Kosova & Rajoni

  • Ka përfunduar sot në Bruksel takimi  i raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Sipas raportimeve të medias në Prishtinë, deri më tani dihet se është arritur marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sipas mediave në Beograd, është nënshkruar memorandum për sigurimin e automjeteve.
  • SHBA:Gjykatë e posaçme miratuar
    nga Kosova, alternativa më e mirë

    Ambasadori amerikan për Krime Lufte thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Parlamenti i Kosovës të miratojë javës që vjen ligjin për Gjykatën e Posaçme dhe se një gjykatë e miratuar nga Kosova do të ishte alternativa më e mirë. Ambasadori Stephen Rapp tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se si aleati më i rëndësishëm i vendit, SHBA mendon se ky hap do të ishte jashtëzakonisht pozitiv për të, përfshirë hapat drejt integrimit Euro-Atlantik.

  • Mbahet raundi i 26-të i dialogut mes
    Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel

    Në Bruksel ka filluar takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç. Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE -së, Federica Mogherini. Lajmin për fillimin e takimit e ka bërë të ditur më Twitter zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. Paraprakisht kryeministri Mustafa ishte takuar me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini.

  • Daçiç: Në Bruksel pranojmë gjithçka
     ...përveç pavarësisë së Kosovës!

    ​Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, ka thënë një ditë para bisedimeve në Bruksel se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të Serbisë, se pala serbe do të jetë konstruktive, por se në asnjë rast nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

  • ​Delegacion i ushtrisë së Kosovës
    për herë të parë në Sarajevë

    Një delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, kryesuar nga Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane në ministri dhe kolonel, Fadil Hadergjonaj u ftuan zyrtarisht në Sarajevë nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës në cilësinë e mikpritësit të takimit të drejtorëve për politika dhe plane të ministrive të mbrojtjes të vendeve në kuadër të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”.

  • SHBA, përshëndet vendimin e
    Vuçiç për të vizituar Sebrenicën

    "Vendimi i Vuçiç tregon vendosmërinë e tij në proçesin e pajtimit në rajon si edhe vendosmërinë e Serbisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku me fqinjët e saj”, shkruan Ambasada  Amerikane në një njoftim për shtyp.

  • Kërcënimi i ekstremizmit
    në rritje, pas luftës në Kosovë

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor mbi luftën kundër terrorizmit në botë, gjatë vitit 2014, përfshirë këtu edhe Kosovën. Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik ka ardhur duke u rritur gradualisht në Kosovë, që pas konfliktit të vitit 1999, i ndihmuar pjesërisht edhe nga financimi i organizatave të huaja, që predikojnë ideologji ekstreme

  • Ramush Haradinaj mbërrin
    në aeroportin Nënë Tereza

    Ramush Haradinaj ka mbërritur pak pas mesnate në aeroportin e Rinasit, pasi autoritetet sllovene i dhanë pasaportën pas dy ditëve ndalimi.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua nga policia sllovene sipas një fletë-arresti të Interpolit të lëshuar nga policia e Serbisë, në vitin 2006.

  • Slloveni, Haradinaj merr pasaportën
    kthehet në Kosovë përmes Tiranës

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pasaportën nga autoritetet sllovene dhe pritet të rikthehet në Kosovë. Ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi ka deklaruar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se kreu i AAK-së do të udhëtojë për në Tiranë, udhëtim i cili është parashikuar sot në orën 00:20.

  • Qeveria e Kosovës i dërgon Kuvendit
    projektligjin për Gjykatën Speciale

    Qeveria e Kosovës në një mbledhje të sapombajtur unanimisht vendosi që t'i dërgohen Kuvendit të Kosovës për informim dy projektligje që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale dhe vlerësoi punën e grupit të angazhuar si shumë të përgjegjshme.

  • Kosova, rekord azilkërkuesish në BE
    Shqipëria e katërta me 4 përqind

    Kosova mban vendin e parë për numrin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Gati 1/3 e gjithë azilkërkuesve në BE janë nga Kosova. Qytetarët e shqipërisë renditen të katërt me 4 përqind të gjithë azilkërkuesve.
     

  • Kuvendi i Kosovës notë protestë 
     Sllovenisë: Lironi Haradinajn!

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të marrë një vendim lidhur me arrestimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Kreu i AAK-së u arrestua dje në Lubjanë. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan gjatë seancës që të miratohet një rezolutë duke e cilësuar të prapranueshem sjelljen e autoriteteve sllovene.  VIDEO

  • Vuçiç për arrestimin e Haradinajt:
    Rëndësi të ruajmë paqen e dinjitetin

    Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me ndalimin e ish-kryeministrit  të Kosovës mesditën e sotme në Slloveni, Ramush Haradinajt, ka thënë se është e rëndësishme që të mos biem në provokim.

  • Qeveria e Kosovës:Shqetësim për
    këto arreste, Haradinaj i pafajshëm 

    Qeveria e Republikës së Kosovës,  ka ndjekur me shqetësim lajmin e ndalimit nga autoritetet sllovene të ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

  • Prishtinë,protestë te ambasada e 
    Sllovenisë për arrestimin e Haradinajt 

    Dhjetëra njerëz, së bashku me deputetët e AAK-së kanë dalë për të protestuar para ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë. Protesta është zhvilluar pas ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në aeroportin slloven, për shkak të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2006.

  • Fletë-arresti serb, Gjykata sllovene
    lë të lirë Ramush Haradinajn

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është liruar pak minuta pasi ka mbërritur në Gjykatën e Kranjit në Slloveni. Ai u ndalua në aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2004, i cili nuk ishte fshirë nga sistemi. Për rreth 5 orë Haradinaj ka qenë nën vëzhgimin e policisë sllovene nën cilësinë e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht, por pas mbërritjes në Gjykatë duket se gjithçka ka filluar të sqarohet. Gjykata i bllokon pasaportën, Haradinaj: Pres përfundimin e procedurave. VIDEO FOTO
    Video/Biseda në A1 Report me Avni Arifin
    ​PDIU: UÇK nuk mund të përbaltet, të ndërhyhet për fletarrestet absurde
    Prishtinë,protestë te ambasada e Sllovenisë për arrestimin e Haradinajt

  • Rusia: Kosova jo në OKB 
    Linjë e kuqe që nuk do kalohet

    Hyrja e Kosovës në OKB është një linjë e kuqe që nuk mund të kapërcehet. Kështu ka deklaruar, Aleksej Pushkov, kreu i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Dumën ruse, gjatë një vizite zyrtare në Beograd.  VIDEO

  • Myftiu Tërnava: Osmanët s’ishin
    ​pushtues, na çliruan nga sllavët

    Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.

  • Perëndimi: Kosova të jetë në OKB
    rrjedhojë e marrëveshjes në Bruksel

    Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Mediat serbe shkruajnë se kjo çështje është një e fshehtë e hapur në qarqet diplomatike. Por, që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së duhet të kalojë veton e Rusisë dhe nuk bëhet e ditur se si Perëndimi mendon të bindë Rusinë të mos vendosë veton.

  • I quajti gratë shqiptare rruspie
    Përjashtohet 1 vit Imami kosova

    Irfan Salihu, Imam i Prizërenit është përjashtuar një vit nga Bashkësia Islame e Kosovës, pasi më herët deklaroi se në Fushë Kosovë në vitin 1445 ka patur vetëm 1 % shqiptarë dhe se femrat shqiptare në emigracion janë rruspie.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv