Ekonomi
-
Lufta në Ukraina po jep efekt negativ në tregun e shumicës. Ditët e fundit vihet re rritja e çmimit të miellit me 500 lek për kuintal, ndërsa qytetarët nxitojnë të vendosin rezerva. Një tregtar shumice në Vlorë tregon se çmimi u shtrenjtua nga fabrikat e mëdha të miellit.
1 Mars 2022, 11:40 -
Pas sanksioneve ndaj Rusisë, mbërrin në Durrës anija e 'fundit' ruse me 3030 tonë grurë
1 Mars 2022, 09:56Pak orë para se vetë ministra e Jashtme të bënte publike sanksionet kishte mbërritur edhe anija e fundit me grurë nga Rusia drejt Shqipërisë. Në bordin e anijes ndodheshin 3030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi, ndërsa kjo ngarkesë nga Rusia duket se do të jetë e fundit.
-
Miratohet marrëveshja, njihen pensionet me Kosovën! Greqia nuk i njeh emigrantëve vitet e punës në Shqipëri
28 Shkurt 2022, 22:36Komisioni i Shëndetësisë miratoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo i hap rrugën, përfitimit të pensioneve të shqiptarëve që punojnë atje dhe kosovarëve që punojnë në vendin tonë. Teksa me Italinë marrëveshja po konkretizohet në hapat teknikë, Greqia e ka bllokuar procesin.
-
Përjashtimi i bankave ruse, përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri për Report Tv: I bllokon pagesat me jashtë, asnjë blerje s'do bënte dot! Do dëmtoheshin edhe partnerët e saj
28 Shkurt 2022, 20:17Paralajmërimi për të larguar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT, do i bllokonte këtij shteti të gjitha lidhjet, transaksionet dhe shkëmbimet tregtare me jashtë, duke i dëmtuar ekonominë. Përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri Najada Xhaxha thotë për Report TV, se nga ky vendim do të kishin pasoja edhe partnerët e tjerë të Rusisë.
-
Sanksionet e Tiranës, 28 marrëveshjet që pezullohen mes Rusisë dhe Shqipërisë nga transportet tek tregtia
28 Shkurt 2022, 18:09Sanksionet e Tiranës, 28 marrëveshjet që pezullohen mes Rusisë dhe Shqipërisë nga transportet tek tregtia
-
Lufta në Ukrainë, rritje abuzive e miellit nga tregtarët e prodhuesit! Qytetarët nxitojnë të blejnë miell: Rezerva për 3 muaj
28 Shkurt 2022, 16:18Frika nga pasojat e mundshme të luftës Ukrainë-Rusi është reflektuar në Kukës dhe Fier ku qytetarët janë dyndur të blejnë miell. Blerës dhe tregtarë akuzojnë se situata është shfrytëzuar nga tregtarët, që edhe pse kanë rezerva mielli, kanë rritur çmimin në mënyrë abuzive.
-
Eksperti në Report Tv: Rusia po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT, e përgatitur për t’u përballur me sanksione! Ekonomia shqiptare e mbrojtur për 2 muaj
28 Shkurt 2022, 13:24Eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha për Report Tv se Rusia prej 7 vitesh po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT dhe se është e përgatitur për t’u përballur me sanksionet e ndërkombëtarëve, pas sulmit ndaj Ukrainës.
-
Në 2023 do të ndryshojë akciza për birrën dhe verën! Hiqen diferencimet në taksim, të ardhurat do të rriten
26 Shkurt 2022, 16:10Ministria e Financave ka hartuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2022-2026 që synon të rrisë të ardhurat tatimore, dhe të heqë favorizimet e bëra ndër vite me taksat. Në vitin e ardhshëm do të rritet taksimi i birrës dhe i verës, propozim ky i bërë nga deputeti Erion Braçe në tetor të vitit të kaluar.
-
Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon
28 Shkurt 2022, 07:36Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.
-
Lufta Rusi-Ukrainë shtrenjton naftën e grurin! Bizneset: Një valë e re çmimesh pritet të godasë vendin
26 Shkurt 2022, 20:13Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit tonë, pasi do të sjellë një valë të re çmimesh për bukën dhe karburantin. Çmimi i naftës menjëherë pas sulmit arriti në 105 dollarë fuçia, ndërsa gruri u shtrenjtua me 10%. Ky shtrenjtim pritet të reflektohet në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi ndaj importit për këto dy produkte.
-
Moska në luftë, çfarë ndodh me Shqipërinë? 75 përqind e nevojave për grurë i sigurojmë nga Rusia, blejmë energji dhe lëndë djegëse! Në 2021 importuam mbi 15 mld lekë mallra
26 Shkurt 2022, 18:54Rusia nuk është partnere ekonomike e Shqipërisë, por varësia që kemi ndaj saj për importin e grurit, të energjisë elektrike dhe të karburantit, paraqet rrezik për rritjen e çmimeve në vend. Sipas të dhënave zyrtare kemi deficit tregtar të thellë me Rusinë, pasi në 2021 blemë prej saj 15 miliardë lekë mallra, dhe i shitëm vetëm 11.6 milionë lekë.
