Ekonomi
-
Qeveria po mendon 2 altenativa se si do të taksojë profesionet e lira. Strategjia e parë flet për një tarifë me fasha në varësi të të ardhurave, njëjtë si për të punësuarit e tjerë. Por nuk përjashtohet edhe vendosja opsionale e një tarife fikse për të gjitha profesionet e lira.
20 Maj 2022, 14:54 -
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit
20 Maj 2022, 14:38Kontrolli i Lartë i Shtetit kremton 97-vjetorin e themelimit në 25 maj 2022, organizon aktivitetin “Java e hapur për publikun” nga data 23 deri më 27 maj 2022, qytetarët mund të bisedojnë me audituesit më të lartë që kanë kontrolluar veprimtarinë financiare të ministrive, drejtorive dhe bashkiave.
-
Shkrihen Albtelecom-One? Opozita: Kufizon konkurrencën! Kreu i AKEP: Do monitorojmë nëse do ketë ndikim të konsumatori
18 Maj 2022, 20:20Dy kompanitë e telefonisë celulare ONE dhe Albtelecom pasi u shitën tek e njëjta kompani hungareze, mund të shkrihen në 1. Në rast se kjo ndodh, numri i operatorëve të telekomunikacionit në treg do të ulej në 2, gjë që shihet me shqetësim nga opozita.
-
Publikimi i pagave, eksperti në Report TV: Të bëhet me referendum! Taksimi i profesioneve të lira do rrisë koston e shërbimit dhe informalitetin
18 Maj 2022, 19:44Mateo Spaho, eksperti i ekonomisë është shprehur kundër publikimit të pagave një herë në vit, siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar.
-
Vendimi i Bordit/ Ulet me 3 lekë çmimi naftës, nga sot 234 lekë litri! Rritet benzina, shkon në 237 lekë! Gazi nuk ndryshon
18 Maj 2022, 17:42Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga kjo e mërkurë do të shihet me 234 lekë nga 237 që ishte deri sot.
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për koncesionin e pompave të naftës ‘Noa Control': Nuk ka prova që ka penguar konkurrencën në treg
18 Maj 2022, 16:19Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin për kompaninë koncesionare ‘NOA CONTROL’. Përmes një njoftimi ‘Konkurrenca’ bën me dije se nuk është konstatuar që Noa Control ka penguar konkurrencën në treg.
-
Sa e justifikojnë të ardhurat stilin luksoz të jetesës? Kontrolli i pasurisë së të punësuarve do nis me 100 të paguarit nga lista e rrogave
18 Maj 2022, 15:29100 individë të pasur që do të kalojë të parët në sitën e tatimorëve, për të hetuar nëse të ardhurat e deklaruara ndër vite, justifikojnë pasurinë që ata kanë, kryesisht makina e shtëpi.
-
-
BE 112 mln euro për ‘IPARD’, Ministrja e Bujqësisë: Ndihmë konkrete për fermerët! Rama: Nga tezgat kaluam në pika grumbullimi dinjitoze
18 Maj 2022, 11:06Bashkimi Europian miratoi fondin 112 milionë euro për programin IPARD 3, që pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm. Për ministren e Bujqësisë dhe kryeministrin Rama, kjo është një ngjarje mjaft e rëndësishme për fermerët shqiptarë
-
Raporti vjetor, Moneyval fut Shqipërinë në listën 'gri': Nuk ka përmirësim në parandalimin e pastrimit të parave
18 Maj 2022, 08:28Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) publikoi raportin vjetor për vitin 2021 pak ditë më parë duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar.
-
Ministrja e Ekonomisë në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë
17 Maj 2022, 16:41Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë mbi Evropën Juglindore me temë “Zhvillimi i kapitalit njerëzor - Formimi i së ardhmes së bashku”, organizuar nga OECD, me mbështetjen e Bashkimit Europian, e cila u mbajt në Paris, Francë.
-
Si do taksohen profesionet e lira dhe pse nuk po jep rezultate skema aktuale?
17 Maj 2022, 15:38Të gjithë të vetëpunësuarit që aktualisht mund të konsiderohen të privilegjuar pasi nuk tatohen, prej vitit të ardhshëm do tu duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat.
-
Huawei publikon rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2022
17 Maj 2022, 15:02Huawei publikoi rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2022. Gjiganti kinez i teknologjisë gjeneroi 19.48 miliardë dollarë të ardhura, me një marzh fitimi neto prej 4.3%. Performanca e përgjithshme e kompanisë ishte në përputhje me parashikimet e bëra nga ana e tyre
-
Qeveria paralajmëroi taksë për profesionet e lira, ekspertët: Deri tani kanë përfituar, skema aktuale ka hapur gropa për evazion fiskal! Skeptik për dyfishimin e gjobave
17 Maj 2022, 15:00Pasi qeveria paralajmëroi taksë për profesionet e lira, ekspertët Erald Pashaj dhe Eduart Gjokutaj e kanë vlerësuar, pasi sipas tyre skema aktuale që ekziston aktualisht ka lënë mundësinë për evazion fiskal.
-
Rriten eksportet e mallrave me 42 mld lekë në prill 2022! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
17 Maj 2022, 13:33Muaji prill 2022 ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë nëse bëhet një krahasim me muaj mars të 2022, ka pësuar një ulje me 11,9 %.
-
Rritja e çmimeve vonon rindërtimin në Shijak, shtrenjtohen materialet e ndërtimit, specialisti: Rriten kostot për kompanitë
16 Maj 2022, 18:07Rritja e kostos së ndërtimit ka shkaktuar vonesa në procesin e rindërtimit. Rreth 571 familje të dëmtuara nga tërmeti janë ende me qira, pasi nuk ka përfunduar puna në 31 pallatet që po ndërtohen në bashkinë e Shijakut.
-
-
-
Komisioni Evropian ul pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë: Pritet në 2.7%! Ulje edhe për të gjithë Evropën si pasojë e luftës në Ukrainë
16 Maj 2022, 14:34Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2022 do të jetë vetëm 2.7%. Pritshmëritë i ka ulur në raportin e tij Komisioni Europian, i cili në raportin e kaluar thoshte se rritja do të jetë 3.7% . Sipas KE Shqipëria mund të përballet me mbingarkesa në borxhin publik për shkak të subvencioneve të energjisë, ndërsa do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.
-
