-
10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ja vlejti, u dëgjuan të gjitha! Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh! Tabaku: Ka 2 ministra në burg dhe ndihet krenar
Në një deklaratë për mediat, Rama u ndal edhe njëherë te shifra e 430 mln euro, që sipas opozitës janë vjedhur në këtë 'aferë', ku tha se kjo shifër nuk ekziston dhe se është një narrativë e ulët që në fund u zbulua.
23 Shkurt 2022, 22:25 -
VIDEOLAJM/ Rama paralajmëron Bashën në burg? Kryeministri-Tabakut: Mos përmend Lefterin se s'është etike! Unë kurrë s' do e përmend Lulin kur të jetë atje
Në momentin që kjo e fundit përmend Lefter Kokën, i cili është në burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion, kryeministri i thotë se një ditë mund të jetë edhe Lulzim Basha në burg dhe se ai nuk do e përmende kurrë 'kur ai të jetë atje'.
23 Shkurt 2022, 20:26 -
Mero Baze: Pse Edi Rama dukej i kënaqur me tri opozitat e Komisionit
Do të ishte një punë e mençur që dhe Edi Ramën ta mbanin sa më pak në Komisionin Hetimor. Mund ti bënin katër pese pyetje thelbësore dhe ta përcillnin. Kjo do të ishte në dobi të opozitës. Por me sa duket dëshira për protagonizëm I mundi të tri opozitat e Kuvendit, përballë objektivit për të mundur Edi Ramën.
23 Shkurt 2022, 20:09 -
Rama dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi sulmon Tabakun: Edhe gazetari më pa eksperiencë do t’i kishte bërë pyetje më të forta
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ‘sulmuar’ kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku.
23 Shkurt 2022, 17:17 -
Rama: Si mund të ketë aferë kur Sekretari i Përgjithshëm i 'Financave' nisi inspektim financiar? Si mund ta lejonte ky 'grupi i strukturuar'! Procesi ka qenë model
Kryeministri Edi Rama tha se nëse qeveria e tij do të ishte "një grup i strukturuar" siç pretendon opozita atëherë nuk do të kishte asnjë mundësi që Ministria e Financave të niste inspektimin për inceneratorët. Rama tha se në qeverinë e tij, të gjithë punojnë në mënyrë të pavarura dhe kjo tregon procesin model që është kryer.
23 Shkurt 2022, 14:17 -
Rama sherr me Tabakun: Nuk të përgjigjem më! Po të jap të vetmin shans po nuk komentove më përgjigjet e mia, në të kundërt nuk flas më
Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me Jorida Tabakun, ku i ka thënë se nuk do i përgjigjet më pyetjeve të saj, pasi po shkel ligjin dhe po i komenton përgjigjet duke u larguar nga objektivi i komisionit.
23 Shkurt 2022, 13:25 -
Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin
Kryeministri Edi Rama ka dhënë 10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku iu përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës për çështjen e inceneratorëve. Rama tha se "makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje! Jam krenar për të 3 projektet, në 2013-n pastrohej gjysma e vendit, sot 87%"
23 Shkurt 2022, 07:21 -
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Muça në ‘Repolitix’: Ëngjëll Agaçi i dha sot goditjen më të fortë retorikës së PD-së
Gazetari Flogert Muça ka komentuar dëshminë e sekretarit të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçit. Muça thotë se Agaçi i ka bërë dëmin më të madh retorikës së PD-së pasi iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve duke cituar ligjet.
22 Shkurt 2022, 23:02 -
Mero Baze: Pse Komisioni Hetimor i inceneratorëve po i trazon të gjithë
Është qesharake të shikosh se si Sali Berisha dhe “Foltorja” e tij janë armiqtë më të mëdhenj të këtij Komisioni, duke e akuzuar atë si lojë e Edi Ramës. E thonë këtë për një Komision që në fakt po i bën të djersijnë ministrat e Edi Ramës dhe bashkiakët e tij. Dhe e gjitha është se ata janë ndjerë të përjashtuar nga vemendja e opinionit publik në opozitën e tyre edhe ashtu “non grata”.
