Sociale
-
Në rrugën e Thethit po punohet me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti. Gjatë zbatimit të projektit janë hasur disa vështirësi për shkak të shkëmbinjve. Punimet përfshijnë jo vetëm zgjerimin dhe asfaltimin e saj por edhe veprat e artit në rrugë.
9 Shtator 2020, 20:17 -
Nëna 19-vjeçare braktis në gjumë burrin e foshnjën, familjarët: Na vodhi paratë! ‘Pa Gjurmë’ sjell dëshminë e djalit me të cilin la takim
9 Shtator 2020, 18:57Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjeçarja nga Berati, Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. Pas denoncimit që familjarët bënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, në kërkim të së resë, vjen edhe dëshmia e parë, ajo e personit me të cilin Venera la takim një ditë pasi u arratis nga dritarja e banesës.
-
'Më dhunuan dhe më morën vajzën'/ Jeta e shqiptares së trafikuar në Itali
9 Shtator 2020, 18:24I shpëton dhunës nga ish-bashkëshorti dhe bie nga shiu në breshër. Pasditen e sotme, ‘Pa Gjurmë’ me moderatoren Odeta Dume, solli dramën e Lindita Negës, e cila në moshën 16-vjeçare largohet nga Shqipëria drejt Napolit të Italisë.
-
Nis restaurimi i kishës së Shën Mërisë në Maligrad, Gjergji Koki: Dalin në pah vlerat e rralla historike
9 Shtator 2020, 16:43Kisha e Shën Mërisë në ishullin e Maligradit, një Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po i nënshtrohet rikonstruksionit pas më shumë se 50 vitesh. Punimet po kryhen nga restauruesit vendas dhe të huaj. Ajo pritet të jetë gati brenda pak muajsh, duke shtuar shanset për rritjen e vizitorëve në këtë ishull me bukuri të rralla dhe me një kishë në shkëmb të shekullit të XIII.
-
Në shkollë pa shokun e bankës, sociologu: Bashkëpunim prindër-mësues i rëndësishëm! T'u mësojmë fëmijëve që shëndeti është mbi gjithçka (VIDEO)
8 Shtator 2020, 22:01Pas shkëputjes prej muajit mars, ditën e hënë fëmijët do të rikthehen në bankat e shkollës. Ndryshimet me të cilat do të duhet të përballen të vegjlit për shkak të situatës së pandemisë nga COVID-19, sipas sociologut Gëzim Tushe do kërkojnë një bashkëpunim mes rolit të prindërve dhe të mësuesve.
-
’Po shkojmë në një shoqëri anti-fëmijë’, sociologu ngre alarmin
8 Shtator 2020, 11:22I ftuar në ‘’ Rreze Dielli’’ sociologu Gëzim Tushi, ngriti disa problematika në lidhje me uljen e lindshmërisë, në familjet shqiptare. Sipas tij, po kthehet në një probematikë për shoqërinë shqiptare e cila ka filluar dekada më parë, por në vitet e fundit duket se po shkojmë në një shoqëri anti-fëmijë tha ai.
-
Viti i ri shkollor në Fier/ Babai: Jam pa punë, lekët i mora borxh t'i blija librat se s'doja ta lija pa mësim (VIDEO)
7 Shtator 2020, 10:14Shkollat e Fierit, Patosit dhe Roskovecit po përgatiten me çdo masë anti-COVID për të pritur nxënësit. Në 28 shkolla ku numri është më i lartë seç duhet, mësimi do kryhet me dy turne dhe orët do të jenë 30 minutshe.
-
Sëmundja 'gjuha blu' prek bagëtitë e imëta në Kukës/ Veterineri: Rreth 300 krerë të infektuara, s'transmetohet te njeriu
7 Shtator 2020, 10:09Fermerët e Kuksit, krahas vështirësive të krijuara nga pandemia në ekonomi, po përballen edhe me sëmundjen infektive “Gjuha Blu” që prek bagëtitë e imta. Të paktën 300 krerë bagëti janë prekur deri tani por fatmirësisht kjo sëmundje nuk është e transmetueshme tek njeriu.
-
Turizmi patriotik ia doli, vendasit zgjodhën masivisht Sarandën
6 Shtator 2020, 09:13Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Turizmi patriotik nga Kosova, trojet shqipfolëse dhe emigrantët ia kanë dalë që të sigurojnë të paktën mbijetesën për sektorin këtë verë.
-
Plazh në shtator, Shëngjini plot me pushues (VIDEO)
5 Shtator 2020, 17:47Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës por moti me diell ka bërë që pushuesit të vazhdojnë të frekuentojnë plazhin në Shëngjin. Si edhe gjatë sezonit të verës, pjesa më e madhe e tyre janë pikërisht nga Kosova, çka reflektohet edhe nga fluksi që ndoqëm më herët në pikën kufitare të Morinës.
