Bota
-
Kompania farmaceutike Pfizer shprehet se dozat e saj përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash, sipas kësaj kompanie, prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare.
12 Janar 2022, 15:32 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, a do mundet 'Dhelpra e Argjendtë' të bind Putin për arritjen e një marrëveshje?
12 Janar 2022, 14:49Wendy Sherman, një nga diplomatet më të fuqishme në botë, e cila njihet edhe me nofkën “Dhelpra e Argjendtë” do të jetë pjesë e bisedimeve SHBA-RUSI për tensionet e në Ukrainë.
-
Një provincë në Kanada vendos të penalizojë financiarisht të pavaksinuarit, kryetari: Ia kemi borxh personave të vaksinuar
12 Janar 2022, 13:38Provinca kanadeze, Kuebek, do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Kuebek, rajon i cili është përballur me shifrat më të larta të vdekjeve me koronavirus në Kanada, aktualisht po përballet me rritje të shkallës së infektimit.
-
Kampet çnjerëzorë ku izolohen të infektuarit në Kinë ‘ngrijnë’ botën! Strategjia ‘zero COVID’ e qeverisë dhe realiteti i kalbur komunist (VIDEO)
12 Janar 2022, 12:33Një tualet, një krevat dhe një tavolinë, është gjithçka që shohin në “qelinë” tyre fëmijët, gratë shtatzëne dhe të moshuarit me COVID-19 në Kinë.
-
Shpërthimi masiv i një ylli, NASA ndan pamjet magjike dhe ‘lë pa fjalë’ shikuesit
12 Janar 2022, 12:08Bota e yjeve nuk “dështon” asnjëherë të intrigojë mendjet kureshtare.
-
Kishte premtuar t'i vizitonte, Papa mban fjalën pas disa vitesh dhe i shkon befasisht natën në dyqan miqve të tij (VIDEO)
12 Janar 2022, 11:00Papa Françesku ka befasuar dy miq të vjetër të tij, të cilëve i ka shkuar për vizitë në dyqanin e tyre natën. Pronarët e dyqanit diskografik pranë Panteonit në qendër të Romës u habitën jo pak kur panë Papën të zbriste nga një makinë tip 'Fiat 500' e më pas të futej brenda për të takuar ata.
-
Transformohet Mike Pompeo, humb 41 kg për 6 muaj
12 Janar 2022, 10:37Ish sekretari i Shtetit gjatë presidencës së Donald Trump, Mike Pompe ka pësuar një transformim të madh fizik duke mos u njohur.
-
Studiuesit japin alarmin: Temperatura e oqeaneve po rritet! Në 2021 thithën nxehtësi të barabartë me shtatë bomba atomike
12 Janar 2022, 10:36Vitin e kaluar oqeanet thithën nxehtësi ekuivalente me shtatë bomba atomike të Hiroshimës.
-
Franca vendos të ndalojë inçestin për herë të parë që nga viti 1791! Vendimi vjen pas një sërë skandalesh
12 Janar 2022, 09:53Qeveria franceze po planifikon të ndalojë inçestin për herë të parë që nga viti 1791. Incesti aktualisht është i ligjshëm në Francë nëse nuk përfshihen fëmijët. Megjithatë Sekretari i Shtetit për Fëmijët ka deklaruar së fundmi se qeveria donte të kriminalizonte marrëdhëniet incestuese edhe nëse të dyja palët janë mbi moshën 18 vjeç.
-
Mafiozi italian kishte 20 vite në arrati por e 'merr në qafë' Google! Arrestohet në Spanjë
12 Janar 2022, 09:07Një bos i mafies italiane në arrati për 20 vjet u gjurmua në një qytet spanjoll pasi u pa në 'Google Street Vieë'. Gioacchino Gammino, një vrasës i dënuar i listuar në mesin e gangsterëve më të kërkuar të Italisë, u arrestua në Galapagar, një qytet afër Madridit, ku gjatë viteve ai ishte martuar, kishte ndryshuar emrin në Manuel, punonte si kuzhinier dhe kishte një dyqan frutash dhe perimesh.
