rrogat dhe pensionet”, kjo është thirrja e drejtuesit të Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili thotë se Qeveria do të duhet të mbështessë financiarisht çdo qytetar. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta akuzon qeverinë që nuk ka asnjë plan masash p&
30 Korrik 2022, 12:25 -
Bota
Rekordi i inflacionit rrit çmimet në vazhdimësi në të gjithë eurozonën, arrihet niveli i ri historik prej 8.9%! BE po përgatitet për edhe më keq
Të dhënat nga Eurostat janë një tjetër shenjë ogurzezë për ekonominë e bllokut, e cila gradualisht po ngadalësohet, duke rritur gjasat për një recesion. Çmimet në korrik vazhduan të rriten në shumicën e vendeve, të shtyra nga përkeqësimi i në tregjet globale të energjisë, i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
30 Korrik 2022, 09:37 - Bota
-
Thellohet kriza energjetike, një megavat kapërcen në 511 euro! Vetëm në korrik u importuan 67 mln euro, qeveria paralajmëron kufizim të dritave në shtator
Çmimi i energjisë elektrike ditën e sotme do të kapë vlerat më të larta pas shifrave të marsit të këtij viti. Në bursën hungareze një megavat energji sot kushton 510.22 euro, nga 550 euro që ishte rekordi në mars, menjëherë pas luftës në Ukrainë.
25 Korrik 2022, 08:42 -
Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish
Kryeministri Rama u bëri thirrje kryebashkaikëve të kursejnë energjinë elektrike pasi me krizën globale qeveria nuk ka arritur të blejë të gjithë sasinë që kishte nevojë. Sipas Ramës, ata duhet të kursejnë të parë, vijuar nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.
23 Korrik 2022, 12:29 -
Bota
Qeveria hungareze shpall gjendjen e emergjencës për energjinë, shtrëngon rregullat e tavanit të çmimit të shërbimeve
Qeveria e Viktor Orban bëri një kthesë të jashtëzakonshme në një nga çështjet kryesore të politikës së saj, skemën e çmimeve të rregulluara më 12 korrik, pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të energjisë dhe uli pranueshmërinë për çmimet e rregulluara të energjisë për klientët me pakicë
14 Korrik 2022, 08:53 -
Raporti INSTAT/ Mallrat e blera jashtë vendit rrisin inflacionin! Çmimet e importit u rritën me 10% në tremujorin e parë! Energjia shtrenjtim galopant
Vetëm në tremujorin e parë të vitit Indeksi i Çmimeve të Importit është rritur me 10.7%, në krahasim me tremujorin e parë 2021, ndërsa në raport me fundin e vitit të kaluar produktet e importit janë shtrenjtuar me 6.1%.Sipas raport të INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve të produkteve të importuara e ka dhënë energjia elektrike, e cila në raport me vjet është shtrenjtuar me 73.4%
8 Qershor 2022, 09:46