Sociale
-
Ndotja e mjedisit në Razëm për shkak të mbetjeve të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme solli ndëshkimin me gjobë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ditën e premte ka kryer inspektime në terren, duke konstatuar sasi të mëdha mbetjesh të hedhura në territorin e Razmës.
15 Janar 2022, 11:30 -
Kukësi 'mbërthehet' nga acari dhe mjegulla, temperaturat zbresin në -7 gradë! Ngricat dhe akulli krijojnë probleme në akset rrugore
15 Janar 2022, 08:58Kukësi është zgjuar nën 'pushtetin' e mjegullës dhe acarit mëngjesin e sotëm. Temperaturat kanë zbritur në minus 7 gradë, teksa prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore.
-
Temperatura deri në -4 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
15 Janar 2022, 07:06Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14°C.
-
20 rrugë të kryeqytetit ‘vishen’ me emrat e grave të vrara nga burrat (FOTO)
14 Janar 2022, 21:00Emrat e rrugëve të kryeqytetit janë mbuluar me emra të grave të vrara nga burrat e familjeve të tyre! Aktivistë të Kolektivit Feminist në Tiranë ndërmorën një aksion për gratë e vrara nga dhuna ‘patriarkale’ në Shqipëri
-
Braktiset fshati Zogjaj në Dibër, kanë mbetur vetëm 35 familje, banorët: Na pikon në zemër, papunësi dhe zero investime
14 Janar 2022, 20:53Fshatit Zogjaj në Dibër i kanë mbetur vetëm 35 familje, nga 110 që kanë qenë dikur. Shumica janë larguar nga varfëria dhe mungesa e shërbimeve. Banorët shohin të pikëlluar teksa dita-ditës shtëpitë e fqinjëve boshatisen. Shpresa për tu rikthyer mbetet tek rrugët dhe investimet që mund t’i shërbejnë të nxjerrin prodhimet në treg dhe tu lehtësojë lëvizjet.
-
Risia e e-Albania! Nga janari 2022, certifikata elektronike e fiskalizimit gjenerohet brenda 60 minutash (VIDEO)
14 Janar 2022, 18:04Falë e-Albania, nga janari i këtij viti, bizneset që do të paguajnë online, me kartë debiti ose krediti për marrjen e shërbimit, do të pajisen me certifikatën elektronike të fizkalizimit brenda vetëm 60 minutave.
-
Financial Times: Shqipëria, nga vendi i izoluar, në strehën e refugjatëve
14 Janar 2022, 17:14Shqipëria është shndërruar nga një shtet i izoluar në një vend që strehon refugjatë, shkruan gazetari i njohur Alec Russell për ”Financial Times”. Që nga fundi i viteve 1990, kur Shqipëria ishte sinonim i rrëmujës, ajo është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
-
Gjermania përfshin Shqipërinë ne vendet me rrezikshmëri nga COVID, Ministria e Jashtme njofton qytetarët për rregullat e reja
14 Janar 2022, 16:34Gjermania përfshin Shqipërinë ne vendet me rrezikshmëri nga COVID, Ministria e Jashtme njofton qytetarët
-
Rithemelohet bordi i AKU-së, ministrja e Bujqësisë: Siguria ushqimore, kryefjalë e nismave tona
14 Janar 2022, 11:57Ministrja e Bujqësisë, në takimin e mbajtur, vlerësoi faktin se struktura e këtij bordi, i cili po kthehet pas disa vitesh në një organ funksional, me bazë të fortë shkencore dhe teknike, do të ekzistojë jo thjesht si një detyrim ligjor, por për një shërbim aktiv e konkret, për ta çuar në një tjetër standard nivelin e ndërveprimit për garantimin e sigurisë ushqimore.
-
Emigracioni i lartë, Shqipëria po 'korr' pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë
14 Janar 2022, 07:20Me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë sipas UNICEF nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve.
