-
Spaho në '5 pyetjet': PS refuzon të bashkëpunojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët! Nuk jepen 430 mln euro pa dijeninë e Edi Ramës! Ja pse dhashë dorëheqjen
Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për deklaratën e Ramës, i cili thotë se kush shkel ligjin mban përgjegjësi individuale, për Spahon është ndryshe. Përgjegjësitë sipas Spahos janë institucionale, individuale dhe morale.
21 Shkurt 2022, 21:31 -
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi: Vazhdim i marrëveshjes së 17 majit! PD: LSI, Ramën dhe Berishën i lidh i njëjti hall
Vazhdim të marrëveshjes së 17 majit mes Bashës e Ramës e ka konsideruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvillimet në komisionin hetimor për inceneratorët. Ajo i bëri thirrje SPAK që të veprojë bazuar mbi faktet, ndërsa theksoi se kjo aferë duhet zbardhur dhe nuk duhet të dështojë siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.
21 Shkurt 2022, 19:03 -
Inceneratorët/ PS çon në SPAK Tabakun: Shkeli ligjin, takoi kreun e SPAK pa autorizim! Deputetja: Felaj, në konflikt interesi! Reagon Basha: Po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Felaj i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim.
21 Shkurt 2022, 10:51 -
Dëshmitë në Komision/ Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër, s'ka marrë lekë nga buxheti i shtetit! Balluku: Vjedhja 430 mln euro shifër absurde!
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se inceneratori i Tiranës është koncesion i pastër i cili nuk ka marrë asnjëherë lekë nga buxheti i shtetit, teksa theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Në Komision më herët dëshmuan ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, dhe ish minstri i Financave, Shkëlqim Cani.
21 Shkurt 2022, 09:37 -
Inceneratorët, Basha: Askush nuk ‘ngjyen gishtin’ pas shpinës së Ramës, i bëj thirrje të mos i bëjë presion SPAK! 3 socialistë në komisionin hetimor të përfshirë në aferë
Basha foli për deklarata e Ramës i cili tha se kush ka punuar pas shpinës së qeverisë duhet të dalë para drejtësisë. Për Bashën këto janë deklarata të pabesueshëm pasi të gjitha aferat kryen në sy dhe me vendim të Ramës. Basha i bëri thirrje Ramës që të lejojë SPAK të hetojë dhe të mos u bëjë presion.
20 Shkurt 2022, 12:58 -
PD publikon videon: Administratori i Inceneratorit të Fierit i punësuar në kompaninë e Arben Ahmetajt! Ja si gënjeu në Komisionin Hetimor
Sipas PD, administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të Arben Ahmetaj edhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.
19 Shkurt 2022, 20:03 -
Hetimi për inceneratorët, Alqi Bllako dhe Armando Subashi në SPAK! Kreu i Bashkisë Fier dëshmoi për 5 orë: Dhashë deklarimet e mia, do i përgjigjem prokurorisë sa herë të më kërkojnë
Në zyrat e SPAK prej më shumë se 5 orësh dha dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Report Tv mëson ekskluzivisht se Subashi u morr në pyetje nga SPAK për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.
18 Shkurt 2022, 14:02 -
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka thënë të pavërteta! Nëse nuk vjen të dëshmojë deri në drekë, do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë
Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku tha se është thirrur sërish për të dëshmuar sot Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, teksa theksoi se në dëshminë e kaluar, më 14 mars, ka thënë të pavërteta. Tabaku u tregua e prerë teksa u shpreh se Kodra ka kohë deri në drekë të paraqitet, në të kundërt do t'i kërkohet Policisë që ta ccojë me forcë.
18 Shkurt 2022, 09:37 -
Basha: Për inceneratorët jemi përballë PS-së dhe Sali Berishës, të parët duan ta zhbëjnë ndërsa i dyti ta minimizojë, është patericë e regjimit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit akuzoi Sali Berishën se është bërë bashkë me Ramën për ccështjen e inceneratorëve, pasi sipas tij duket qartë se Partia Socialiste kërkon ta zhbëjë si ccështje ndërsa grupi i Berishës ta minimizojnë.
17 Shkurt 2022, 13:16 -
Përplasjet Berisha-PD për inceneratorët! Selia Blu: Të korruptuarit dhe non grata-t janë kundër komisionit! Berisha: Ky komision kërkon të varrosë çështjen
Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmeve që Sali Berisha i bëri komisionit hetimor për inceneratorët nga foltorja e Kuvendit. PD shkruan se personat “non grata” dhe të korruptuar nuk mund të hedh poshtë punë e komisionit.
