Ekonomi
-
Pas luftës në Ukrainë, çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, ku një fuçi nafte e papërpunuar arriti në 140 dollarë. Rritja e çmimit të naftës është ndjerë edhe në vendin tonë, ku çmimet po pësojnë ndryshime ditë pas dite
7 Mars 2022, 08:21 -
EUROCONTROL: Shqipëria i vetmi vend me rritjen e numrit të fluturimeve ajror
5 Mars 2022, 16:12Prej datës 24 shkurt deri në 2 mars të këtij viti, Shqipëria ka shënuar një numër të lartë fluturimesh.
-
-
FOTOLAJM/ I frikësuar nga rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, qytetari në Lezhë merr masa! Mbush bidona të tërë me karburant për t'i patur rezervë
5 Mars 2022, 15:10Frika e rritjes së mëtejshme të çmimit të naftës ka frikësuar drejtuesit e automjeteve në Lezhë. Një qytetar është parë në një nga pikat e shitjes, duke mbushur bidonat me karburant për t'i patur rezervë.
-
‘Çmendet’ tregu i karburanteve! 1/l naftë 240 lekë, në 15 min ndryshoi me 32 lekë! Qytetarët: Erdhi koha e biçikletave! Në Fier e Berat rritet çmimi i biletës së transportit urban
5 Mars 2022, 14:31Nga dita në ditë çmimi i karburantëve rritet në mënyrë të shfrenuar. Report TV bëri një vëzhgim dhe brenda 5 ditëve vlera e një litri naftë ka ndryshuar me 30-40 lekë më shumë. Sot në shumë pika të furnizimit në Tiranë, një litër naftë kushtoi 240 lekë
-
FOTOLAJM/ Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, 'çmendet' nafta, çmimi si kurrë më parë! Brenda natës benzina rritet me 8 lekë të tjera
5 Mars 2022, 01:04Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Ndërsa çmimi i benzinës nga 230 lekë që ishte mbrëmë në darkë ka shkuar sot në mëngjes me 238 lekë.
-
Kostot e ndërtimit u rritën me 3.1% në vitin e kaluar! Shifër rekord në 2021, u dhanë 1396 leje ndërtimi
4 Mars 2022, 16:15Kostot e ndërtimit në vitin e kaluar u rritën me 3.1%, të ndikuara më së shumti nga çmimet e rritura të transportit dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit. Ndërkohë në vitin e kaluar, numri i lejeve të reja të ndërtimit, arriti në shifrën më të madhe që prej vitit 2011.
-
Bankat e nivelit të dytë heqin komisionet e transfertave në drejtim të Ukrainës
4 Mars 2022, 12:33Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve qytetarë/individë dhe institucione shtetërore të shtetit të Ukrainës
-
Raporti i Moody`s për Shqipërinë: 'Aftësia paguese e borxhit, në të njëjtat nivele si para pandemisë'
4 Mars 2022, 12:05“Scan” ka siguruar ekskluzivisht raportin më të fundit të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë, ku krahasuar me raportin e kaluar, atë të 23 nëntorit të vitit të kaluar, vlerësimet kryesore mbeten të pandryshuara. Sa i përket indikatorëve makro-ekonomik, rritja ekonomike për vitin e kaluar dhe atë aktual është rishikuar në rritje, nga 7.6% në 8.9% për vitin që lam pas, dhe nga 4.2% në 4.5% për vitin aktual. Sa i përket vitit të ardhshëm ndërkohë, Moody`s parashikon një rritje ekonomike pranë 4%.
-
Bordi i AMF miraton 'Fondin e Kompensimit' për vitin 2022, pagesat për vitin e kaluar në masën 104%
4 Mars 2022, 11:06Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në mbledhjen e datës 28 shkurt Fondin e Kompensimit për vitin 2022, në masën 250 milionë lekë. Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, në këtë mbledhje është miratuar edhe krijimi i provigjoneve (rezervave) në vlerën rreth 764 milionë lekë, për dëmet e Fondit të Kompensimit, të cilat do të pasqyrohen nga shoqëritë në pasqyrat financiare të vitit 2021.
