Bota
-
Sulm terrorist në qytetin gjerman të Manheimit, teksa po mbahej nga ekstremi i djathtë një tubim kundër Islamit, një burrë ka hyrë në mes të turmës dhe ka goditur me thikë këdo i ka dalë përpara.
31 Maj 2024, 15:24 -
I shumëkërkuari shqiptar kapet në Belgjikë, drejtësia italiane e ka dënuar me 28 vite burg, përdorte identitetin e një shtetasi grek
31 Maj 2024, 13:52Ilir Pere nga Gramshi është kapur në Liege të Belgjikës falë bashkëpunimit të policisë vendase me autoritetet italiane. Drejtësia në Itali e ka dënuar 48-vjeçarin me 28 vite burg për trafik armësh dhe narkotikësh. Shqiptari përdorte identitetin e një personi grek nga Peleponezi.
-
Trupa perëndimore në Ukrainë? Po thyhen tabutë?
31 Maj 2024, 10:48Sa më shumë që Rusia bombardon Ukrainën, aq më shumë po vihen në pikëpyetje vijat e kuqe në perëndim. Disa vende mbështesin sulme në Rusi, të tjerë duan të dërgojnë instruktorë ushtarakë.
-
U plagos me 4 plumba, kryeministri sllovak Robert Fico lë spitalin pas dy javësh
31 Maj 2024, 09:22Kryeministri sllovak Robert Fico ka lënë mbrëmë spitalin dhe është dërguar në shtëpi pas plagosjes me armë zjarri dy javë më parë, ku u qëllua me 4 plumba, prej një agresori 71-vjeçar.
-
Fajtor për 34 akuza, Trump nuk do të shkojë në burg dhe mbetet kandidati republikan për President! Si rrezikon të humbasë votën e moderuar
31 Maj 2024, 08:50Donald Trump nuk do të shkojë në burg dhe në çdo rast ligji nuk e ndalon atë të vazhdojë të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë. Verdikti i gjykatës përfaqëson një humbje të dyfishtë për Trump, gjë që mund të dëmtojë përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur president, megjithëse mbështetësit e tij do të vazhdojnë ta mbështesin atë pa frikë.
-
'Të dua babi' - Ivanka Trump mbështet të atin, pasi u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave për të rritur
31 Maj 2024, 08:50Ivanka Trump ka reaguar në Instastory lidhur me urdhrini e Gjykatës së Nju Jorku që shpall fajtor babanë e saj, Donald Trump me 34 vepra penale. 'I love you dad' ka qenë mesazhi i Ivankës.
-
SHBA dhe Britana bombardojnë rebelët Houthi, raportohen 2 të vdekur dhe 10 të plagosur
31 Maj 2024, 08:32SHBA dhe Britania e Madhe kanë ndërmarrë një operacion mbrëmjen e djeshme për të goditur rebelët Houthi në Jemen.
-
Shpallja fajtor e Donald Trump, çfarë duhet të dini…
31 Maj 2024, 07:35Shpallja fatjor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon.
-
-
Donald Trump fajtor për 34 akuza! Gjykata e Nju Jorkut: Falsifikoi të dhënat për të fshehur pagesën e aktores porno! I pari ish-president i SHBA që dënohet
30 Maj 2024, 23:16Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan i dënuar në një gjyq penal. 'Jam njeri i ndershëm' deklaroi para jurisë. Trump do të mësojë dënimin 4 ditë para se të fillojë Konventa Kombëtare Republikane, ku ai pritet të nominohet zyrtarisht kandidat për president. Rrezikon deri në 4 vjet burg.
-
Izraeli: Ne nuk do ta ndalojmë luftën edhe nëse të gjithë pengjet lirohen
30 Maj 2024, 22:36Qeveria izraelite nuk do të pranojë t'i japë fund luftës edhe kur Hamasi të lirojë të gjithë pengjet që ka mbajtur robër që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Biden autorizoi Kievin të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë, por vetëm për të mbrojtur Kharkivin
30 Maj 2024, 22:34Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm ato pranë rajonit të Kharkivit, ku po kryhen luftime, tha të enjten një zyrtar i Shteteve të Bashkuara.
-
NATO synon 40 miliardë euro ndihma çdo vit për Ukrainën
30 Maj 2024, 22:24Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka kërkuar vendeve anëtare të zotohen për 40 miliardë Euro ndihma vjetore për Ukrainën, i tha të enjten një burim i aleancës agjencisë së lajmeve Reuters, ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s po mblidheshin për bisedime në Pragë
-
Reuters/ Macron trysni Kanadasë të lehtësojë sanksionet ndaj titaniumit të importuar nga Rusia
30 Maj 2024, 20:30Agjencia e lajmeve Reuters njofton se presidenti francez Emmanuel Macron ndërhyri personalisht për të bindur kryeministrin kanadez Justin Trudeau që të ndihmojë kompaninë Airbus dhe kompanitë e tjera të aeronautikës, duke i përjashtuar nga sanksionet e vendosura ndaj titaniumit rus, thanë tre persona në dijeni të çështjes
-
Antonio Tajani: ‘Jo përdorimit të armëve italiane për të goditur territorin rus’
30 Maj 2024, 20:22Nënkryetari i Këshillit dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka deklaruar se Ukraina nuk mund të përdorë armët italiane për të goditur territorin rus
-
Sllovenia do të njohë shtetin palestinez: Pritet miratimi nga Parlamenti
30 Maj 2024, 16:37Sllovenia ka njoftuar se do ta njohë shtetin palestinez duke ndjekur shembullin e Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës
-
Shpërndahet parlamenti britanik, nis fushata elektorale! Laburistët favoritë
30 Maj 2024, 16:18Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri Sunak, parlamenti britanik është shpërndarë dhe tashmë ka nisur fushata elektorale. Nga sondazhet favoritë për të fituar shihen laburistët përballë konservatorëve në pushtet.
-
Meksikë, ekzekutohet me plumb në kokë kandidati për kryetar bashkie
30 Maj 2024, 14:35Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, 29 maj ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
-
Alarmi i NATO-s: Evropa ka vetëm 5% të mbrojtjes kundërajrore të nevojshme në rast lufte me Rusinë
30 Maj 2024, 14:31Aftësia për t'u mbrojtur nga sulmet raketore dhe ajrore ishte një pjesë kyçe e planit për të mbrojtur Evropën nga një pushtim rus. Dhe ne nuk e kemi atë kapacitet tani”, thotë një diplomat i lartë i NATO-s për gazetën City.
-
Greqi/ Policia nis kërkimet për zhdukjen e 4-vjeçares shqiptare dhe stërgjyshes së saj, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor
30 Maj 2024, 09:24Policia ka nisur kërkimet pasi u njoftua për zhdukjen e tyre të mërkurën (29.05.2024) menjëherë pas urdhrit të prokurorit.
