Kosova & Rajoni

  • Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i ka kërkuar QKUK-së që të respektojë bindjet religjioze të pacientëve. Përmes një shkrese ai i ka kërkuar drejtorit të QKUK Njazi Gashi, që femrat me shami në repartin e Gjinekologjisë të trajtohen vetëm nga ekipi mjekësor i përbërë prej femrave.
  • Cliff: Kosova, korrupsion i lartë, s'vijnë biznesmenët britanikë

    Kosova nuk mund të jetë vend atraktiv për investime përderisa ka prani të lartë të korrupsionit. Shumë biznesmenë britanikë nuk janë këtu për shkak të korrupsionit, ka deklaruar ambasadori britanik. Ai ka pohuar se institucionet përkatëse nuk kanë bërë sa duhet për luftimin e kësaj dukurie.

  • Presion opozitës, 
    LDK e AAK i kthehen seancës - por jo Vetëvendosja

    Ka vazhduar punimet seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi që është arritur marrëveshja në takimin e dytë mes kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi, nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare, ku prezent ishte edhe zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy.

  • Tetë kandidatë në garën për Ferizajn

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka certifikuar kandidatët për Kryetar Komune për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që do të mbahen në komunën e Ferizajt, më 29 prill 2012.Naim Ferati (AAK), Ramadan Hasani (AKR), Ramadan Emini (LB), Adem Salihaj (LDK), Bujar Ademi (PD), Agim Aliu (PDK), Faton Topalli (VV), Rrahim Sadiku (kandidat i pavarur).

  • Qeveria dënon sulmin ndaj delegacionit se

    Zëvendës Kryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj konvojit të delegacionit serb. Ajo ka sqaruar se delegacioni serb ka qenë pjesë e Grupit punues për kthimin e dokumenteve kadastrale.

  • Thaçi pritet nga nënpresidenti Xho Bajden

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se nënpresidenti amerikan, Xho Bajden do ta takojë sot kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

  • Antikorrupsionisti i "korruptuar" kërkon ndërhyrjen e Thaçit

    Më 5 mars 2010, kryeministri Thaçi kishte fajësuar gjyqësorin për korrupsionin në Kosovë dhe kishte theksuar se me krijimin e Task Forcës në kuadër të Prokurorisë speciale, gjërat do të merrnin të mbarën. Avokati i Nazmi Mustafit, Esat Gutaj, thotë se klienti i tij po çuditet se si kryeministri Hashim Thaçi nuk ka ndërhyrë deri tash pas arrestimit të tij. Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për arsye se prokurori është paraburgosur.

  • EULEX-i si këshillues, KFOR takim me ushtrinë serbe

    EULEX-i vetëm po i mbikëqyr dhe këshillon hetuesit vendorë, tha Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi . Kishte dhe një takim ndërmjet KFOR-it e Ushtrisë serbe, ku EULEX-i merr pjesë vetëm në cilësinë e vëzhguesit.

  • Bisedimet pas zgjedhjeve serbe

    Shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se me Prishtinën do të ulet në të njëjtën tryezë bisedimesh në Bruksel pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi dhe pas formimit të qeverisë së re.

  • SHBA, Clinton pret Thaçin
    “Mbështesim sovranitetin”

    Pas takimit Klinton dhe Thaçi kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. Klinton e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për progresin e shënuar në Kosovë gjatë viteve të fundit.

  • Prishtinë, sulmohet me gurë
    delegacioni se

    Zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.Konvoji i veturave po bartte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi. 

  • Serbët në veri, të pakënaqur me Daçiçin

    Këshilltarë të Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, të shpallur si strukturë paralele ilegale nga Qeveria e Kosovës, kanë kërkuar të mërkurën nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq që xhandarmeria serbe të mos vazhdojë të bllokojë rrugët alternative në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës. Ata në takimin e tyre kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë është gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon përleshje të qytetarëve serbë me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me shqiptarë.

  • Rasti Medicus, Dick Marty do dëshmojë në Kosovë

    Trupi gjykues në rastin Medikus ka vendosur që në këtë proces gjyqësor të dëgjohet dëshmia e Dick Martit raportues i Këshillit të Evropës njeherit përpilues i raportit që ngarkon me dyshime pjesëtarë të UCK-së për trafikim me organe gjatë luftës në Kosovë.

  • Mirashi: Më shantazhoi Mustafi

    Pashk Mirashi, denoncuesi i Nazmi Mustafit në EULEX-i  ka rrëfyer për mediat në Kosovë, historinë e "frikshme"  dyvjeçare të tij dhe të familjes.

  • KFOR, do përcaktojmë vijën kufitare me Serbinë

    Problemet kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore do të jetë pengesa kryesore për përcaktimin e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës. KFOR-i ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën kufitare, duke mos sqaruar se a është ky proces i demarkacionit.

  • Krasniqi: Kujt i ka raportuar SHIK?

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK). Ndërsa, për një iniciativë të tillë, Krasniqi deri më tani ka grumbulluar vetëm 19 nënshkrime, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së.

  • Fitou: Pas zgjedhjeve serbe, marrëveshja për veriun

    Ambasadori franqez në Kosovë, Zhan Fransoa Fitu e nxorri prap në pah se këtë vit në agjendë edhe të BE-së është veriu i Kosovës. Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë do t`u kërkohet që menjëherë pas zgjedhjeve në shtetin fqinj të bëjnë marrëveshje për veriun e Kosovës.

  • EULEX: Do të arrestojmë
    personat kyç në korrupsion

    Menjëherë pas arrestimit të shefit të Task Forcës kundër korrupsionit ne Prokurorine Speciale të Kosoves, Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, pranon se është më e lehtë të arrestohen si thote ajo, “peshqit e vegjël”, por si synim në mandatin e saj e ka punën në arrestimin e personave kryesor të korrupsionit në Kosove.

  • Prishtinë, i arrestuar rreh
    shefin e komisariatit

    Isak Ejupi komandant i stacionit policor numër 4 në lagjen Lakrishte në Prishtinë është përballur sot me një situatë të pakëndshme. Ai është goditur me shuplakë në fytyrë nga një person. Sipas burimeve në policinë e Kosovës, ngjarja e pazakontë ka ndodhur brenda stacionit policor.

  • Kryeprokurori dhe KDI, të indinjuar rreth arrestimit të Nazmi Mustafit

    Vijnë reagimet e para nga kryeprokur​ori i Shtetit njëherësh kryetar i Këshillit Prokuroria​l të Kosovës, Ismet Kabashi për arrestimin e Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit. Poashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës  konsideron se kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv