Ekonomi
-
Rritja alarmante e çmimit të naftës duke arritur rekord historik në vend ku për një moment kapi shifrën 290 lekë për litër ka sjellë reagimet e shumë qytetarëve dhe analistëve në studiot televizive që kërkon që qeveria të ndërhynte në këtë situatë emergjente duke hequr taksat, akcizën e naftës, taksën e karbonit dhe atë të qarkullimit që futet në çmimin e naftës.
11 Mars 2022, 14:58 -
Kritikat për mosreagimin për rritjen e çmimit të naftës Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: S'përcaktojmë çmime! Kemi nisur monitorimin e tregut, gjoba abuzuesve
11 Mars 2022, 11:31Me një postim në Facebook, Biba shkruan se nuk është autoriteti i Konkurrencës ai që përcakton çmimet në treg dhe se është gabim që t'i kërkohet këtij autoriteti llogari në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.
-
Nis sot ulja e çmimit të karburanteve, ja lista e plotë sot në Shqipëri
11 Mars 2022, 07:40Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri! Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim tek qytetaret.
-
Vendi rrezikon mungesën e karburantit në këtë situatë lufte, kompanitë e shitjes nuk kanë respektuar ligjin për rezervën 90 ditë?
10 Mars 2022, 20:58Çmimet alarmante të karburanteve kanë shqetësuar qytetarët, por duket se vendi mund të përballet me një situatë edhe më të keqe sesa kjo, rrezikun e mungesës totale të tyre në treg. Sipas burimeve për Report Tv asnjë nga furnitorët e naftës nuk i ka këto rezerva dhe qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre dhe nuk i ka gjobitur, duke bërë që sot me situatën e luftës në Ukrainë, Shqipëria të rrezikojë të ketë mungesë totale të karburantit në vend.
-
VIDEO/ Paga mesatare në vitin 2021 u rrit me 8.4%, në fund të dhjetorit arriti në 59.5 mijë lekë! Rrogat më të larta tek financierët, më të ulta në bujqësi
10 Mars 2022, 17:39Gjallërimi i aktivitetit ekonomik në vitin e kaluar dhe përmirësimi i ekonomisë së vendit pas goditjes së fortë që mori nga pandemia në vitin 2020, ka bërë që të rritet paga mesatare në vend.
-
Kreditë e këqija shkojnë në nivelin më të ulët historik, Banka e Shqipërisë: Në janar zbritën 5.4%
10 Mars 2022, 17:35Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin janar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 5.4%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
-
Ulet çmimi në bursë, karburanti në Tiranë bie me 10-20 lekë/litri
10 Mars 2022, 16:27Disa pika karburanti në vend kanë ulur lehtë çmimin e naftës dhe të benzinës pas uljes së naftës bruto në bursë. Në disa karburante në Tiranë nafta po shitet me 245 lekë, nga 260 lekë që arriti 2 ditë më parë.
-
Përmirësohet punësimi por nuk arrin shifrat e 2019, probleme në bujqësi! INSTAT: Në fund të 2021 papunësia ishte 11.4%
10 Mars 2022, 14:57Përmirësohet punësimi por nuk arrin shifrat e 2019! INSTAT: Në fund të 2021 papunësia ishte 11.4%. Përfundimi i sezonit turistik, ka dhënë ndikim menjëherë në treguesit e punësimit dhe papunësinë në tremujorin e fundit 2021 tetor-dhjetor.
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Institucionet shtetërore shpërdorojnë energjinë elektrike! Disa ministri dhe Bashkia, dritat ndezur edhe natën
9 Mars 2022, 22:41Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u bënë dje thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, institucionet shtetërore janë të parat që e shpërdorojnë. Në një vëzhgim të Report Tv disa prej ministrive i lënë dritat ndezur edhe gjatë natës.
-
Kriza energjetike, eksperti Bello në Report Tv: Plani i kursimit nuk është shaka! Çmimet s’do të kthehen më aty ku ishin! Shqipëria, 30 vite gabime në sektorin e energjisë
9 Mars 2022, 12:27Eksperti i Energjisë, Pajtim Bello tha në Repor Tv se zgjidhja e krizës energjetike është shfrytëzimi i të gjitha burimeve që ka në dispozicion vendi ynë dhe pavarësia në prodhim, në mënyrë që të rrisë sigurinë kombëtare, sidomos në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë botën.