-
Ceremonia funerale e ekstremistes, para kishës me flamur nazist sipër arkivolit! Reagojnë ashpër katolikët dhe hebrenjtë
12 Janar 2022, 08:39Ish anëtarja e grupit ekstremist të krahut të djathtë në Itali “Forza Nuova” është përcjellë për në varreza me flamurin nazist nga një kishë në Romë. Ky veprim është dënuar nga udhëheqësit katolikë dhe hebrenjtë duke e cilësuar një veprim të tmerrshëm dhe ofendues.
-
OBSH: Javës që shkoi 7 milionë raste me Omicron në Evropë
12 Janar 2022, 07:51Drejtori i OBSH-së për Evropë, Dr. Hans Kluge tha në një konferencë shtypi se 26 vendet evropiane raportojnë se çdo javë mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID. Ndërsa Omicroni vazhdon të përhapet në lindje të kontinentit evropian, zoti Kluge u shpreh i shqetësuar se vendet me përqindje të ulët të vaksinimit do të përjetojnë shtim të madh të rasteve me variantin e ri.
-
Putin do të zhvillojë bisedime me SHBA dhe NATO-n përpara se të ndërmarrë veprime
12 Janar 2022, 07:33Kremlini mund të dëshirojë ende të rindezë armiqësitë me Ukrainën, por Moska do të preferonte që kjo të shfaqej si pasojë e qëndrimit perëndimor, shkruan Konstantin Eggert i DW.
-
Armenia dhe Azerbajxhani me akuza të ndërsjella për luftimet në kufi
12 Janar 2022, 03:54Një ushtar i Azerbajxhanit dhe dy ushtarë të Armenisë u vranë më 11 janar gjatë luftimeve të fundit në kufirin mes dy shteteve, thanë zyrtarët në Baku dhe Jerevan.
-
SHBA zotohet t'i japë Rusisë përgjigje me shkrim për bisedimet e Gjenevës javën e ardhshme
12 Janar 2022, 02:38Shtetet e Bashkuara premtuan t'i japin Rusisë një përgjigje me shkrim ndaj propozimeve për garancitë e sigurisë javën e ardhshme, tha të martën një burim i afërt me bisedimet e Gjenevës.
-
Viktimat e të pa vaksinuarve
11 Janar 2022, 22:49Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Open”. Xhokoviç, qëe ka fituar 9 herë kupën e këtij turneu, refuzoi të tregojë provat se ishte vaksinuar kundër Covid-19, që është një kriter i detyrueshëm për cilindo që do të hyjë në Australi.
-
OBSH: Gjysma e popullsisë së Evropës do infektohet nga Omicron brenda 6-8 javësh
11 Janar 2022, 22:05Gjysma Evropës do të jetë infektuar në 6-8 javët e ardhshme nga varianti Omicron, ka deklaruar OBSH. Vala e infektimeve është duke u përhapur nga vendet përëndimore drejt lindjes dhe Ballkanit, bëri të ditur shefi i OBSH për Europën, Hans Kluge. Përllogaritja është bërë mbi bazën e infektimeve që u shënuan javën e parë të janarit në të gjithë Europën.
-
SHBA: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar para bisedimeve me Rusinë
11 Janar 2022, 21:41Një zyrtare amerikane tha se anëtarët e NATO-s “qëndrojnë të bashkuar” para bisedimeve me Rusinë mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, teksa shqetësimet janë rritur mbi një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës.
-
Biden: Jemi në rrugë të duhur në luftën kundër pandemisë
11 Janar 2022, 20:37Presidenti Joe Biden u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë COVID-19, edhe pse shteti po përballet me rritje të rasteve, rritje që është nxitur nga varianti Omicron
-
COVID-19/ SHBA arrin rekord të të shtruarve në spital që prej janarit 2021
11 Janar 2022, 18:35Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arritën rekordin më të lartë të hënën, sipas një raporti të agjensisë së lajmeve Reuters, ndërsa një rritje e infektimeve të shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron po rëndon sistemet e kujdesit shëndetësor në disa shtete amerikane.
