Kosova & Rajoni

  • Janë 135 persona ndaj të cilëve organet e ndjekjes penale në Kosovë, po zhvillojnë hetime nën dyshime për përfshirje në rastet që ndërlidhen me terrorizmin. Pjesëmarrja, nxitja apo inkurajimi i njerëzve për pjesëmarrje në luftërat jashtë Kosovës, sidomos në Siri, në krah të organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste, janë vepra të cilat rëndojnë mbi këta persona të dyshuar.
  • Kosovë, Greg Delawie ambasadori
    i ri i SHBA, zëvendëson Jacobson

    Zëvendës Ndihmës Sekretari për Sigurinë Europiane, Teknologji dhe Zbatimit, Greg Delawie pritet që të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, Delawie do të  zëvendësojë ambasadoren aktuale të SHBA në Kosovë Tracey Ann Jacobson.

  • Thaçi thirrje BE e NATO-s: Rrezik
     nga ndikimi i Rusisë dhe ISIS

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të përshpejtojnë integrimin e vendeve të Ballkanit, në të kundërtën rrezikojnë përhapjen e ndikimit të Rusisë dhe të ekstremistëve islamistë.

  • Jahjaga: Gjykata Speciale do të
    themelohet, obligim ndërkombëtar!

    Gjykata Speciale në Kosovë do të themelohet dhe ky është një obligim ndërkombëtar për të lënë pas të kaluarën. Deklarata është bërë nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një intervistë për mediat kosovare.

  • Shtatë persona nën akuzë për
    rekrutim, nxitje dhe vepra terroriste

    Prokuroria e Kosovës, bëri të ditur se është ngritur aktakuzë kundër shtatë personave nën dyshimin e kryerjes së disa veprave që lidhen me terrorizmin.

  •  "Godet" deputeti i Marine Le Pen:
    Kosova çerdhe e krimit, njohja gabim

    "Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE, për shkak se është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade.

  • Visar Ymeri zyrtarisht kryetari
     i ri i Lëvizjes Vetëvendosjes 

    Visar Ymeri shpallet zyrtarisht kryetari Lëvizës Vetëvendosje, të cilin e votuan 96.42 për qind e votuesve. Komisioni zgjedhor i përgjithshëm i “Vetëvendosjes” prezantoi sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku doli se 1.88 për qind kanë votuar kundër zgjedhjes së Visar Ymerit për kryetar të VV-së, 1.32 për qind kanë abstenuar dhe 0.37 për qind e fletëvotimeve kanë dalë të jenë të pavlefshme. 

  • Lunaçek: Nuk ka anëtarësim të 
    Serbisë në BE pa njohur Kosovën

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e vendit.

  • Kosova "nuk diti” t’i shfrytëzojë
    fondet që dhanë ndërkombëtarët

    Shefi ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata ndërkombëtare financiare nuk është shfrytëzuar në nivel të duhur. Sipas tij, kanë munguar projektet e nevojshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara njerëzore në institucionet e Kosovës.​

  • Mustafa: Nuk bisedojmë me asnjë
     për Trepçën, zgjidhim statusin

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka theksuar se për minierën e Trepçës nuk do të bisedohet me asnjë. Në manifestimin tradicional ‘Java e Minatorëve’, i organizuar në përkujtim të grevës së minatorëve të vitit 1989, ka përfunduar me një ceremoni të mbajtur të shtunën në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

  • Mitrovicë, shpërthen një bombë 
    fatmirësisht nuk ka të plagosur 

    Një person i panjohur sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore. Nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një lokali.

  • Energjia elektrike, barriera
    kryesore në të bërit biznes

    Furnizimi jo stabil me energji elektrike, kostoja e lartë e energjisë, korrupsioni dhe kostoja e kredive financiare, janë disa nga problemet thelbësore që bizneset i kanë deklaruar si pengesa për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Hulumtimi mbi identifikimin e vështirësive të të bërit biznes, i titulluar “Bottleneck”, është publikuar të premten nga Oda Ekonomike në Kosovë.

  • Edhe 2 të arrestuar për terrorizëm
      njëri predikues, tjetri financues

    Policia e Kosovës ka arrestuar, të premten, dy persona në vazhdën e aksioneve kundër terrorizmit. H. A. dhe D. K. janë të arrestuarit mbi dyshimet se janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për terrorizëm. I dyti, madje, dyshohet edhe se ka financuar veprime të tilla. 

  • Bushati takon krerët e Kosovës
    'Mbledhja II thellon bashkëpunimin'

    Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi takime me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministrin, Isa Mustafa, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe me subjektet politike të Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma për Kosovën dhe AAK. FOTO

  • Interpoli kërkon 17 serbë të
    dyshuar për krime lufte në Kosovë

    Lajmi bëhet i ditur nga Zëri i Amerikës sipas të cilave për Momir Stojanoviç dhe 16 serbë të tjerë, është lëshuar urdhër arresti në faqen e INTERPOL, ku është vendosur me kërkesën e një prokurori ndërkombëtar të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

  • Gjykata Speciale, deputetë të LDK
    paralajmërojnë për të votuar kundë

    Deputetë të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, kanë kritikuar presidenten dhe Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

  • Lunaçek: Emigrimi i njerëzve ta 
    zgjojë nga gjumi qeverinë e Kosovës

    Ulrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, pas votimit të raportit për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u shpreh e kënaqur për faktin se edhe kësaj radhe shumica e deputetëve përsëritën thirrjen për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën. 

  • Qeveritë Kosovë-Shqipëri do të
    mblidhen në Vlorë më 23 mars

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë mbledhjen e dytë ndërmjet tyre më 23 mars në Vlorë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave kjo u është komunikuar ditën e sotme minitrave kosovarë, në mbledhjen e qeverisë.

  • Gratë kosovare në ISIS (FOTO)

    Qamile Tahiri, 23 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj, më i madhi vetëm pesë vjeç, ka gati një vit që jeton përkrah terroristëve të “Shtetit Islamik” në Siri (ISIS). Kjo grua e re nga Mitrovica, fillimisht është nisur në drejtim të “Tokës së Shamit”, për të qëndruar afër bashkëshortit të saj Besim Tahiri...

  • Palestina:Për Kosovën mbështetje
    morale, por nuk njohim Pavarësinë

    Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, në një intervistë ekskluzive për të përditshmen gjermane BIRN, ku fliste mbi marrëdhëniet me Serbinë, deklaroi se nuk do t’a njohë Kosovën si një shtet i pavarur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv