Bota
-
Sipas 'The Guardian', në Hollandë, sasia e ekstazi dhe amfetaminave të konfiskuara në paketat postare është më shumë se e trefishuar, nga 137 kg në vitin 2016 në 460 kg vitin e kaluar. Megjithatë, numrat konsiderohen si një pjesë e vogël në krahasim me vëllimet e trafikimit të drogave të ndryshme.
26 Shtator 2019, 14:08 -
Raporti i Panelit Ndërqeveritar të OKB për Ndryshimin e Klimës, skenare alarmant për Europën (VIDEO)
26 Shtator 2019, 13:34Sipas raportit të OKB, faktorët e rrezikut për shëndetin e planetit janë të ndryshëm. Veç rritjes së temperaturave do të ketë rritje të acidifikimit, ulje të sasive të oksigjenit në dete, shpeshtim i veprimtarisë së cikloneve dhe ulje të biodiversitetit detar.
-
Vdes ish presidenti francez Jacques Chirac! 'Buldozeri' që vuante nga Alzheimeri, u godit nga hemoragjia cerebrale (VIDEO)
26 Shtator 2019, 12:05Njeriu, të cilin kundërshtarët politikë dhe mbështetësit e quanin "buldozeri" u godit pas një hemoragjie cerebrale - fizikisht dhe mendërisht. Vetëm nga gruaja e tij Bernadette, shoqja e tij besnike e kohëve studentore, mësonin francezët herë pas here lajme, nga apartamenti i tij luksoz në bregun e majtë të lumit Seine.
-
Në një prej bordellove më të mëdha në botë jetojnë rreth 1 mijë fëmijë (VIDEO)
26 Shtator 2019, 12:09Prostitucioni është i ligjshëm për gratë mbi 18 vjeç në Bangladesh, por disa gra përdorin edhe fëmijë të cilët gjejnë banesë për të jetuar.
-
Nga Nixon te Klinton, kështu funksionon impeachment-i (fajësimi)
26 Shtator 2019, 11:37Një rrugë e gjatë që mund të përfundojë me gjyqin e Donald Trump në Senat
-
'Populistët e mallkuar' - Demokracia në shumë vende të botës është në rrezik. Koment nga Martin Muno
26 Shtator 2019, 10:15Njëri i dërguar i Zotit, tjetri i egër dhe tjetri, që anashkalon popullin dhe Mbretëreshën. Dita e martë tregoi se demokracia është në rrezik në shumë vende të botës. Prej populistëve, mendon Martin Muno.
-
Johnson kundër të gjithëve: Ka jetë pas Brexit...dhe sfidon opozitën: Më votëbesoni ose largohuni
26 Shtator 2019, 09:58"Njerëzit e këtij vendi kanë parë mjaft. Ky Parlament ose duhet të lejojë që Brexit të bëhet ose të paraqesë një mocion mosbesimi dhe më në fund të përballet me ditën e gjykimit para votuesve" – tha në Dhomën e Komuneve Boris Johnson.
-
Bolivi, 2.3 milion kafshë të egra, viktima të zjarreve në savanën tropikale Chiquitania
26 Shtator 2019, 09:27Ambientalistët drejtojnë gishtin te Presidenti Evo Morales, i cili inkurajoi djegien e pyjeve dhe kullotave për të zgjeruar prodhimin bujqësor
-
Francë, zjarr i madh në një uzinë kimike në Rouen, autoritetet: Qëndroni në shtëpi (VIDEO)
26 Shtator 2019, 08:59Flakët gjigande shpërthyen pak para orës 3 të mëngjesit në një ndërtesë në uzinën Lubrizol në Rouen, e cila prodhon aditivë lubrifikues. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Asnjë viktimë nuk raportohet, prefektura ka mbyllur shkollat rreth zones së shpërthimit: "Qëndroni në shtëpi"
-
SHBA, dosja 'Ucraina Gate' gati të shpërthejë! Trump: Nuk ka patur asnjë presion ndaj Zelensky (VIDEO)
26 Shtator 2019, 08:54Përmbledhja e telefonatës së zbardhur vjen një ditë pasi Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm.
