-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
Për 35 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, SPAK kërkon konfiskimin. SPAK thotë se ish-bosi i lojërave të fatit i përfitoi këto pasuri nga aktiviteti i tij kriminal dhe më pas për të fshehur origjinën e tyre, ua ka kaluar në emër familjarëve. Kryesisht pasuritë janë në emër të prindërve, motrave e gruas.
28 Janar, 12:00 -
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.
23 Janar, 10:16 -
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, vijon të trondisë me rrëfimet e tij te GJKKO. Sot dëshmoi se si vrau me ushtarët e tij vëllanë e ish-mikut të kthyer në armik, Talo Çela, pasi ky i fundit i kishte vrarë shokun e ngushtë. Pohimi: E dija ku pinte kafen Bujari, Enver Diva e plagosi, mua mu bllokua pistoleta, armën e dytë s’doja ta bëja pis. I kërkova Besmir Xhixhës ta vriste
16 Janar, 14:34 -
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e paraqitur nga ish gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për masën e parë të vendosur ndaj saj, atë të “arrest në shtëpi”.
15 Janar, 14:52 -
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
I penduari Nuredin Dumani vijoi sot dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka patur ndihmë nga vëllai i ish-ministrit të drejtësisë së kohës. Reagon deputeti Nasip Naço: Distancohem, mashtrim për të dëmtuar integritetin tim, drejtësia të hetojë!
14 Janar, 12:49 -
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu
Seanca për të akuzuarit e dosjen “Plumbi i artë” ka vijuar edhe këtë radhë me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, që ka treguar episode të tjera të ngjarjeve kriminale. Të pandehurit kanë reaguar duke e kundërshtuar. Seancat zhvillohen me dyer të mbyllura
9 Janar, 19:07 -
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
Situata e kriminalitetit në Shqipëri, dosjet e bujshme që po heton SPAK, proceset e grupeve kriminale në GJKKO dhe ekstradimi ditën e sotme i Gramos (Dritan) Rexhepit nga Turqia në Shqipëri, i cilësuar edhe si ‘Eskobari shqiptar’, kanë qenë tematikat e diskutimit sot në Report TV. E ftuar, gazetarja Aida Topalli
8 Janar, 19:22 -
'Plumbi i Artë'/ Seanca në GJKKO, kontestime të ashpra ndaj Nuredin Dumanit, Gentian Sharra: Kam marrë 2 mln euro tendera, s'kisha pse të grabisja
Për tre seanca me radhë Gjykata e Posaçme është duke dëgjuar dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, që implikon edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje, të rënda nga vrasje e deri në grabitje. Por dëshmia e tij ka sjelle debat mes të pandehurve të tjerë të cilët i kanë kundërshtuar si të pavërteta.
7 Janar, 14:16 -
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se vazhdimi i dëshmisë së bashkëpunëtorëve me praninë e mediave, dëmtonte imazhin pasi kishte dëshmi kofidenciale. Kjo kërkesë hasi kundërshtimin e avokatëve dhe vetë të pandehurve. E cilësojnë Dumanin si mashtrues. GJKKO vendos që dëshmitë e 3 bashkëpunëtorëve të dëgjohen me dyer të mbyllura, pala tjetër ikën nga salla
17 Dhjetor 2024, 09:40 -
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg për dosjen ‘Plumbi i Artë’! Akuzohet për porositjen e dy vrasjeve
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg të vendosur ndaj tij në maj 2022 për dosjen Plumbi i Artë. Seanca për shqyrtimin e kërkesës mbahet në orën 13:00 në GJKKO. Në këtë dosje, Dumani akuzohet si porositës i dy atentateve ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës, por të dy dështuan.
6 Dhjetor 2024, 10:16 -
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
Një hetim i SPAK kundër një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare ka çuar në lëshimin e 19 urdhërarresteve nga GJKKO, mes tyre Suel Çela e vëllai i tij, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish shefi i krimeve Dedan Gjonin, avokatja Blerina Beqiri. Detyrim paraqitjeje gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Është kontrolluar banesa e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu dhe ish-gjyqtarit Taulant Tafa.
25 Nëntor 2024, 12:55 -
I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO rikthen në burg avokatin Alban Bengasi
Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka ndryshuar vendimin e dënimit të avokatit Alban Bengasi, ku nga 1 vit e 4 muaj do të kryejë përfundimisht 4 vite e 8 muaj burg. Bengasi u dënua për dhunë në familje, teksa u shpall i pafajshëm për grup të strukturuar kriminal nga Shkalla e Parë.
7 Nëntor 2024, 15:50 -
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vjet burg për Talo Çelën
5 vite nga megagrabitja e 4.6 milion eurove nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, Rinasi, Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtarë për një nga të akuzuarit si pjesmarrës në ngjarje, Talo Çelën i cili rezulton I shpallur në kërkim ndërkombëtar.
4 Nëntor 2024, 13:59