-
Kriza energjetike, Rama: Ndryshon çmimi për familjet, çdo kilovat mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë pa TVSH! Nuk preken bizneset
Familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH që shpenzojnë. Familjet që shpenzojnë deri në 800 KWH do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Çmimi i ri do të aplikohet nga data 1 tetor dhe nuk prek bizneset.
8 Shtator 2022, 10:07 -
Qeveria prezanton paketën 43.1 mld lekë! Paga minimale shkon në 34 mijë lekë! Prej shtatorit rriten pensionet, pagat për administratën, policinë e Shtetit e Burgjeve
Pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës sociale. Sa do të rriten pagat për punonjësit e adiministratës, policisë së burgjeve dhe policisë së shtetit
8 Shtator 2022, 08:00 -
Mallrat e importuara kushtuan 10.7% më shumë se vitin e kaluar! INSTAT: Çmimi i energjisë së importuar u rrit me 73.5%
Mallrat e blera nga jashtë vijnë gjithmonë e më të shtrenjta për konsumatorin në Shqipëri. Si pasojë e krizës së çmimeve, Instituti i Statistikave njofton se mallrat e importuara në tremujorin e dytë të vitit kushtuan 10,7 % më shumë se një vit më parë.
7 Shtator 2022, 17:38 - Bota
-
Bota
Si mund ta ndalë Evropa rritjen e çmimeve të energjisë?
Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë. Blloku evropian është duke analizuar edhe mundësinë e ndarjes së çmimeve të energjisë nga çmimet në rritje të gazit, por edhe reforma tjera afatgjata, me qëllim të sigurimit që çmimet e energjisë reflektojnë energji të ripërtërishme më të lirë.
6 Shtator 2022, 15:27 -
Kriza/ Qeveria do i paguajë 50% të vlerës familjeve që vendosin panele diellore për ngrohje uji! Ulen tarifat për prodhuesit e energjisë, përgjysmohet pagesa për licencim
Burime për Report TV bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbusojë gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Nga ana tjetër Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji.
5 Shtator 2022, 21:35 -
Kriza energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime! Drejtori i KESH: Do furnizohemi me anijet që prodhojnë energji! Sasia e parë gati në nëntor
Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime në dimër. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji.
5 Shtator 2022, 11:58 -
Bota
Gjermania jep 65 miliardë euro për të mbrojtur bizneset nga rritja e inflacionit
Gjermania do të shpenzojë të paktën 65 miliardë euro (64.7 miliardë dollarë) për të mbrojtur klientët dhe bizneset nga rritja e inflacionit, tha kancelari Olaf Scholz të dielën, dy ditë pasi Rusia njoftoi se do të pezullonte disa dërgesa të gazit për një kohë të pacaktuar.
4 Shtator 2022, 18:45 -
Bota
Kriza energjetike, qeveria gjermane gati paketën e ndihmës! Scholz: Ne nuk do ta lemë askënd vetëm
Koalicioni qeverisës gjerman prezantoi një paketë të fuqishme masash lehtësuese prej 65 miliardë eurosh, kjo në kuadër të krizës së energjisë. Një pjesë do të financohet nga superfitimet e koncerneve energjetike.
4 Shtator 2022, 13:59 -
Bota
Analiza/ Si dhe ku ndryshon loja e madhe e naftës
Për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me industrinë globale të naftës, dhe me çfarë pasojash do të përballet Evropa në të ardhmen e afërt, është e nevojshme të shohim se çfarë po ndodh në Lindje. Në fakt pikërisht atje do të zhvillohet loja e madhe e naft&e
4 Shtator 2022, 08:25 -
Bota
Bashkimi Evropian: Jemi të përgatitur nëse Moska ndërpret tërësisht furnizimin me gaz
Evropa është "e përgatitur mirë", falë kapaciteteve të magazinimit dhe masave për ruajtjen e energjisë, nëse Rusia vendos të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz, tha një udhëheqës i lartë i BE-së të shtunën mes të një beteje energjetike të intensifikuar midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.
3 Shtator 2022, 20:48 -
Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë
Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.
3 Shtator 2022, 16:53 -
Çmimi më i subvencionuar
Edhe vende me buxhet të jashtëzakonshëm, si Zvicra, Gjermania, Hollanda, etj., po përgatiten për kufizime të furnizimit me energji. Evropa Perëndimore dhe vendet e BE-se po i afrohen dimrit më të keq energjitik të 70 viteve të fundit, pas shtrëngesave dhe mungesave energjitike të viteve 1945-1947, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Po pse? Arësyet vijnë menjëherë më poshtë.
3 Shtator 2022, 15:58 -
Kosova paketë ndihme 150 mln € kundër inflacionit! 100 € për pensionistët, 2-fishim i asistencës sociale! Shpërblim për qytetarët që kursejnë energji
Qeveria e Kosovës ka hartuar një paketë ndihme për të përballuar inflacionin. Nisur nga fakti që Kosovë po përballet me krizë energjie, kur herë pas here ka pasur edhe shkëputje, Kurti ka vendosur që të shpërblejë të gjuthë qytetarët që kursejnë.
3 Shtator 2022, 15:28 -
Nga 1 tetori rritet kostoja e energjisë elektrike për familjet që harxhojnë mbi 800 kwh! Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e ri
Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Report Tv mëson se mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike.
31 Gusht 2022, 15:26 -
Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit
Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh
30 Gusht 2022, 13:32 -
Ministrja këshillon qytetarët për kursimin e energjisë: Lani rrobat me 30 gradë në lavatriçe
Në kuadër të kursimit të energjisë elektrike, ku në vjeshtë pritet edhe një përkeqësim i situatës, ministrja e Energjisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi duke këshilluar qytetarët si të kursejnë energjinë
29 Gusht 2022, 21:22 -
Bota
Takimi i jashtëzakonshëm i BE-së për energjinë mbahet më 9 shtator
Republika Çeke më 29 gusht ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të Bashkimit Evropian. Ky takim vjen mes një rritjeje të çmimeve dhe shqetësimeve për furnizimet e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia
29 Gusht 2022, 16:11 -
Bota
The Guardian: Rritja e kostove të energjisë do të detyrojë mbylljen e mijëra dyqaneve të vogla në Britani
Shoqata e dyqaneve tregtare (ACS) ka kërkuar më shumë mbështetje financiare për bizneset e vogla në Britaninë e Madhe. Sipas ACS mijëra dyqane të vogla do të detyrohen të mbyllen për shkak të rritjes së kostove të energjisë nëse qeveria nuk ndërhyn me mbështetje emergjente ekonomike. Kërkesa i është dërguar përmes një letre Kancelarit të Thesarit, Nadhim Zahawi.
29 Gusht 2022, 12:13