-
Presidenti izraelit mandaton Netanjahun të formojë qeverinë
25 Shtator 2019, 22:26Presidenti i Izraelit i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu që të nisë përpjekjet për formimin e një qeverie të re në kushtet kur asnjë forcë politike nuk ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë, situatë që ka paralizuar vendin.
-
'Më duket e tmerrshme, a mund ta hetoni djalin e Biden? Zbardhet telefonata e Trump me presidentin ukrainas
25 Shtator 2019, 17:27Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate në korrik të hetonte nëse ish-nënpresidenti JoeBiden mbylli një hetim për një kompani që kishte punësuar të birin, siç tregon një përmbledhje e telefonatës që u bë publike të mërkurën nga administrata e Presidentit Trump.
-
Itali/Firence, Silvio Berluskoni hetohet për atentatet mafioze e viteve 1992-1993
25 Shtator 2019, 15:29Sipas ‘Corriere Della Sera’ dhe ‘Rai New’, kërkesa zyrtare që Silvio Berluskoni të vihet nën hetim në Firence, si pjesë dosjes hetimore për atentate mafioze të vitit 1993 në kryeqytetin Toskan, në Romë dhe Milano, u depozitua sot në mëngjes në kancelarinë e seksionit të dytë të Gjykatës së Akreditimeve të Apelit të Palermos
-
Sekretet e errëta dhe skandalet që tronditën Vatikanin
25 Shtator 2019, 16:00Edhe pse është shteti më i vogël në botë, historia e Vatikanit shtrihet në shekuj dhe është e mbushur me shumë skandale dhe sekrete të errëta.
-
Udhëheqësit botërorë thirrje mbështetëse për takim Trump-Rouhani
25 Shtator 2019, 14:31Udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel i kanë kërkuar zotit Trump dhe zotit Rouhani të takohen, me shpresën për të zgjidhur tensionet në marrëdhëniet mes dy vendeve.
-
Ironia e fatit/Fiton dhjetë milion në llotari, kthehet në Etiopi dhe vdes. Donte të ndihmonte vendin e tij
25 Shtator 2019, 14:08Dhjetë milion dollarët, që ai kishte vendosur të paktën pjesërisht t’ua jepte atyre që si ai, jetonin në varfëri dhe vuajtje, duket se i kanë marrë jetën.
-
Nis era e luftës mes Caracas dhe Bogotà. Presidenti kolumbian Duque: Do t'i godasim
25 Shtator 2019, 13:49 -
'Thomas Cook', shpëtim shtetëror për filialin gjerman 'Condor'
25 Shtator 2019, 13:33Linja ajrore gjermane Condor, e kërcënuar nga dështimi i ‘Thomas Cook’, do të marrë një kredi shtetërore prej 380 milion eurosh. Qeveria federale do të garantojë vazhdimin e fluturimeve deri në verë. Sidoqoftë, miratimi është i nevojshëm nga Brukseli, i cili do të jepet vetëm nëse mbështetja nuk është e motivuar për qëllime politike.
-
Triptiku 'Përgjime, Ukraina, Biden', bezdija e Donald Trump në Asamblenë e OKB-së
25 Shtator 2019, 13:01Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Donald Trump u përball me pyetje për telefonatën e tij të korrikut me presidentin Volodymyr Zelensky. Presidenti Trump dyshohet se ka ushtruar presion ndaj liderit ukrainas për të hetuar Hunter Biden, djalin e rivalit të tij politik, kandidatin demokrat për president Joe Biden, lidhur me marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden në atë vend.
-
Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, bilanci tragjik; 24 viktima dhe 450 të plagosur
25 Shtator 2019, 12:57Tre ura u shembën në qytetet Jhelum dhe Mirpur duke penguar dhe ndihmat për banorët e zonës, ndërsa operacionet e shpëtimit u vështirësuan dhe më shumë për shkak të reshjeve të dendura që përfshinë rajonin.