-
Michele Ricci, dhëndri italian që kultivon tokat në Vlorë: Qeveria të mbështesë fermerët
26 Shkurt 2022, 15:04Michele Ricci ka lënë Italianë për të investuar në Shqipëri. Ai prej tre vitesh punon në sektorin e bujqësisë dhe ka marrë me qira 140 hektarë tokë në Vlorë. Është optimist pavarësisht vështirësive të shumta. Qeveria thotë ai duhet të mbështesë fermerët pasi shumë toka janë ende djerr.
-
Frika nga lufta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve nxit blerjet e miellit në vend, për 2 ditë dyfishohen shitjet
26 Shkurt 2022, 10:13Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët
-
Hapen aplikimet për mbështetjen financiare të fermerëve, mund të aplikojnë deri më 25 mars, kush përfiton
25 Shkurt 2022, 21:32Fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletarët do kenë mundësinë të aplikojnë prej ditës së sotme deri më 25 mars për të marrë mbështetje financiare për skemën kombëtare. Mbështetje do të jepet për farat, fidanët, Inputet bujqësore, blegtorinë dhe mbarështimin e bletëve.
-
Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, rriti çmimin e naftës, Bashkimi Tregtar: Karburanti në vend do kapërcej 200 lekë për litër! Energjia elektrike shtrenjtohet me 41 euro për megavat
25 Shkurt 2022, 15:43Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit tonë, pasi do të sjellë një valë të re çmimesh për bukën dhe karburantin. Çmimi i naftës menjëherë pas sulmit arriti në 105 dollarë fuçia, ndërsa gruri u shtrenjtua me 10%. Ky shtrenjtim pritet të reflektohet në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi ndaj importit për këto dy produkte.
-
'Kostot e prodhimit janë rritur', Meta takim me përfaqësuesit e agrobiznesit: Institucionet të mbështesin produktet 'Made in Albania'
25 Shkurt 2022, 14:06Presidenti Meta shprehet se është angazhuar për të marrë hapat e nevojshëm për të nxitur institucionet përgjegjëse për ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin.
-
Shqipëria e varur nga Rusia për furnizimin me grurë, Unioni Agro-Ushqimor: Do ketë rritje të menjëhershme të çmimit! Fabrikat të furnizuara për 3 muaj
25 Shkurt 2022, 13:54Lufta e nisur mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të kthehet në një betejë ekonomike për shumë shtete. Një vrull i ri çmimesh pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në tregun shqiptar sa i takon drithërave. Duke qenë se Rusia është destinacioni kryesor nga ku Shqipëria furnizohet me grurë, çmimi i tij pritet të rritet, për shkak të sanksioneve të paralajmëruara nga SHBA ndaj Rusisë për bllokimin e tregtisë.
-
Tarifa e kontrollit të pompave të karburanteve, ka kosto për ekonominë, Eksperti: Shtrenjtimi i çmimit do ulë konsumin e qytetarëve
25 Shkurt 2022, 11:49Rritja e mëtejshme e çmimit të karburantit do të frenonte rritjen ekonomike dhe konsumin e qytetarëve. Ekspertët thonë se në këtë kushte nuk duhet të pranohet rritje e tarifës për kontrollin e pompave të naftës, pasi kostot do rriteshin më tej.
-
Kriza energjetike, bizneset i drejtojnë 9 kërkesa qeverisë: Po na çon drejt falimentimit, kosto do reflektohet tek çmimet për konsumatorët
25 Shkurt 2022, 11:22Në një deklaratë të përbashkët, bizneset kanë deklaruar se ndodhen në vështirësi financiare, kjo për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, kjo krizë po i çon drejt falimentimit pasi energjinë po e paguajnë me një kosto shumë të lartë, duke paralajmëruar se kjo do të reflektohet edhe te kostoja e produkteve të tregut të konsumatorëve.
-
Sulmi rus ndaj Ukrainës, Çoçoli në Report Tv: Do ketë pasoja ekonomike edhe në Ballkan! Shqipëria të mbushë rezervat e saj me ushqim
24 Shkurt 2022, 19:34Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do të sjellë goditje për ekonominë e Europës, por jo vetëm. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në Report Tv se ky sulm do të sjellë pasoja ekonomike edhe në Ballkan. Duke qenë se Serbia furnizohet me grurë nga Rusia dhe Ukraina, Çoçoli thotë se për shkak të këtij konflikti furnizimi do jetë i pamundur në ditët në vijim.