22 Shkurt 2022, 20:14 -
Ylli Pata: Çfarë solli në publik maratona e 'inceneratorëve'
Komisionet hetimore, janë realisht një nga instrumentet më të rëndësishme që disponon demokracia parlamentare. Në SHBA ata përdoren shumë gjerësisht e kanë një histori të rëndësishme prej shumë vitesh. Janë natyrisht pjesë e betejës politike mes palëve, e cila bëhet e fortë, e ndezur, por e qëndruar fort në shinat kushtetuese, etike, ligjore të një sistemi funksional parlamentar.
22 Shkurt 2022, 19:19 -
Inceneratorët, Gjiknuri: ERE s'ka vendos çmim për energjinë e inceneratorit të Elbasanit! Mangësi që duhet rregulluar! Alqi Bllako: Kam dëshmuar në SPAK, s'shkel sekretin hetimor
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dëshmoi edhe ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai sqaroi njohjen e tij me pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj Entit Rregullator të Energjisë.
22 Shkurt 2022, 18:30 -
Do dëshmojë nesër në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Mezi po pres të shkoj, mos e humbni
Kryeministri Edi Rama mezi po pret të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Durrësit, nga ku prezantoi Këshillimin Kombëtar me qytetarët, madje iu kërkoi atyre, që nëse nuk kanë ndonjë gjë më të mirë për të bërë, ta ndjekin live.
22 Shkurt 2022, 17:57 -
Autogol i Jorida Tabakut: Në 2020 Ministria urdhëroi inspektimin financiar për inceneratorin e Elbasanit! Përgjigjet Denaj: Tregon korrektësinë e institucioneve
Kryetarja e komisionit parlamentar për inceneratorët nxori në mënyrë të papritur gjatë marrjes në pyetje te Engjëll Agaçit një urdhër të ministrisë së Financave për të hetuar kontratën koncesionare për dyshime korrupsioni. Por dokumenti u shfrytëzua nga anëtarët socialistë për të treguar transparencën dhe korrektësinë e institucioneve.
22 Shkurt 2022, 17:49 -
Inceneratorët/ Agaçi flet për herë të parë pas 9 vitesh: Opozita ka gënjyer prej muajsh, Këshilli i Ministrave s'ka miratuar 17 vendime brenda ditës! Presion nga Rama? Vendimi në mbledhje normale
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka folur sot për herë të parë, pas 9 vitesh në atë pozicion, në lidhje me inceneratorët. Në Komisionin Hetimor, Agaçi u shpreh se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë dhe as ka kaluar në mënyrë të përshpejtuar 17 vendime. Ai sqaroi se në rastet e financimeve të kontratave, detyrimi ligjor i Këshillit të Ministrave është të japë autorizimin për të kur ka një miratim paraprak nga Ministria e Financave.
22 Shkurt 2022, 15:24 -
'Dëgjoni Monikën në TV dhe bëheni gaz i botës', Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: As ndihmën ekonomike nuk miraton dot pa Këshillin Bashkiak, për inceneratorët vendose vetëm
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e përmendi gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Përmes një video Kryemadhi i kujton Veliajt se si deklaronte se nuk merr dot asnjë vendim pa këshillin bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!
22 Shkurt 2022, 11:47 -
PD-Berishës: Një non grata që vazhdon sulmet kundër komisionit hetimor për inceneratorët me shpresën për të penguar hetimet
Partia Demokratike ka akuzuar Sali Berishën dhe Edi Ramën se janë persona që nuk duan që Komisioni hetimor për inceneratorët të hetojë deri në fund dhe për këtë arsye e sulmojnë.
22 Shkurt 2022, 10:05 -
Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj: Tirana sot, më e pastër me 30% më pak shpenzime! Projektin e kërkuan edhe kryebashkiakët tuaj! Tabaku: Dhatë aprovim pa pyetur Këshillin Bashkiak
Komisioni Hetimor për Inceneratorët zhvillon sot një tjetër seancë maratone me dëshmitë e politikanëve. Sot pritet për të dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.
22 Shkurt 2022, 09:36