-
Shahini jep mesazhe përmes videos sensibilizuese: Kujdesi për higjienën në shkollë ju mbron juve, mësuesit e familjarët
5 Shtator 2020, 11:50Ministrja e Arsimi, Besa Shahini ka shpërndarë video sensibilizuese pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke dhënë mesazh për të gjithë nxënësit.
-
Shkollat e Durrësit mësim me 3 dhe 4 turne/ Sako për Report Tv: 32 shkolla të shembura nga tërmeti, 10 në proces rindërtimi
4 Shtator 2020, 22:38Viti i ri shkollor do te jetë i vështirë për nxënësit e Durrësit, pasi 32 shkolla u shkatërruan nga tërmeti dhe 12 mijë nxënës do të duhet të sistemohen në shkolla pritëse dhe mësimi do të zhvillohet me 3 dhe 4 turne. Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako në një intervistë për Report Tv ka treguar detaje se çfarë do të ndodh me arsimin këtë vit.
-
Berat/ Mësim me dy turne dhe mësues në karantinë! Frashëri për Report Tv: Ja masat për vitin e ri shkollor
4 Shtator 2020, 22:31Të gjithë nxënësit e qytetit të Beratit do të zhvillojnë mësim me dy turne, ndërsa në fshatra, ku numri është i ulët nuk ka turne. Kështu tha juristja e Zyrës Arsimore, Marilda Frashëri në intervistë për Report Tv. Ndërsa disa mësues janë në karantinë pasi rezultojnë të prekur nga Covid-19. Ata do të zëvendësohen nga mësuesit në dispozicion.
-
Vijon shpërndarja e librave shkollore/ Prindërit: Mësimi online s'e zëvendëson atë në klasë! Fëmijët: Mezi presim të kthehemi në shkollë (Vëzhgimi)
4 Shtator 2020, 22:28Prej datës 1 shtator ka nisur shpërndarja e librave për vitin e ri shkollor, nxënësit nga klasa e 1-7 i përfitojnë falas. Report Tv ndoqi nga afër këtë proces në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.
-
Studimi grek: E-cigs dhe duhani me ngrohje janë alternativa aleate
3 Shtator 2020, 13:00Studimi tregoi se nivelet e formaldehidit në aerosolin e çliruar nga IQOS ishin 92% më të ulëta, për nivelet e acetaldehidit ishin 85% më të ulëta, për akrolein ato ishin 91% më të ulëta, për propionaldehidin ato ishin 89% më të ulëta dhe për kronotaldehidin ato ishin 95% më të ulëta. Në përgjithësi, përdorimi i pajisjeve që ngrohin duhanin pa e djegur atë, në vend të pirjes së duhanit do të zvogëlonte ekspozimin ndaj karbonilit me 85 në 95%.
-
Rikthehet trafiku në Tiranë, shkak shtimi i automjeteve dhe ndërhyrja në infrastrukturë! Qytetarët: Çdo ditë i njëjti problem
2 Shtator 2020, 16:55Rikthimi i normalitetit dhe në prag të nisjes së vitit shkollor, kryeqyteti është përfshirë nga trafiku dhe kaosi. Shkak është bërë shtimi automjeteve në rrugë si dhe ndërhyrja në infrastrukturën e disa akseve. Për Report TV qytetarët shprehen se ky problem tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre ku çdo ditë u duhet të presin mbi 20 minuta për të përshkruar disa prej akseve në kryeqytet.
-
Shahini video sensibilizuese, ja si të hyni e dilni nga shkolla duke respektuar rregullat e distancimit social e fizik
2 Shtator 2020, 11:36Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës, meqë edhe ditët e fillimit po afrojnë dhe mësimi do të zhvillohet në një mënyrë krejt tjetër nga vitet e tjera.
-
Kryemadhi uron besimtarët bektashianë në Ditës së Ashures: Të çlirojmë shpirtrat nga çdo mëkat dhe e keqe
1 Shtator 2020, 14:16Kryemadhi në fjalën e saj tha se dëshironte që të shkonte kudo bashkë me besimtarët në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat nga çdo mëkat që kanë nga çdo e keqe që i ka kapur për t’i dhënë begati familjeve.
-
Besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Ashures, Baba Mondi: Kurajë për t'u ringritur edhe në kohëra të vështira
1 Shtator 2020, 11:34Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi uroi të gjithë besimtarët bektashianë. prej muajsh shqiptarët dhe e gjithë bota po përballen me pasojat e pandemisë së COVID-19, i cili ka kufizuar shumë prej riteve fetare.
-
Del lista me maturantët fitues, më 2 shtator nis regjistrimi
31 Gusht 2020, 17:07Shpallet lista e maturantëve fitues dhe degët që ata mund të zgjedhin në universitete. Ndër degët më të preferuara nga të rinjtë shqiptarë janë Teknologjia e informacionit, Mjekësia dhe Ekonomia
