Kosova & Rajoni

  • Kryetar i Shoqatës së Mullinjëve në Kosovë, Misin Voci thotë se mjelli që futet në Shqipëri nga kompani kosovare është nga Serbia dhe prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve. 
  • Videolajm/ Mustafa vë në gjumë
    Hashim Thaçin me fjalimin e tij 

    Teksa kreu i ri i qeverisë së Kosovës Isa Mustafa ka qene duke folur në Kuvend, paraardhësi i tij Hashim Thaçi ia ka futur gjumit

  • Hahn: Kosova të bëjë më shumë
     për kontrollin e kufirit, s'ka azil

    Kosovës duhet t’i jepet mundësia për përafrim me Bashkimin Evropian ka deklaruar sot në Prishtinë, komisionari i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn. Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka përgëzuar Kosovën për shtatë vjetorin e pavarësisë duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përparime të dukshme përkundër sfidave.

  • Han takon Jahjagën: Liberalizimi 
    i vizave nuk ka lidhje me emigrimin

    Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka pritur në një takim komisionarin e BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Han. Gjatë këtij takimi është biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe të MSA-së për Kosovën, migrimin ilegal të qytetarëve të vendit, si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përmes dialogut që po zhvillohet në Bruksel. VIDEO

  • "Eksodi", Enver Hoxhaj: Qytetarëve 
    kosovarë duhet t'u rikthehet shpresa

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në A1 Report për 7-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ndalur gjerësisht në shkaqet e largimit të qytetarëve nga Kosova, por edhe për se çfarë duhet bërë për ta frenuar këtë fenomen. VIDEO

  • FOTOLAJM/ Simbolika e monumentit
    të NEWBORN dhe "E" e zezë

    Në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ndryshojnë dhe ngjyrat e monumentit NEWBORN në Prishtinë. Këtë vit, monumenti që njihet si simbol i pavarësisë ka marrë një pamje të re, por ajo që bie më shumë në sy është ngjyra e zezë e shkronjës “E”.

  • Thaçi : Flamuri i  Kosovës do
     të valvitet edhe në Beograd

    Kosova kurrë nuk ka qenë më e lire, ndërsa shtetet e Ballkanit kurrë nuk kanë qenë në paqe me njëra-tjetrën siç janë sot, ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për portalin pan-evropian “EurActiv” me rastin e shtatëvjetorit të shtetësisë së Republikës.

  • Kapiteni Cana: Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime

    Futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, gjakovari Lorik Cana, u ka uruar bashkombasve të tij festën e pavarsisë.Përmes faqes së tij në “Facebook”, 31-vjeçari kujton me emocion ditën e pavarsisë së Kosovës teksa shkruan: “Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime!”, duke e mbyllur postimin me këngën himn të shqiptarëve: “O sa mir me qen shqiptarë”.

  • Kosova 7 vjeçe, Mustafa: Pres që
    azilkërkuesit të rikthehen si më 1999

    Kosova shënon sot 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kësaj radhe festa e pavarësisë po kalon në frymën e diskutimeve mbi migrimin e paligjshëm të disa mijëra qytetarëve të Kosovës.Për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kosovarët nuk e ndërrojnë lirinë e tyre me azilin, kjo sipas tij u pa me kthimin masiv në vitin 1999, ku shumë kosovarë lanë vendet e Evropës për t'u kthyer në shtëpitë e tyre.  VIDEO  FOTOLAJM/ Simbolika e monumentit të NEWBORN dhe "E" e zezë

  • Obama uron Jahjagën në përvjetorin
    e shtatë të pavarësisë së Kosovës

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e uroi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

  • Unifikim doganave me Kosovën
    Rama: Në verë s'do ketë kontrolle

    Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Isa Mustafa kanë përuruar ditën e sotme pikën e përbahkët të kalimit kufitar të Vërmicës. Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se kjo pikë doganore shkurton vonesat në 5 minuta dhe jo më 2 ditë siç ishte deri tani. Rama: Durrësi i vetmi kontroll për në Kosovë, në verë nuk do të ketë kontrolle Sa i përket marrëveshjes Serbi-Kosovë, kryeministri Rama: Serbia të respektojë minoritarët shqiptarë siç bën Kosova  VIDEO

  • Rritet numri i familjeve të kthyera
    nga BE, "Ju lutem mos me shku"

    “Ju lutem mos me shku”,- kështu janë shprehur kryefamiljaret kosovarë të kthyer dhunshëm nga BE

  • Ish-luftëtari britanik i UÇK’së:
    Më varrosni në Kosovën time

    Britaniku John Harrison, i cili ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe është dekoruar me urdhrin ‘Adem Jashari’, ka postuar një status prekës në llogarinë e tij në Facebook. Oficeri britanik i cili është i diagnostifikuar me kancer, dëshiron të varroset në Kosovë,.

  • Eksodi, Stefanoviç: Në Hungari 40
    mijë kosovarë, në Austri 30 mijë

    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se, gjatë një muaji e gjysmë, policia serbe ka arrestuar 2.311 persona të cilët kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin Serbi-Hungari. Sipas te dhenave të Stefanoviçit, në kampet e Hungarisë gjenden mbi 40 mijë njerëz, ndërsa në Austri 30.000

  •  Gjendja sociale dhe pakënaqësia
    me institucionet,faktorë të largimeve

    Gjendja sociale dhe humbja e besimit në institucionet e Kosovës se do të angazhohen për përmirësimin e kushteve të jetesës, potencohen në një hulumtim të prezantuar nga Grupit për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë se kanë ndikuar në rritjen e numrit të migrimeve jashtë vendit.

  • Kosova dërgoi sot kontigjentin e
    dytë të ndihmave drejt Shqipërisë

    Nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, sot u nis në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, kontigjenti i dytë i ndihmave nga Kosova, kontribut i disa bizneseve vendore, në drejtim të zonave të përmbytura në Levan, në qarkun e Fierit.

  • Videolajm/ Ja ku jetojnë
    azilkërkuesit kosovarë në Gjermani

    Prej javësh kohësh tashmë shumë shtetas kosovarë nga emigruar drejt vendeve të BE-së duke kërkuar azil. Pjesa më e madhe e tyre është përqendruar në Gjermani duke kërkuar azil ekonomik pavarësisht se autoritetet e këtij shteti kanë deklaruar vazhdimisht se nuk japin azil për këtë lloj arsyesh.

  • Kosovë, rritet numri i
    viktimave të dhunës në familje

    Dhuna në familje është një problem i vazhdueshëm në shoqërinë kosovare. Vetëm gjatë vitit 2014 janë regjistruar 1.200 raste të dhunës në familje dhe të gjitha viktimat janë femra. Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se shifrat për rastet të dhunës në familje, asnjëherë nuk mund të dihen saktë për faktin se në shumë raste nuk raportohen. Sipas tyre, numri i rasteve mund të jetë edhe më i lartë.

  • Si e kufizon Gjermania fluksin
    e refugjatëve nga Kosova?

    Numri i refugjatëve nga Kosova është rritur ndjeshëm. Tani në Gjermani po merren masa, që nisin nga kontrollet e forta e deri tek nisma ligjore për klasifikimin e Kosovës si një "vend të sigurt origjine".

  • Trepça sjell sërish debate në Kuvend
    opozita kërcënon me protesta

    Seanca e Kuvendit në Kosovë vazhdoi me shqyrtimin e projektligjin për ndërmarrjet publike, ku pozita kërkoi riformulimin e një paragrafi, ndërsa opozita kërkoi që ky nen të hiqet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv