Sociale
-
12 Janar 2022, 16:10
-
Urbanët të tejmbushur dhe pa maska në Tiranë, ‘mbretëron’ COVID! Autobusët vonohen, dyndje pasagjerësh mëngjeseve e pasdreke
12 Janar 2022, 16:02Transporti urban në kryeqytet është makthi i përditshëm i banorëve. Moszbatimi i orareve dhe problematikat me trafikun shkaktojnë grumbullime të mëdha nëpër urbanë. Gazetarja Enxhi Musaj ka bërë një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit ku pavarësisht situatës pandemike autobusët janë vatrat e përhapjes së COVID.
-
I moshuari nga Kukësi kujton kohën kur bllokoheshin nga bora, Ilmi Bilali: Nuk ka më dimër të acartë, për shkak të ngrohjes globale
12 Janar 2022, 15:56Dekada më parë dimri në Kukës zgjaste 5 muaj me acar e dëborë, por për shkak të ngrohjes globale moti ka ndryshuar. Sivjet, reshjet e pakta të dëborës shënojnë një ndër dimrat më të butë të dekadave të fundit.
-
'Ngecin' punimet për aeroportin e ri të Vlorës, banorët: Është lënë pezull puna
12 Janar 2022, 15:24Në Akërni të Vlorës makineritë qëndrojnë aty por nuk punojnë. Për mikfrofonin e Report Tv banorët thonë se puna për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me vlerë investimi 104 milionë euro është lënë pezull.
-
Veliaj: Ndalimi i betoniereve ka dhënë rezultate në uljen e trafikut, vendimi është i drejtë
12 Janar 2022, 14:45Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur edhe njëherë Shoqatës së Ndërtuesve në lidhje me vendimin për kufizimin e lëvizjes së betoniereve gjatë ditës brenda Unazës së kryeqytetit. Gjatë një takimi me trupën e Policisë Bashkiake, Veliaj u ka kërkuar atyre të ndërpresin ofensivën në media, pasi nuk do të tërhiqet nga ky vendim, i cili ka nisur të japë efektet e para.
-
A ka një moshë të caktuar kur fëmija duhet të marrë telefon? Kjo është përgjigja e psikologes për prindërit në dilemë
12 Janar 2022, 12:55Fëmijët po bëhen të varur nga rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe dëme në psikologjinë e tyre prandaj prindërit shpeshher janë në dilemë se kur duhet t'i lejojnë fëmijës se tyre mbajtjen e një telefoni.
-
Era e fortë dëmton shtyllat elektrike, disa fshatra pa energji në Lezhë e Korçë (VIDEO)
12 Janar 2022, 09:58Era e fortë ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. e Korçës.
-
Bie skepticizmi në Vlorë, mjeku: Rritet interesi për vaksinën antiCOVID (VIDEO)
12 Janar 2022, 09:36Interesi për të bërë vaksinën e Covid-19 është rritur. Kjo vjen si pasojë e frikës nga infektimi, thotë mjeku në Novoselë të Vlorës. Ndërsa varianti i ri Omicron që po qarkullon aktualisht në popullatë ka prekur kryesisht të rinjtë, por pa shkaktuar komplikacione në mushkëri.
-
Diell por temperatura të ulëta! Era do jetë prezente gjatë gjithë ditës
12 Janar 2022, 07:15Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë dhe me ngrica duke filluar nga orët e para të ditës.
-
Pritet rënie temperaturash nën 0 gradë, ARRSH: Po hidhet kripë për të shmangur ngricat, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
11 Janar 2022, 19:08Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të temperaturave të ulëta është bërë trajtimi me kripë në akset me prani bore për të shmangur ngricat, si në Tropojë, Kukës, Korçë
-
Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë
11 Janar 2022, 17:40Sokol Mali është një shqiptar i dënuar me 15 vite në një burg të Sigurisë së Lartë në Itali, i cili kërkon ndihmë për t’u lidhur me familjen e tij në Vlorë.
-
’U përpi’ nga flakët kur ishte në djep, drama e vogëlushes Çiko nga Gramshi! Shfaqet imazhi i dhimbshëm, prindërit apel për ndihmë
11 Janar 2022, 17:35Një zjarr i madh, si pasojë e një shkëndije elektrike ra në shtëpinë e familjes Zhupani në vitin 2015, në fshatin Bletëz të Gramshit. Banesa u shkrumbua dhe prej vitesh ata jetuan në qiell të hapur.
-
Riparimi i 4 pallateve në Laç, banorët: Punimet pa cilësi! Themelet s'janë hapur tamam! Kryebashkiakja s'e ka vënë ujin në zjarr
11 Janar 2022, 17:03Banorët e një blloku pallatesh të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të në Laç, pretendojnë se punimet për rikonstruksionin e tyre po bëhet pa cilësi dhe standarde, duke ju rrezikuar jetën. Ata kërkojnë të njihen me projektin.
-
Fluks të sëmurësh! Viroza, gripi e COVID në të njëjtën kohë! Mjeku për Report TV: Të infektuar dhe 1 vjeç! Mos merrni me vete fëmijët në ambiente publike
11 Janar 2022, 16:49Për shkak të qarkullimit në të njëjtën kohë të virozave të stinës, gripit dhe varianteve të COVID-19 situata në klinikat shëndetësore dhe në urgjencë duket alarmante. Fluksi i pacientëve të krijon përshtypjen që e gjithë popullata është e sëmurë. Për këtë arsye mjekët kërkojnë respektim të higjienës dhe distancë.
-
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit
11 Janar 2022, 16:14Policia e Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, marrëveshje e cila u firmos ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtoresha ekzekutive e KSHH-së, Erinda Skëndaj
-
Erë e fortë dhe reshje dëbore, disa zona pa energji elektrike në Kukës, Tropojë e Korçë! Bizneset ndezin gjeneratorët (VIDEO)
11 Janar 2022, 09:15Prej mesnates së djeshme Kukësi dhe disa zona në Tropojë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të demtimit të linjave dhe shtyllave si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dëborës që kanë përfshirë qytetin në 24 orët e fundit.
-
Pogradec/ Era e fortë rrëzon pemën në parkun e qytetit! Disa zona pa energji elektrike gjatë natës
11 Janar 2022, 09:02Era e fortë ka rrëzuar një pemë në parkun e qytetit të Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë në lëvizje.
-
Reshje shiu, diell dhe dëborë, parashikimi i motit sot
11 Janar 2022, 06:57Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.
-
120 familje në Selenicë pa ujë të pijshëm, banorët: Kemi më shumë se një muaj pa ujë, vjen 10 minuta dhe ikën
10 Janar 2022, 22:11Si në verë ashtu dhe në dimër, banorët në Vllahinë nuk kanë ujë në çezma. Ata paguajnë faturat, por nuk furnizohen nga ujësjellësi i Bashkisë së Selenicës. Një problematikë e mbartur kjo prej vitesh, pasi nuk janë kryer investime në rrjet.
-
Shqiptarët preferojnë emrat e huaj, zv.dekania e Filologjikut: Orientimi drejt Europës, telenovelat faktor ndikues për përzgjedhjen
10 Janar 2022, 20:06Sipas një raporti të fundit nga INSTAT rezulton se në 10 vitet e fundit asnjë nga 10 emrat më të përdorur në vendin tonë nuk është shqiptar. Pedagogia Elsa Skënderi thotë në Report Tv se shqiptarët kanë prirje për të ‘përqafuar’ emrat e huaj, kjo për shkak të tendencës së viteve të fundit pasi duan të nxjerrin në pah anën europiane.