17 Shkurt 2022, 12:55 -
Përplasjet/ Tabaku-Spiropalit: Kur denoncoja aferën e inceneratorëve ti ishte te trau i Doganës! Ministrja si Rama dikur me Berishën: Pyete Bashën a e kalon dot traun përtej detit?
Përplasje të forta kanë ndodhur me Jorida Tabakut dhe Elisa Spiropalit në Kuvend që nisën nga çështja e inceneratorëve dhe përfunduan me ngritje aludimet nga ministrja nëse Basha kalonte dot përtej detit apo jo. Të njëjtin aludim bëri edhe Rama me Berishën para se ai të shpallej “non grata” nga SHBA.
17 Shkurt 2022, 11:37 -
Agjencia e Prokurimit Publik: S’u njoftuam për garën e inceneratorit të Elbasanit! Tabaku: U tenderuan para për inceneratorë që s’ekzistojnë! Denaj: Ishte situate emergjente
Procedurat koncesionare të inceneratorit të Elbasanit janë bërë pa u njoftuar agjencia e Prokurimeve Publike, fakt që u pohua nga drejtoresha e kësaj agjencie në komisionin hetimor. Por, deputetja Anila Denaj tha se procedurat janë bërë në kushtet e një emergjence të mbartur mjedisore.
16 Shkurt 2022, 21:19 -
Rama: Inceneratorët janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave! Kush abuzoi me pushtetin do i nxjerrë drejtësia, jo propaganda politike
Lidhur me hetimet që kanë nisur për inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha se ato janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave. Rama pati një mesazh të qartë për të gjithë se kushdo që punoi pas shpinës së qeverisë do dalë para drejtësisë.
16 Shkurt 2022, 18:42 -
Kryemadhi sulmoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët, PD: Partia e re e ‘Non Gratave’ është bërë bashkë për të mbrojtur ministrat që do shkojnë në burg
Partia Demokratike i përgjigje akuzave të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që sulmoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
16 Shkurt 2022, 11:14 -
Inceneratorët/PS: Të mos dëshmojnë ato që janë pyetur nga SPAK! Tabaku: S’ka pengesë ligjore, kështu ndodhi edhe për ‘21 janarin’! Llatja: Inceneratori ka punuar që ditën e parë, u fik kur u vendos në sekuestro
10 orë dëgjesë me dëshmitarët ka zgjatur Komisioni hetimor për inceneratorët ditën e sotme. Në një mbledhje maratonë e shoqëruar me debate, mes dëshmitarëve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Elbasani, Gledjan Llatja, i cili tha se inceneratori ka punuar që ditën e parë që është vënë në punë, por është fikur pasi është vënë nën sekuestro nga SPAK, pas arrestimit të Lefter Kokës. Ai është shprehur se falë ndërtimit të këtij impianti, situata në Elbasan është shumë herë më e mirë.
16 Shkurt 2022, 10:59 -
Jorida Tabaku publikon dokumentet, akuza Ahmetajt: I përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit! Ja procedurat abuzive që janë ndjekur
Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka hedhur sot akuza në drejtim të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në 'aferën e Elbasanit'.
16 Shkurt 2022, 10:23 -
Kryemadhi sulmon Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Skandal, morën vendim për të mos marrë në pyetje komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit
Kryetarja e LSI-së, ka sulmuar sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku tha se kanë marrë vendim 'skandaloz' për të mos marrë në pyetje komisionin që vendosi për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.
16 Shkurt 2022, 09:46 -
Hetimet për inceneratorët, Rama: Ndëshkim kujt na e punoi pas shpine! I takon SPAK-ut të evidentojë faktet e provat
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është aspak i shqetësuar nëse pas kontratave të inceneratorëve rezultojnë ministra apo ish-ministra të tij, duke kërkuar ndëshkim maksimal për këdo që ka shkelur ligjin.
15 Shkurt 2022, 20:40 -
Përplasja PD-PS për inceneratorët! Tabaku: Zotos e Gugalljës u zgjat koncesioni i shitjes së energjisë me 25 vite me firmë të Gjiknurit! Ish ministri: Po gënjen, ke humbur lidhjen me realitetin
Tabaku madje akuzoi edhe Damian Gjiknurin se ka firmosur një koncesion vetëm për shitje energjie ndaj inceneratorit të Elbasanit edhe për 25 vite, ndërkohë që ai mbaronte për 7 vite. Kjo nuk është pranuar nga Damian Gjiknuri i cili tha se asnjë kontratë koncesionare nuk është firmosur prej tij dhe se se shitja e energjisë nuk është koncesion por detyrim i lidhur nga kontrata.
15 Shkurt 2022, 19:20