-
Temperatura nga -7°C deri në 12°C, njihuni me parashikimin e motit për sot
14 Janar 2022, 06:57Pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.
-
Humbën jetën në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit, katër rrugë në Tiranë marrin emrat e katër dëshmorëve të Policisë së Shtetit
13 Janar 2022, 17:13Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi pak ditë më parë emërtimin e 4 rrugëve të reja në kryeqytet me emrat e dëshmorëve Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari që humbën jetën në 2009 në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit
-
Ndalet zhvarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë në Përmet
13 Janar 2022, 16:44Autoritetet greke ndalën përkohësisht zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë në Përmet për shkak të temperaturave të ulëta dhe terrenit të vështirë. Në fushën e futbollit të moshave, grekët pretendojnë të gjejnë eshtrat e 1 mijë ushtarëve të rënë në luftën italo-greke
-
Rregullat e reja të importit të makinave, nuk mund të blini më asnjë makinë nga jashtë vendit më të vjetër se viti 2007
13 Janar 2022, 12:29Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se nuk do të lejohet më importi i asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007.
-
Mbi 30 hektarë tokë të shkatërruara, fermerët e luleshtrydheve në Fier protestojnë: Nuk kanë shkelur këmbën për të vlerësuar dëmet! Duam vetëm të zbatohet ligji
13 Janar 2022, 12:14Me pankarta nëpër duar fermerët e luleshtrydheve janë pozicionuar mëngjesin e sotëm përballë Bashkisë së Fierit, për të protestuar lidhur me një premtim të pambajtur nga kryebashkiaku për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve nga përmbytja e më shumë se 30 mijë hektarëve tokë.
-
Speciale/ Kur dëshira për t'u bërë prindër kthehet në agoni! Çifti ka bërë gati rrobat e fëmijës që e presin prej 3 vitesh
13 Janar 2022, 10:14Çdo fëmijë ka nevojë për një familje e çdo familje ndjen domosdoshmërinë e një fëmije. Rregulli i pashkruar për të qenë të plotësuar në jetë nuk gjen zbatim. Sot ka shumë fëmijë që braktisen nga braktisen nga prindër biologjikë e nga ana tjetër shumë çifte që nuk munden të lindin një fëmijë. Gjyste dhe Lul Përdoda janë një prej tyre. Por ata nuk duan ta kalojnë jetën vetëm, prandaj i janë nënshtruar proceduarave të birësimit. Rruga nuk është aq e lehtë për ta...
-
I ftohti polar 'mbërthen' vendin, ulen sërish temperaturat
13 Janar 2022, 07:23Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, ku verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.
-
Zemra e derrit te njeriu, qytetarët: Arritje mjekësore! Tani ta ruajmë këtë kafshë, mos t'ia hajmë mishin, por ta përdorim për transplant
12 Janar 2022, 21:02Report Tv pyeti qytetarët se çfarë mendimi kanë për transplantin e zemrës së derrit të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu kryer nga kirurgët amerikanë.
-
Pas 30 vitesh u kthye nga Greqia, s'ka energji elektrike për të punuar! Nazif Tafa 50 vjet saldator, do të lërë sërish Shqipërinë
12 Janar 2022, 20:25Një Saldator i cili vendosi të kthehej nga Greqia pas gati 30 vitesh, e ka të vështirë të punojë në atdhe. Nazif Tafa jeton në Goriçan të Beratit dhe nuk arrin dot të lidhë energjinë elektrike për të nisur punën duke ia bërë kushtet e jetesës edhe më të vështira. Ai është i vetmi i punësuar në familjen e tij.
-
Moti i keq, Safet Gjici në 'Studio Live': Të gjitha rrugët janë të hapura, shoferët të tregojnë kujdes nga ngricat! Borëpastrueset në gatishmëri
12 Janar 2022, 18:00Safet Gjici tha se deri tani të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme. Ndër të tjera ai theksoi se ka prezencë ngricash në disa akse rrugore ndërsa i bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në orët e para të mëngjesit.