-
Shqipëria vlerësohet lider në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital
3 Mars 2022, 11:23Performancë lider, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për transformimin digjital të vendit, në ofrimin e shërbimeve publike e administrative dhe mirëqeverisjen në vend. Shifrat më të larta në shprehjen e kënaqësisë së qytetarëve, pra përdoruesve të shërbimeve digjitale, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
-
Tregu ndërkombëtar i energjisë arrin shifra rekord! Një megavat kushton 335 euro, rreth 157 euro më shumë se para luftës
2 Mars 2022, 23:06Që prej datës 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tregu ndërkombëtar i energjisë elektrike, ka pësuar një rritje drastike të çmimeve. Një rritje e tillë e menjëhershme e energjisë elektrike vjen për faktin se rreth 35-40% e furnizimit me gaz natyror të Evropës sigurohet nga Rusia
-
Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, benzina arrin 210 lekë litri, nafta shtrenjtohet në 199 lekë/litër
2 Mars 2022, 22:31Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 198-199 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 4-5 lekë brenda pak javësh.
-
Moody’s rikonfirmon, rimëkëmbje të fortë dhe të qëndrueshme për ekonominë shqiptare
2 Mars 2022, 20:53Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike ishte e fortë, me bazë të gjerë dhe ndryshe nga sa pritej fillimisht, me një rritje prej 8.9% në 2021, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti nivelin para pandemisë, që në tremujorin e dytë të 2021
-
Lufta në Ukrainë, Sejko: Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë do jetë i kufizuar! Marrim masa në rast të përshkallëzimit të situatës
2 Mars 2022, 13:40Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe ecurinë e pritur ekonomike të vendit
-
Lufta, ish kreu i rezervave të shtetit për Report Tv: Shqipëria e përballon situatën, por duhen marrë masa
1 Mars 2022, 21:05Megjithatë ai këshillon edhe qeverinë të veproi siç ka bërë Gjermania. Ka nevojë që rezervat e shtetit të financohen më tepër, të ketë buxhet më të madh, këtë bëri këto ditë edhe Gjermania që miratoi një buxhet shumë më të madh seç e kishte.
-
Rusia jashtë Swift, e izoluar nga pagesat për tregti! Drejtoresha e Operacioneve në Credins: Ekonomia ruse do të marrë goditje të menjëhershme
1 Mars 2022, 22:01Report Tv realizoi një intervistë me drejtoreshën e Operacioneve në Credins, bankë që e ka përdorur sistemin Swift prej vitit 2003. Suela Çela thotë se ekonomia ruse do të marrë goditje të menjëhershme me daljen nga ky sistem global financiar duke pësuar humbje në tregti.
-
Lufta, pritet ndikim negativ në turizëm në Shqipëri! Operatorja turistike në Vlorë: Asnjë rezervim nga dy vendet në konflikt! Kreu i tur-operatorëve: Një vit më parë 40 mijë turistë ukrainas në Vlorë
1 Mars 2022, 16:16Lufta në Ukrainë pritet të ketë ndikim negativ në turizmin shqiptar, e konkretisht në Vlorë, ku një vit më parë pushuan 40 mijë turistë ukrainas.
-
Lufta dhe ndikimi në ekonominë tonë, Preçi në Report TV: Rritja e çmimeve abuzim, bizneset me rezerva për 90 ditë! Qeveria të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas
1 Mars 2022, 13:53Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi tha në Report Tv se sulmi rus në Ukrainë, ka ndikim të tërthortë në ekonominë, individët dhe bizneset shqiptare deri në këto momente.
-
Ç'është sistemi SWIFT dhe pse BE-SHBA kërcënojnë Rusinë me largim prej tij? Përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri: Dritarja e vetme e komunikimit global financiar! Bllokimi i bankave, bllokon çdo transaksion
1 Mars 2022, 12:28Largimi i bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, do i izolonte pagesat, dhe për pasojë do e ndikonte negativisht në anën ekonomike. Por çfarë është ky sistem, pse është kaq i rëndësishëm, për çfarë shërben? Për këto pikëpyetje përgjigjet i jep për Report TV kryetarja e përdoruesve të sistemit SWIFT, në Shqipëri Najada Xhaxha.