-
Rekord çmimi i naftës, shtrenjtohet bileta e linjave interurbane thuajse në të gjithë vendin
9 Mars 2022, 10:49Me rritjen e çmimit të naftës nga dita në ditë, linjat interurbane kanë shtrenjtuar biletën e udhëtimit, kryesisht me 100 lekë. Por kjo duket e gjitha një situatë abuzive, pasi shumë operatorë të tjerë nuk i kanë ndryshuar çmimet duke ju trembur një gjobe nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
-
Rritja e çmimit, këshilla si të kursejmë sa më shumë energji elektrike
8 Mars 2022, 22:55Kronika në vijim na njeh me këshillat e ekspertëve se si me veprime fare të lehta mund të kursejmë energjinë elektrike, si në banesë edhe në punë.
-
Grupi BALFIN zotohet për rritjen e fuqizimit të grave në vendin e punës
8 Mars 2022, 18:17Gjatë një takimi me përfaqësues të UN Women në Shqipëri, Edlira Muka, Drejtore Ekzekutive e Grupit BALFIN, u shpreh se Grupi BALFIN po krijon një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet.
-
Kreu i shoqatës së fermerëve: Sot në Shqipëri blegtoria shpalli falimentin! Blegtorët po i therin lopët e qumështit
8 Mars 2022, 16:21Me një postim në Facebook, teksa bën llogaritë, Resuli thotë se një litër qumësht duhet të shitet 700 lekë minimumi në mënyrë që blegtorët të kenë fitim.
-
Tregtarët e ushqimeve rrisin çmimet çdo dy ditë: Rritja e reflektuar në të gjitha produktet e shportës
8 Mars 2022, 16:08Me rritjen e çmimit të naftës deri në 240 lekë për litër, shitësit e marketeve dhe dyqaneve ushqimore po abuzojnë me produktet duke i rritur çmimet dhe nuk ua vendosin etiketën për t’ua prezantuar klientëve.
-
Lufta forcon valutat, zhvlerësohet leku! Euro këmbehet me 127-132 lekë, 6 deri në 10 lekë më shumë se para konfliktit! Kërkesë e lartë në treg për euro, shkak shtrenjtimi i importit
8 Mars 2022, 15:41Kursi i këmbimit po luhatet ndjeshëm pas luftës Rusi-Ukrainë. 1 euro po shitet mbi 128 lekë, ndërsa dollari me mbi 118 lekë, duke u rritur nga dita në ditë me 4-5 lekë. Forcimi i shpejtë i monedhës europiane dhe zhvlerësimi i lekut, sjell edhe rritjen e çmimeve, thonë ekspertët.
-
Kriza energjetike, eksperti në Report Tv: Masat duhet të ishin marrë me kohë! Esportuesit: Bizneset s’mund të kursejnë, do të ishte 'thikë' mbi ekonominë
8 Mars 2022, 14:10Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha për Repot Tv se jemi përballë një situate të vështirë për sa i përket krizës energjetike dhe se duhet parë në shumë plane dhe të vlerësohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e saj.
-
Rriten më rreth 7% çmimet e produkteve të shportës gjatë muajit shkurt! Inflacioni arrin në shifra rekord
8 Mars 2022, 12:34Gjatë muajit shkurt janë rritur çmimet e ushqimeve në vend me mbi 7%, ndërkohë që inflacioni ka arritur në shifra rekord. Ai arriti në nivelin 3.9%, duke shënuar një rekord të ri për më shumë se një dekadë.
-
Trefishohet çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare! Një megavat sot kushton 544.73 euro, ose 366.33 euro më shumë se para luftës
8 Mars 2022, 10:01Çmimi i energjisë elektrike sot në Bursën ndërkombëtare ka arritur në nivelin rekord prej 544.73 euro për megavat. Çmimi i energjisë për megavat nga dje në sot është rritur me 108.43 euro, pasi një ditë më parë çmimi i energjisë ishte 436.30 euro për megavat
-
Shërbimi hekurudhor ndërpret punën, shkak mungesa e karburantit
8 Mars 2022, 09:29Shërbimi hekurudhor ndërpret shërbimin, shkak mungesa e karburantit.
